back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 27 Maj, 2024

Fjala e parë e Ahmet Zogut si Mbret i Shqiptarëve

Gazeta

Mbreti i Shqiptarve - Zogu i Parë
Mbreti i Shqiptarve – Zogu i Parë

Fjala e parë e Ahmet Zogut si Mbret i Shqiptarëve

Zotërinj!
Në mesazhin që iu drejtova para disa ditësh, ju përshëndeta duke ju uruar suksese juve etërve të kombit. Sot po ju drejtohem si shokë bashkëpunëtorë të idealit të përbashkët. Nëse në fjalimin tim nuk do të gjeni fjalët e larta të krerëve të ndershëm të stolisur me kurorë, të mos çuditeni. Se unë shoh në kryesinë e shtetit shqiptar, në cilindo titull qoftë, shëmbëlltyrën besnike të popullit dhe shërbyesin e palodhur të atdheut.
Sot, në çastin që ngarkohem me detyrën e rëndë të shtetit, prej vullnetit e dëshirës së popullit, të shfaqur me vendimin e ndërgjegjes suaj, do të veproj duke marrë parasysh, përgjegjësinë morale të cilën herët a vonë, di ta çmojë populli shqiptar me një energji të pakufishme për lartësimin e vendit.
Bota e ka marrë vesh se po të lihen të qetë, edhe bijtë e shqipes mund të krijojnë një shtet. Që nesër detyrën e kemi dhe më të rëndë se duhet t’i tregojmë botës se edhe shqiptari si çdo popull i qytetëruar mund ta marrë kulturën, e cila është pasuria e të gjithëve, ideali i botës mbarë. Vetëm në këtë mënyrë, duke i siguruar vendit tonë një të ardhme të mirë, mund të kryejmë një detyrë historike.
Në regjimin e ri, Shqipëria do të jetë një faktor paqtues në Ballkan. Relacionet që ekzistojnë sot me shtetet fqinj e dashamirë, shpresojmë se do t’i forcojmë edhe më tepër.
Zogu me shokët e vet, jo vetëm që do të mbrojë të drejtat kombëtare, por edhe ku do të jetë nevoja, me dorën e tyre të padridhur do ta shtyjë popullin trim shqiptar për arritjen e qëllimit të lartë, atij ideali që na ka falur natyra dhe ka shënuar historia, duke lartësuar edhe vendin në sheshin e qytetërimit.
Si të mbaroni detyrën e shenjtë, të ktheheni në vendet tuaja, t’i thoni popullit sovran se prijësi i tij e sheh veten si çdo shqiptar edhe me sa shpejtësi dhe entuziazëm e keni vënë në fronin e Gjergj Kastriotit, aq me shpejtësi e kënaqësi keni për ta gjetur gjithmonë gati për t’i sakrifikuar të gjitha, nëse është nevoja edhe jetën, sipas dëshirës së tij dhe për të mirën e vendit.
Zotërinj, dalshim faqebardhë përpara historisë.
01.09.1928, ora 17

Varri Monumental i Mbretit Zog i I - ne Thiese
Varri Monumental i Mbretit Zog i I – ne Thiese

Marre nga Muri i Rexhep Shahut, 1 shtator 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.