back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024

“Geraldina: Më jepni një mësues qysh nesër…” – nga Ilir Ikonomi

Gazeta

Ahmet Zogu dhe Geraldina Apogny
Ahmet Zogu dhe Geraldina Apogny
“Geraldina: Më jepni një mësues qysh nesër…”
nga Ilir Ikonomi

Një foto e rrallë në Tiranë e konteshës hungareze Geraldine Appony, që do të bëhej më vonë Mbretëresha e Shqiptarëve.
Geraldina 22-vjeçare arriti në Shqipëri në fund të vitit 1937 dhe pas një njohjeje të shkurtër me Mbretin Zog, ditën e vitit të ri ai e pyeti:
-A thua se mund të më duash përgjithmonë, pavarësisht çfarë ndodh në jetën tonë?
-Po unë të dua tashmë, – u përgjigj ajo.
Pastaj ata folën për dallimet e tyre fetare.
-Unë do të të dua përgjithmonë, – tha Geraldina, – por ti je mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë punë? Asgjë në botë nuk mund të më detyrojë mua ta ndryshoj fenë. Ashtu siç shohim hënën dhe diellin, ashtu edhe unë kam fenë time dhe nuk mund ta ndryshoj.
Mbreti qeshi:
-Edhe unë e kam menduar këtë dhe nuk bëhet fjalë që ti të ndryshosh fenë. Ne jemi myslimanë europianë dhe unë kam shumë respekt për kishën tuaj. Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri, ne ia arritëm ta mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën Perandorinë Osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh që e mbajtën gjallë gjuhën tonë. A dëshiron ta mësosh shqipen?
-Më jepni një mësues qysh nesër, – tha Geraldina.

(Nga libri i Gwen Robyns “Geraldine of the Albanians”)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.