back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 13 Tetor, 2024

Humbja e albanologut Wilfried Fiedler, përtej dhimbjes! nga Jozef Radi

Gazeta

Wilfried Fiedler (1933-2019)
Wilfried Fiedler (1933-2019)

Humbja e albanologut Wilfried Fiedler, përtej dhimbjes!

nga Jozef Radi

Shënim i përgatitur për Gazetën Koha Ditore – Prishtinë

Humbja e albanologut gjerman Wilfried Fiedler, trishton si çdo humbje njerëzore, por çka e bën më të trishtë kët humbje është fakti se kohët e fundit kemi humbë nji mbas nji figura tejet të randësishme të albanologjisë, dhe në bindjen time asht se sot janë krejt të pakët ata që përfaqësojnë nga brezi i ri në këtë fushë, që nesër do të jenë vazhdues të denjë të kësaj fryme dhe këtyre kontributeve të pashoqe…
Në pak vite nga albanologjia u humbën Ramadan Sokoli (1920-2008), Shaban Demiraj (1920-2014), Aleksandër Stipçeviç (1930-2015), Mark Krasniqi (1920-2015), Robert Elsie (1950-2017), Kolec Topalli (1938-2018), Kurt Gostentschnigg (1965-2018), Idriz Ajeti (1917-2019), Hans Joachim Lanksch (1943-2019) Wilfried Fiedler (1933-2019), krejt një plejadë që përban nji humbje të papërmasë për albanologjinë si shkencë dhe si përkushtim intelektual… po edhe për gjithë ata që e kanë ndjekë ndër vite punën e këtyne emrave të shndritshëm…
Gjithë kontributi dhe vepra e tyne ka qenë nji vazhdimësi shumëshekullore e emnave ma të shquar të shkollës gjermane po edhe më gjerë. Ishin këta që i dhanë përmasat e vërteta studimeve albanologjike në gjitha tryezat ndërkombëtare duke e lartuar atë si shkencë… S’duhen harruar pionerët e kësaj pune të madhe si: Jacob Philipp Fallmerayer (1790-1861), Franz Bopp (1791-1867), Johann Georg von Hahn (1811-1869), Karl Heinrich Theodor Reinhold (1834-1880), Gustav Weigand (1860-1930), Theodor Anton Ippen (1861-1935), Norbert Jokl (1887-1942) Maximilian Lambertz (1882-1963)… të cilët u projektuan në figurat e larta shqiptare të albanologjisë si: Eqrem Çabej (1908-1980) dhe Selman Riza (1909-1988)
Edhe pse sot në horizont s’ka shumë figura të kësaj vazhdimësie dhe as përkushtim të dukshëm në fushë të albanologjinë, shpresoj që e nesërmja të na ofrojë djem e vajzat të përkushtuara ndaj saj…
Ndaj humbja e albanologut Wilfried Fiedler, krahas dhimbjes duhet të jetë edhe nji sirenë alarmi për Albanologjinë shqiptare të shekullit të XXI.
.
Jozef Radi, 13 shtator 2019
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.