back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Grenellin, Vuçiqin dhe opozitën e Kosovës i bashkon urrejtja ndaj Kurtit!! – nga Kim Mehmeti

Gazeta

Shkrimtari Kim Mehmeti
Shkrimtari Kim Mehmeti

Grenellin, Vuçiqin dhe opozitën e Kosovës i bashkon urrejtja ndaj Kurtit!!
nga Kim Mehmeti

Grenelli paska kërkuar indirekt që votuesit e Kosovës ta plotësojnë dëshirën e mikut të tij – Vuçiqit dhe të mos e votojnë kryeministrin e tyre aktual.
Kjo kërkesë e tij i ka mrekulluar gjithë kundërshtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me çka edhe njëherë dëshmohet se ajo që i bashkon Grenellin, Vuçiqin dhe kundërshtarët e VV është urrejtja ndaj Kurtit.
Se Kurti është i përbërë edhe nga gabimet e veta, këtë nuk e luan as topi.
Se gjitha të mirat që i kem i arritur si popull në pjesë të madhe ia kemi borxh Amerikës, as që ka shqiptarë që këtë nuk e dinë.
Se jemi populli i vogël dhe i varfër, që me shumëçka varemi nga të fortët dhe të pasurit e kësaj bote, as kjo nuk diskutohet.
Por gjitha këto të vërteta nuk mjaftojnë që të tregohemi si popull pa dinjitet, që nuk dinë ta dallojë të mirën nga e keqja, si popull që nuk mund ta sundojë vetveten dhe që nuk dinë të ndërtojë shtet e nuk meriton liri.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.