Humor i vërtetë nga Koha e Diktaturës – Anthony Perdoda, Murat Basha, Bujar Llapaj, Arben Meshi e Astrit Cani

0
15
Drejt Europes - karikature nga Agim Sulaj
Drejt Europes - karikature nga Agim Sulaj
Humor në diktaturë
Humor në diktaturë

Humor i vërtetë nga Koha e Diktaturës

Anthony Perdoda, Murat Basha, Bujar Llapaj,

Arben Meshi e Astrit Cani

“Dikur këta i quanim hafije”

nga Anthony Perdoda

Asokohe X-it i kishin vënë nga pas një spiun që ta ndiqte. Ishte një shok i tij që po e ndiqte kudo në çdo hap që bënte. Mirëpo ky e diktoj, sepse sa herë qëllonte duke pirë kafe, aty hynte edhe ai. I thoshte kamarierit t’ia çonte edhe atij një kafe. Kështu vazhduan ca ditë. Kudo nga pas. Sa delte nga shtëpia e deri sa kthej në darkë vonë. Një ditë ky X-i do të shkonte në Sarandë. U ngrit herët, hyri në një lokal dhe mori një pilaf, kur pa që aty u fut edhe “ai” ja dërgoi edhe atij një pjatë. Për këtë Pilaf shoku kësaj here u çudit dhe ktheu kokën në drejtim të tij, sikur donte t’i thoshte “Po kjo çfarë ështëe”?
Ky e pa dhe duke ia luajtur syrin i thotë:
-Merre, merre se kemi rrugë të gjatë për të bërë sot…!
.

“A mund të mos më flisni më me gojë…?”

nga Murat Basha

JamArbëri Marko më thotë takohemi nesër në mëngjes. Ishim të “pasur” kishim marrë rrogat atë ditë. U takuam, filloi “mundimi” për të qënë esëll… Një gotë tek klubi përballë spitaleve ke stacioni autobusit, një ke klubi ke stacioni i Medresesë. Më pas shkuam dhe morëm Fabin (Fabian Katin, e përshëndes me mall…) dhe “mundimi” vazhdoi, ke klubi i 21 Dhjetorit, stadiumi Dinamo, te universiteti, Rruga Elbasanit etj… Qyfyre, të qeshura, tallje pa fund… Fabi iku… Hymë në 15 katëshi.
Kishte Shampanjë dhe fazan, në një tavolinë, dy djem Tirone, gjoja djem të mirë, por spiuna… Na folën me entuziazëm… Deshën të afrohen, por shikimi im, i frenoi… Ne morëm ponç. JamArbëri i përshëndeti dhe u tha: “Keni pirë ndonjëherë Shampanjë dhe ngrënë fazan…?” Unë e pashë i nervozuar… Të dy menjëherë thanë “Jo”. JamArbëri me lekët e fundit, porositi Shampanjë dhe fazan për ta. Ne po e shijonim avash ponçin, ishte fundi, xhepat bosh… Dy të kënaqurit mbas pak na përshëndetën dhe falenderuan. JamArbëri i tha: “U kënaqët?”
Ata aprovuan dhe fjalë të mira plot. JamArbëri vazhdoi. “A mund t’ju kërkoj një nder…” Ata të dy menjëherë: “Çar të dush e lal!” JamArbëri i qetë vazhdoi: “A mund të mos më flisni më me gojë…?” Ata ikën me kokë ulur… Dhe kurrë nuk na folën më. Kurrë!
.
Hosteni - revista e humorit zyrtar
Hosteni – revista e humorit zyrtar

Penalltinë e gjuan Petriti…

nga Arben Mekshi

Kjo puna e penalltisë me kujtoi diçka që ma kanë treguar…
Në vitet kur Petrit Dume ishte shef shtabi i Ushtrisë, zhvillohej ndeshja Valbona (tro) – Tërbuni (puk) në Tropojë… Duhej të fitonte patjetër Tërbuni i Pukës, mbasi aty ishte Korpusi i Ushtrisë në Pukë për veriun, dhe duhej të fitonte patjetër Tërbuni i Pukës… Ishte ndeshje kampionati, e kategorisë së 3-të. 80 min ndeshja 0-0, Petrit Dume në Tribunë… E hapën portën, sipas urdhërit tropojanët, por s’hynte goli me vdeke… Shkoi minuta e 110 dhe pukjanët s’po e bënin gol. Topi në mes të fushës i bie bilbilit arbitri, Penallti…! Më ofendoi mesfushori, thotë arbitri…! Kapiteni i Pukës merr topin shkon te tribuna dhe i thotë: Shoku Petrit, të takon ty nderi i golit… Hyn Petrit Dume në fushë dhe me çizme ushtarake që vezullonin e gjuan penalltinë… Gooool… 0-1! Bie bibili, mbaron loja! Fiton Puka… Gol Petriti!
Duartrokitje dhe në këmbë i gjithe stadiumi!
 .

Vajtuesit e vonuar të Teatrit Kombëtar

nga Bujar Llapaj

Për të gjithë ata që vajtojnë sot shembjen e Teatrit dhe heshtën në kohën që duhej ta mbronin atë, kam një histori – debat me mamanë time.
Diku nga mesi i viteve ’80 në kohën e verës që unë e kaloja në fshat, kishte vdekur një burrë (nuk më kujtohet emri i tij) të cilin mamaja nuk e shihte dot me sy. Vetëm kur e shikoj që vishet me të zeza dhe bën të dalë. Ku po shkon e pyes unë. E ja atje tek ksodhi atij meitit, m’u përgjigj. Nuk i thashë gjë atë moment. Kur u kthye, akoma me atë pamjen e “dhimbshme” (zakon më shumë teatral i traditës shqiptare të vajtimit), e pyes:
-Hë e qatë me ligje?
-E e qamë merhumin – thotë ajo.
-Po mirë kë qave ti, atë që ti e ke sharë dhe nuk doje ta shihje me sy? – ju ktheva unë.
-E jo mo jo, nuk qava për atë po për të mitë që nuk i kam më!
Kështu u mbyll ai debat me mamanë time të dashur. Edhe ju “qaramanët” e vonuar të Teatrit qani për shpirtin tuaj të humbur!
.
Drejt Europes - karikature nga Agim Sulaj
Drejt Europes – karikature nga Agim Sulaj

Skonto në Dajak

nga Astrit Cani

Kena pasë nji zysh që na rrahte sa na shkepte. Zbulonte gjithmonë ndoj konspiracion në klasë, dhe vaj halli me të qëllue ora e parë me te. Landa e saj ishte landa jeme e preferueme, dhe ajo e shpjegonte me kjartësi dhe pasion. Por medet! Nuk ishte tip që çante veshët, thjesht të thente brijt. Asokohe qarkullonte motoja “mësuesi prind i dytë”. Prindi s’na kishte rrahë ndojherë kshtu, edhe ndoj shputë na e jepte tue qeshë…
Demokracia ndërkohë kishte ardhë n’Shqipni, por jo për te! Asokohe nuk kishte ngrohje në shkolla, dhe zyshat ankoheshin se ne ishim shum të lëvizshëm. E vetmja që nuk ankohej, ishte ajo, që përdorte kte mnyrën ekologjike të ngrohjes, e cila do t’i kishte pëlqye edhe Gretës Tunberg.
Nji ditë, im atë më shoqnoi në shkollë, e thirri ate, dhe i tha se kishte nevojë me bisedue me vllanë e saj. At ditë e mbrapa u bana i paprekshëm, madje kur iksha prej msimit me shokët, falë pranisë teme, ata përfitojshin zbritje dajaku, deri në masën 95 përqind, dhe e gjitha mbaronte me nji nxjerrje demonstrative para klasës. Jeta e saj u demokratizue përfundimisht mbasi u fejue. Të gjithë ne u knaqëm si me u pasë fejue shoqja jonë ma e mirë.
Morali: problemi merr zgjidhje, kur bahet punë burrash.


 

Related Images:

Artikulli paraprakLord Byron dhe Revolucioni Grek – nga Dionis Qirxidhi
Artikulli tjetërAforizma nga Georges Bataille (1897-1962)
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.