Grushti i Pandit është për Edin nga Enkel Demi

1
14
Enkel Demi
Enkel Demi
Enkel Demi
Enkel Demi

Grushti i Pandit është për Edin nga Enkel Demi

Simboli i grushtit të ngritur lart është shenja e luftës së proletariatit. Ky simbol ka lindur në fundin e vitit 1923 dhe fillimvitin 1924, nga Rotfrontkämpferbund (RFKB – RFB), Ushtarët e kuq e vijës së parë, një organizatë paramilitare e Partisë Komuniste Gjermane (PKD). Gjatë Luftës së Spanjës ky grusht i afrohej tëmthit të djathtë të kokës, por në fund të saj u zhvendos afër shpatullës, deri në lëvizjet anarkisto-majtiste të viteve ’60, ku u përdor grushti i majtë.
Tash grushti përdoret nga komunistët ekstremistë dhe nostalgjikët e tyre, fjala vjen përdorej nga vëllezërit Kastro, Hugo Chavez, Kim Jong Un dhe Pandi Majko. Grushti nuk shpreh asnjë lloj simbolike të Luftës së Dytë Botërore, përveç simbolit komunist. Nuk është përdorur nga anglezët, francezët, amerikanët, legalistët, ballistët dhe jo nga të tërë partizanët. Baba Faja Martaneshi nuk e përdorte, Enver Hoxha është parë vonë me të, Mehmet Shehu e përdorte, sepse vinte nga Lufta e Spanjës. Kështu që shpjegimi i Pandit është shprehje e padijes – në rastin më të mirë, dhe gënjeshtër – në rastin më të keq.
Megjithatë Pandi Majko është një ish-kryeministër, ish-ministër i Mbrojtjes, njeri që ka dashur që vendi ynë të anëtarësohej në organizatën më antikomuniste të botës, NATO.
Ky udhëheqës i së majtës shpresoj se duhet duhet ta dijë që aspirata kombëtare e hyrjes në Europë nuk plotësohet duke i bërë qejfin komunistëve me prostatën e moteve, por duke dënuar publikisht diktaturën e tyre, duke realizuar dekomunistizimin e plotë të shoqërisë, si kërkon Këshilli i Europës. Mëkimi i këtyre simboleve është të vetizolohesh me ndërgjegje.

Majko dhe grushti komunist
Majko dhe grushti komunist

Përkulja e Ministrit të Drejtësisë para portretit të Enver Hoxhës në Skrapar është akt edhe më i rëndë. Zoti Nasip drejton një ministri, nga e cila burojnë ligjet për rehabilitimin e të persekutuarëve politikë, por dhe reformat integruese të këtij vendi. Si mund të lejohet kjo nga partia që Integrimin e ka kryefjalën e saj? Deputeti tjetër i kësaj force, ish-ministër i Brendshëm kish marrë osh të rinjtë e LRI-së dhe këndonte këngë partizane tek busti i Qemal Stafës: Bashkohuni shokë me ne në çetë… Ku me u bashku, o Luan? Te çeta e Babë Myslymit? Me Kajo Karafilin që ishte killer me pagesë si këta tipat e tritolit sot? Nuk dua t’i shfaqësoj krejt të rinjtë e LSI-së, por ndoshta nuk e dinë mirë historinë e vendit të tyre, ose jua kanë treguar keq, por Luan Rama nuk duhet të vazhdojë më me këto historitë e nostalgjisë, ose ta ndajë që preferon më shumë Markon.

Elozh diktaturës... (Përmet 5 maj 2014)
Elozh diktaturës… (Përmet 5 maj 2014)

Fotoja që të kall datën janë vogëlushët e Përmetit. Tmerr për ata të mitur, të veshur keq, skamnorë, por që të rriturit i nxjerrin me grusht mes vorresh. Të gjorët do kenë parë ëndërra me fantazma, me të vrarë të pocaqisur nga balta që rrëfejnë ndodhi tradhëtish, pabesie, luftrash që nuk i kryen dot.
Dhe tash është shefi i qeverisë dhe shumicës në pushtet. Më 29 nëntor bëri sikur nuk i pa, madje në Kuvend akuzoi si komunistin e fundit Sali Berishën. Sa herë çelet ky debat, del në dritë teza e komunistit të fundit. Kaq popullore është bërë kjo mbrojtje në formë mësymje, sa e edhe kryetari vuv i Bashkisë së Përmetit, e përdori në një intervistë mëngjezore. Janë keqkuptuar ata që kujtojnë se kryeministri është hedhës batutash. Kryeministri është në kokë të vendit, sepse duhet të drejtojë me seriozitetin e shtetarit, jo me cinizmin e statuseve në facebook.
Edi Rama ka rastin e artë të rrëfejë që nuk është komunist, nostalgjik që e ka kryer atëvrasjen ideologjike. Kjo është dita e tij për me tregu që nuk mendon si Pandi apo Luani. Ai ka gjithë pushtetin e duhur për të nxjerë jashtë ligjit komunistët, të ndëshkojë ata që përdorën fëmijët e Përmetit, e të nis me ligj dënimin e krimeve të komunizmit, të çelë dosjet e Sigurimit të Shtetit, të rehabilitojë politikisht dhe ekonomikisht shtresën e të persekutuarëve, të plotësojë atë çka kërkon Këshilli i Europës.
E kam vështirë ta besoj se ka për ta bërë një gjë të këtillë. Tek e fundit edhe atij duhet t’i kenë pëlqyer rrëfimet e xhaxhi veteranit te lapidari për 5 maj, megjithatë… shpresa vdes e fundit.
Marrë nga http://www.voal-online.ch 05.14.2014

Related Images:

Artikulli paraprakJohn Locke (1632-1704) – Kënaqsia
Artikulli tjetërJeta dhe “Vdekja” e Zef Margjinajt dy shkrime nga Leon Molla
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

1 Koment

  1. Grushti në ballë e ka zanafillën e vet që në Revolucionin Francez dhe është një grusht që i drejtohet Qiellit, si shenjë proteste ndaj Krijuesit, si shprehje e asaj që njeriu nuk e njihte atë dhe i kërcënohej atij… Eshtë shumë më i vjetvr se sa thotë Zoti Enkel Demi…
    Simbol i marrë hua nga ateistët rusë dhe komunistët e çdo lloji e race… Edhe ylli me pesë cepa është simbol komunist… përfaqeson njeriun – Mbretin e Universit dhe jo Hyjninë krijuese të qiellit dhe të tokës. Po të shihet njeriu si: katër gjymtyrët e tij dhe koka… del forma e yllit…
    U përdor për të theksuar atë që Fuerbach-u e pati si postulat të tijin filozofik: Njeriu është zot për njeriun…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.