back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Jeta dhe “Vdekja” e Zef Margjinajt dy shkrime nga Leon Molla

Gazeta

Zef Margjinaj (1921-1992)
Zef Margjinaj (1921-1992)

Jeta dhe “Vdekja” e Zef Margjinajt dy shkrime nga Leon Molla

Jeta e Zef Margjinajt nga Leon Molla

“Nga Oficer i Mbretit Zog në “diversant”

Zef Margjinaj lindi në Bozhiq-Selita të Mirditës, më 19 mars 1921.
Pasi kreu tre vite të gjimnazit, më 1939, kur vendi ynë filloi të bëjë pjesë në Mbretërinë italiane, hyri në armën e karabinierve dhe vazhdoi për këtë edhe shkollën në Itali.
Deri më 8 shtator të vitit 1943, shërbeu në detyra të ndryshme, deri edhe pranë Luogotenencës së Përgjithshme në Tiranë.
Zef Margjinaj ishte një antikomunist i deklaruar dhe duke mos dashur që të bashkohet me gjermanët, doli vullnetar në Ushtrinë e Mbrojtjes Nacionale Shqiptare dhe u inkuadrua në Batalionin Autonom të Prizrenit dhe luftoi kundër komunistëve në frontin kosovo-malazez.
Pas fitores së komunizmit në Shqipëri u bashkua me repartet nacionaliste dhe madje ka shpëtuar disa herë për mrekulli nga kthetrat e Sigurimit të Shtetit.
Pas vitit 1944, doli në mal ku u bashkua me repartet nacionaliste antikomuniste.
Më vonë Zef Margjinaj u zgjodh Sekretar i Këshillit të Lartë të Komitetit Antikomunist Shqiptar.
Pas rëndimit të situatës së brendshme, si pasojë e ekzekutimit të deputetit komunist Bardhok Biba, me një grup prej 53 nacionalistësh, kaloi kufirin për në Jugosllavi.
Kominformi e burgosi në burgun e Prizrenit.
Pas një loje të dyfishtë, gjithnjë mbrenda parimeve antikomuniste, arriti të dalë nga burgu.
Në vitin 1951, kaloi kufirin me Greqinë dhe u fut në një mision sekret parashutistësh perëndimorë.
Bashkëpunoi me anglezët, por nuk mundi ta çojë misionin deri në fund.
Zef Margjinaj pas kësaj shkoi në Angli, ku fitoi statusin e refugjatit politik dhe punoi në Londër.
Në vitin 1955 u martua.
Më vonë vendoset në Itali.
Si atdhetar i flakët dhe antikomunist i vendosur nuk pushoi së menduari për Shqipërinë.
Zef Margjinaj denoncoi bëmat e regjimit komunist pranë të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe themeloi një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, në qendër të veprimtarisë së kësaj organizate ishte ndihma për të gjithë shqiptarët e arratisur në Itali.
Zef Margjinaj luajti një rol të madh edhe në çështjen e vëllezërve Popa, duke ndërhyrë pranë Qeverisë italiane, që lejoi kalimin e tyre në Itali.
Për kontributin e tij në këto çështje, organizata “Heroizmi Shqiptar” e formuar në Detroit të SHBA e zgjodhi sekretar të saj.
Në vitin 1981, Presidenti i Republikës së Italisë e ka nderuar me titullin Kavalier i Urdhërit “Al merito della Reppublica Italiana”.
Jeta e Zef Margjinaj “u ndal” në mënyrë krejt të papritur me 10 shkurt 1992, në një aksident automobilistik.

Zef Margjinaj:"Nder i Qarkut Lezhe"
Zef Margjinaj: “Nder i Qarkut Lezhë”

Një jetë e kaluar në luftë kundër dhunës komuniste, në sakrifica për të ndihmuar ata që arrinin të shpëtonin nga ferri i kuq, nuk mund të kishte tjetër fund, veçse në përpjekjen e palodhur për të ndihmuar popullin e tij, që i lodhur dhe i uritur bënte hapat e para drejt një jete të mirë.
Për kontributin e tij në këtë drejtim, Presidenti i parë i Shqipërisë Demokratike, Sali Berisha, e dekoroi me Urdhrin “Nënë Tereza” me motivacion: “Për merita të shquara në luftën kundër regjimit komunist, në përkrahje të lëvizjes demokratike në Shqipëri si dhe për kontributin e madh që ka dhënë në grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave humanitare për popullin shqiptar…”
Marrë nga Press Indipendent

