Gjergj Canco (1906-1971) – pionier i arsimit profesional shqiptar – nga Klodi Stralla

Gazeta

Liceistë te vitit shkollor 1926-27, mes tyre Gjergj Canco
Liceistë te vitit shkollor 1926-27, mes tyre Gjergj Canco
Gjergj Canco (1906-1971) – pionier i arsimit profesional shqiptar
nga Klodi Stralla
Përkujtesë – në 55 vjetorin e vdekjes

Liceist, i diplomuar për Matematikë në Montpellier të Francës, pedadog në Shkollën Teknike të Harry Fultz në Tiranë dhe profesor në Gjimnazin e Shkodrës në kohën e Mbretërisë – Gjergj Canco, për mëse një çerek shekulli do të drejtonte me dinjitet Politeknikumin “7 Nentori” në Tiranë, shkollën profeesionale më me emër në vitet e socializmit.
I vlerësuar me titujt “Mësues i popullit”, “Hero i Punës socialiste”, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura (pa qenë komunist), do të mjaftonin për të kuptuar më mirë përmasat dhe vlerat e këtij kolosi të arsimit tonë profesional.
Unë e kam njohur personalisht qysh në fëmijërinë time të hershme si shokun më të afërt të babait, miqësi që zuri fill që në bangat e Liceut kombëtar, vazhdoi në Francë si studentë dhe u forcua ndër vite, ndonse Gjergji pas lufte punoi dhe jetoi në Tiranë ndësa babai në Korçë.
Si tani e kujtoj kur vinte në shtëpinë tonë në Korçë: një burrë gazmor, plot humor, me një buzëqeshje ku buronte mirësi dhe ca sy që rrezatonin veç dije dhe urtësi. Fliste qetë, thjesht, pa tangarllëqet e pushtetarëve të sotëm, ndonse ishte drejtori i një shkolle nga më të mëdhatë dhe më të njohurat e Republikës, me mijra nxënës, për më shumë deputet, të cilin Enver Hoxha e njihte personalisht dhe e respektonte për qëndrimin e tij atdhetar e dinjitoz, para, gjatë dhe pas luftës.
U gëzua shumë kur mori vesh se do të isha student i Fizikës dhe ndonse babai nuk e pëlqente Tiranën, Gjergji, me humor e ngacmonte se “Klodin do ta mbaj unë dhe do s’do edhe ti do të vish në Tiranë”.
Ai ndërroi jetë ende i ri, 65 vjet, kur unë isha student (1971) dhe s’mundi ta realizonte dëshirën e tij që vitet e pleqërisë t’i kalonte së bashku me shokët e tij të viteve të rinisë, njëri prej të cilëve ishte edhe im atë.
Gjithsesi, unë ruaj miqësinë e tyre me djalin e Gjergjit, Zhani Cancon (arkitekt), me të cilin takohemi këtu në Tiranë dhe evokojmë kujtime të prindërve tanë.
Nderim, respekt dhe mirënjohje për këtë personalitet plot vlera njerëzore dhe profesionale.
PS. Foto lart Liceistët e vitit shkollor 1926-1927, mes tyre edhe Gjergj Canco. Fotot e tjera janë në vitet e rinisë, mes shokësh, në Korçë.
Marrë nga fb, Klodi Stralla, 22 gusht 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit