back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

In Memoriam – Karl Kamsi – nga Filip Guraziu

Gazeta

Inxhinjer Karlo Kamsi dhe e bija Mirela
Inxhinjer Karlo Kamsi dhe e bija Mirela

In Memoriam – Karl Kamsi

nga Filip Guraziu

Me keqardhje morëm vesh ndamjen prej nesh,
tue ndrrue jetë të As. Ing. Karl Kolë Kamsi.
Ngushllime të sinqerta familjes së të ndjerit Karl Kamsit;
Anit, Mirelës Kolës, Romeos e Jonit për humbjen e njeriut të tyne ma të dashun.
Pushoftë në Paqe, Justina e Filip Guraziu
.
Karlo Kamsi mes shokesh e kolegesh (i treti majtas)
Karlo Kamsi mes shokesh e kolegesh (i treti majtas)

In Memoriam – Karl Kamsi

As. Ing. Karl Kolë Kamsi, biri i familjes shkodrane “Kamsi” që prej shekujsh dha nji kontribut të madh kulturor e patriotik pro vendit të Shqipeve, sot s’asht ma në mes nesh.
Karl Kamsi ishte nji specialist topograf i dalluem e apasionant i fushës së bonifikimeve, me emnin e tij lidhen pothuej të gjitha veprat bonifikuese me shumë vlerë për komunitetin në rrethin e Shkodrës.
Karl Kamsi ishte nji qytetar model i Shkodrës, me sjellje të kulturueme, i dashun me familjen e me shoqninë, korrekt në detyrë e në jetë si dhe i përkushtuem në përparimin e vendit, e sidomos të qytetit të tij të lindjes, Shkodrës.
Karl Kamsi ban pjesë n’atë kategori njerëzish që vdekja për to s’asht fundi, sepse i ndjemi Karl, gjatë jetës së tij tokësore la gjurmë kujtimesh me të cilat emni i tij lidhet edhe mbas ndrrimit të jetës.
Si “shtylla bazë” e Shoqatës mjedisore MESHBUSH, As. Ing. Karl Kamsi ka m’u kujtue përgjithmonë për kontributin e tij me vlerë në përpjekjet e Shoqatës për mbrojtjen e mjedisit të rrethit të Shkodrës si dhe për projektet në infrastrukturë pro zhvillimit të veriut shqiptar.
Gjejmë rastin me kujtue kontributin e madh të tij për kundërshtimin e projektit të H/C-it të Bushatit, për përcaktimin e “zonave frymëdhanëse” të Shkodrës, për rrugën e zhvillimit turistik liqenor në gjurmët e rrugës së vjetër “Karvane”, për projektin e ndërtimit të Urës së Re të Bunës si dhe për përpjekjet në favor të “Koridorit Adriatik-Alpe”, i cili do të bashkonte Shqipninë me Kosove përmes luginën e Drinit, tue mos përjashtue veriun shqiptar prej zhvillimeve të prespektivës.
Pushosh në paqe; shoku, miku e qytetari shembullor i Shkodrës, Karl Kamsi!
.
Filip Guraziu
Kryetar i Shoqatës Mjedisore “M.E.SH.B.U.SH” Shkodër
.
Në familjen e Karl Kamsit
Në familjen e Karl Kamsit.
Familja Radi, që shpesh ka marrë pjesë në gëzimet e Familjesë Kamsi,
u shpreh ngushëllime të ndjeme: Anit, Kolës, Mirelës, Romeos e Jonit
për humbjen e të dashtunit të tynë, në këto kohna të vështira e tejet të dhimbshme për të gjithë…
e të pamunduna me e përcjellë në lamtumirën e fundit…
Po shpirtnisht jemi aty me ju dhe ju ngushllojme nga larg…
Karlo ju pastë lanë bekimin dhe shpirti i tij gjettë paqen e përjetshme!
Alfredi, Jozefi, Adriana, Luçiani – me familjet e tyne)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.