Leon Molla - Autor i shkrimeve
Leon Molla – Autor i shkrimeve

Zef Margjinaj u vra nga shteti… nga Leon Molla

Jeta e Zef Margjinaj u shua në mënyrë të papritur.
Kur u hap lajmi në Shqipëri për vdekjen e tij të gjithë e mbajtën frymën… pyesnin njerëzit si vdiq ky hero i luftës antikomuniste.
 Populli u informua me gënjeshtër se ndërroi jetë nga një aksident automobilistik dhe e mbyllën menjëherë çështjen…
Por e vërteta është ndryshe.
Vdekja e tij erdhi si pasojë e prapaskenave dhe njerëzve të paguar nga Shteti Shqiptar për të mbyllur qëllimin e tyre që kishin prej kohësh për likujdimin e tij fizik.
 Ardhja e tij në Shqipëri vuri në lëvizje persona të caktuar për të ndjekur aktivitetin që zhvillonte në vend.
 Menjëherë solli në Mirditë ndihma humanitare për ta nxjerrë nga kriza ekonomike  vendin e sapo shkëputur prej regjimit komunist dhe ishte nisur në rrugën drejt demokratizimit.
 Takimet e tij me popullin e Mirditës, ku ishte i përzemërt dhe u mirëprit me respekte të veçanta. 
Ideja e Zef Margjinaj për të zhvilluar referendumin që të shpallte Mirditën-Republikë dhe shkëputjen totale të Mirditës nga Qeveria Shqiptare u prit pozitivisht.
 Pas disa diskutimeve në TVSH me politikanët dhe pjesën intelektuale të vendit u largua në drejtim të Italisë për t’u kthyer përsëri në Atdhe për të plotësuar qëllimet e tij dhe të popullit Mirditor.
 Ishte rruga e fundit dhe më Atdheun e tij s’do e shihte, pasi do ta likuidonin për të mbyllur në mes dhe përgjithmonë dëshirën e një populli.
Në mesditën e 9 shkurtit 1992, Ylli Bufi do niste personin me inicialet N.T. për të kryer detyrën që i ishte caktuar.
 Nga aeroporti i Rinasit zbarkon në Romë – Itali, ku e prisnin persona të tjerë që po i ndiqnin lëvizjet e Zef Margjinaj.

Në mëngjes e 10 shkurtit 1992, Zef Margjinaj në kafe që ishte i shoqëruar me Petrit Llaftiun deputetin e PD të Shijakut, ku zhvilloi një bisedë telefonike me Shqipërinë, pastaj ngrihen të dy për të shkuar në një takim zyrtar.
 Personat që e kishin nën survejim e prisnin jashtë ambjenteve të lokalit.
 U ngjitën në automjet dhe vazhduan rrugën, përpara makinës që rrugëtonte Zef Margjinaj parakalon një makinë të cilën ishin personat që kishin ngritur kurthën e likujdimit dhe tjetra makinë e madhe ishte pas makinës së tij.
Në një kthesë makina e parë ndalon shpejtësinë me qëllim ndalimin e shpejtësisë së makinës së Zef Margjinaj, kurse makina tjetër e qëllon me forcë nga mbrapa duke e përplasur makinën e Zef Margjinaj në bordurë dhe të dy automjetet largohen në drejtim të paditur…
Të dy personat në të vdiqën në vend, pasi përplasja ishte e fuqishme. Pas kësaj ngjarje mediat italiane publikojnë vdekjen tragjike.
 Papa Gjon Pali i II, fton urgjentisht Presidentin e asaj kohe Sali Berishën në Vatikan dhe kur u pyet nga Kreu i Vatikanit në lidhje me vdekjen e tij, Sali Berisha e ilustron bisedën duke e cilësuar si vdekje aksidentale dhe sapo erdhi në Shqipëri e mbylli çështjen e Zef Margjinajt.
Menjëherë u thirr përsëri Sali Berisha në Vatikan nga Papa Gjon Pali i II dhe u diskutua rreth kësaj çështje, të cilën Sali Berisha, e di mirë se pse…
Jo, që ai nuk mbaroi porositë e Papës, por u vodhën të gjitha fondet që i kishte lënë Zef Margjinaj për Mirditën.
 Vrasësi i Zef Margjinaj u mbrojt nga të gjitha qeveritë, po ashtu mbrohet dhe është caktuar në funksione të larta në Qeverinë aktuale.
Një pjesë të shënimeve origjinale të ndjerit Zef Margjinaj i kam lexuar vetë personalisht dhe për këtë personazh kam reflektuar me kohë në Shtypin Shqiptarë dhe kjo është thjeshtë një shkrim që t’ju bëj me dije se Ylli Bufi likujdoi një hero antikomunist, pra likujdoi Zef Margjinajn.
I përjetshëm qoftë kujtimi i këtij heroi që luftoi për të mirën e Atdheut.
Marrë nga Press Indipendent

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.