back to top
22.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

Gjyshja “biblike” e Edi Ramës…* – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Greta Garbo (1905-1990)
Greta Garbo (1905-1990)

Gjyshja “biblike” e Edi Ramës…*

nga Adriatik Riza Dosti

Quhej Veronika Marie Kolombi [Rama]… dhe kish lindur në Sarajevë në 1904!
Për baba kishte tregëtarin e mirënjohur të asaj kohë në Shkodër Gjon Kolombi që zotëronte gjithashtu asokohe një hotel në Sarajevo.
Për Nënë kishte sllovenen Franceska Hajdovnik, e cila vdes e re në moshë në vitin 1910, e 1 vit më pas ndërron jetë edhe i shoqi i saj Gjoni…
Të dy fëmijët e tyre të mitur, Veronika dhe i vëllai i saj Zefi, të dy me mbiemër Kolombi do të rriteshin më së shumti jetimë, por gjithesesi nën kujdesin e Nunit të tyre, pronarit të Hotel Grantit në Shkodër, Sokrat Shkreli.
Me pas Zef Kolombi do të bëhej një ndër piktorët e artistët e famshëm shqiptarë, ndërkohë që Veronika tashmë kishte marrë zanatin e guzhinieres por edhe të kamarieres speciale, plus kësaj kishte një lloj bukurie femërore të jashtëzakonëshme, krahas faktit se kishte një ngjashmëri të llojit krejt të veçantë me të famëshmen Gretta Garbo, dhe fare pak diferencë në moshë mes tyre… (punë muajsh a më e shumta një viti)
Veronika ishte kaq e bukur sa që nuk mund të mos i binte në sy Ahmet Zogut, i cili asokohe Kryeministër e thërret pranë kabinetit e shpurës së tij në oborrin qeveritar… por më së shumti siç thuhet në Dosjen e jetes private të Mbretit Zog [që gjendet besoj ende në Arkivin Sekret të Shtetit Shqiptar]… për t’u kujdesur për motrat e tija e për t’u mësuar atyre stilin europian të jetesës, gatimin, servirjen, mënyrën e të ushqyerit, të veshjes, etj etj…
Por në fakt, 18 vjeçarja Veronika Marie Kolombi, ishte e dashura personale e Ahmet Zogut… dhe e tillë mbeti deri në vitin 1938, ku pothuajse u bë Prima Dona e Pallatit Mbretëror …
Ani… pse gjatë kësaj kohe Zogu urdhëroi shoferin e tij personal Vlash Ramën [Gjyshin e Edvin Ramës së sotëm] që të martohej me Veronikën… dhe ashtu u bë!
Nga martesa e tyre ata paten “dhurate” dy fëmije … një vajzë në 1929 dhe një djalë [Kristaqin – babanë e Edvin Ramës së sotëm] më 1931…
“Gojë të liga”, por shumë të besueshme, madje dalë prej atyre që punuan e shërbyen në oborrin mbretëror gjatë asaj periudhe thonë me siguri të plotë se të dy fëmijët kanë për At – Mbretin Zog… pasi Vlashi, i shoqi i Veronikës, njihej si impotent!
Si ka mundësi?
Në 1944, në Tiranën e “çliruar” hyjnë si triumfatorë e fitimtarë komunistët shqiptarë, me Enver Hoxhën në krye!
Përveçse ua ndaloi në Kongresin e Përmetit, Enver Hoxha Mbretin Zog e familjen e tij rikthimin në Atdhe, ai nuk la njeri më pas që kishte shërbyer në Oborrin Mbretëror, që nga rojet, xhandarët e pastruesit pa i futur në burg e syrgjynosur… dhe fare çuditërisht as i preku kërkundi me dorë e me asgjë… as shoferin personal të Zogut – Vlashin e as të dashurën peresonale e shumëvjeçare të tijën, Veronikën… të cilët rrojtën edhe shumë vite më pas, edhe në kohën e “ndritur” të epokës komuniste të Hoxhës!
Madje, Veronika i jetoi të treja epokat e historisë kontraversiale shqiptare… mbreterinë, komunizmin e demokracinë, pasi ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare [në 1997]
Dhe kush të falte kësisoj, se Enveri armiku i betuar deri në vdekje i Mbretit Zog dhe ai që çoi në plumb edhe njerëzit e tij të afërt të familjes së vet…
Si ka mundësi?! Qq Kristaqin… të birin e shumëpërfolur të Mbretit Zog, por të pa provuar prej askujt në fakt me ADN, por të vërtetuar siç shkrova më lart nga bashkëpunëtorë të afërt që shërbyen pranë Mbretit Zog, qeveria komuniste dhe vetë Enveri, jo që s’e nganë kërkund… por përkundrazi e çuan për studime në Leningrad, të Bashkimit Sovjetik… prej nga u kthye tashmë i dipllomuar si skulptor!!
Kristaqin, Enveri e bëri më pas Skulptor të Popullit, pra bust-bërësin e tij personal… Deputet të Kuvendit të Shqipërisë… Anëtar të Presidiumit të Kuvendit Popullor [ku ai firmosi edhe për varjen në litar të poetit Havzi Nela] Kandidat të KQ të PPSH… e uli madje në sallën e Kuvendit edhe në krah të gruas së tij Nexhmijes, etj etj…
Ndaj o Edvin, lere rehat gjyshen tënde të shkretë Veronikë, të prehet e qetë atje ku është e mos ja përzje vend e pa vend kockat në varr… Ok!!
Them për gjyshen nga Babai… të cilën ti ul e ngre e jua paraqet shqiptarëve sa herë që “ke nevojë” të dalësh prej batakut e maskarallikut… prej poshtërsive e pislliqeve të tua pa fund, si të mençurën e dynjasë, dhe parashikuesen fenomenale të njerëzimit, filozofen, trimëreshën gjak-italianen, motrën e Artistit Zef Kolombi… etj etj…
Po si s’the një fjale o njeri edhe për gjyshen a gjyshin nga ana e nënës tënde Anetës, apo nga ai krah ishe i siguruar Top, dhe të ndriste biografia, sepse pjesa juaj nga nëna ishin gjak i parë ose siç thotë populli motër e vëlla të Anëtarit të përjetshëm të Byrosë Politike “Daje” – Spiro Kolekës… apo jo?
Si me Mbretin si me Enverin, fjollë familja juaj, o Edvin! E sot në demokracinë e leshit edhe më shumë fat akoma! Ti personalisht por edhe ata që janë rreth teje!
Lum Ti për atë popull që ke… Ok!
Të lutem edhe një herë e për të fundit herë… të betohem: Boll më e mjaft me përrallën e Gjyshes tënde “italiane” e shumë të zgjuar, se patakse dynjanë!
* Titulli origjinal i shkrimit eshte “Ja kush është Gjyshja “biblike” e Edi Ramës…”

Marrë nga Muri i A.R.D.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.