back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Histori e shkurtë e një shiriti magnetofoni të rrallë të Vaçe Zelës – nga Shpend Sollaku – Noé

Gazeta

Vaçe Zela – Legjenda e Muzikës Shqiptare
Vaçe Zela – Legjenda e Muzikës Shqiptare

Histori e shkurtë e një shiriti magnetofoni të rrallë

të Vaçe Zelës

nga Shpend Sollaku Noé

Kur miku im, regjizori i teatrit të kukullave Llukan Kola, më tha se do të më tregonte diçka të çmuar, nuk besova që do të më kish bërë një dhuratë të tillë.
U ngjitëm së bashku në katin e dytë të Shtëpisë së Kulturës së atëhershme, ajo që nuk ekziston më, pas selvisë që nuk ekziston më.
Hymë në sallën majtas, që shihte nga rruga që shpinte tek Shtëpia e Pionierit, që ishte vendi i shfaqjeve, por edhe ambienti i përgatitjes së regjisë, apo edhe e kukullave: të dyja – punë të mbuluara me talent të rrallë prej Llukan Kolës.
Kur u gjendëm në studion e tij, ai nxorri prej një sirtari një shirit te gjatë, mbledhur në një bobinë të rrumbullakët, nga ata që viheshin në magnetofonët e vjetër. “Mbylli sytë tani, – më tha, – dhe fluturo me fantazië”.
Prej magnetofonit nisën të emetohen ca melodi dhe këngë që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë.
Zëri ishte i Vaçe Zelës. Një zë si i rinisë së saj; tinguj të prodhuar prej magjisë së një laringu unik, te kordave vokale që nuk kishin për të pasur konkurrencë për shumë e shumë kohë. Krahasime për të janë të panumërt, të tjerë do të përdorën, por unë mund t’ju përshkruaj pak a shumë atë çfarë ndjeva në ato minuta pambarimisht të gjata: dëshiroja të bërtisja, të qaja, të gëzoja, të dëshpërohesha, t’i bija me grusht mureve, të thyeja dyert me shqelma…
.
Anita Take & Vaçe Zela, nga fundi i viteve '50
Anita Take & Vaçe Zela, nga fundi i viteve ’50
Pothuaj të gjitha këngët ishin në gjuhë të huaj, pasojë edhe e cenzurës së fortë nën të cilën qysh në Vitet ’60, kishin filluar të asfiksonin kompozitorët tanë më të mirë.
Edhe pse shiriti kish filluat të zbehej sadopak, magjia e zërit mbetej e paprekur, por edhe dhimbja që më injektonte ishte frymëmbytëse.
Në një çast, si për të ma thyer magjinë, Llukani më thotë: “ Prit, se do ta marr në telefon”.
I them me mosbesim: “Kë do marrësh”?
“Vaçen”, më tha the bëri një numër në telefonin me numra rrethorë.
Kur kuptoi që nga ana tjetër e linjës u ngrit receptori, Lluka vuri të tijin afër magnetofonit që vazhdonte të zhvillonte shiritin magjepsës.
“Mos, Llukan, të lutem, së më bëre copë-copë!” – i tha Vaçja.
Nuk po zgjatem më tepër sesi përfundoi ai dialog me yllin e muzikës tonë. Por nuk mora vesh se ç’fat pësoi ai shirit, që përmbante edhe këngë të Vaçes të patransmetuara as nga Radio Tirana, praktikisht të cenzuaruara, ndoshta të pagjendshme edhe sot.
.
Në foto; Anita Take tashmë e afirmuar dhe Vaçe Zela në moshë të njomë.
.
Marrë nga Lushnje underground, 7 Prill 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.