back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“Arnautët e vegjël në shkollë” (1925) – nga Agim Morina

Gazeta

Fëmijë të shkollës serbe të sapohapur në fshatin Mamushë
Fëmijë të shkollës serbe të sapohapur në fshatin Mamushë (1925)

Arnautët e vegjël në shkollë”

nga Agim Morina, Londër

Fotografi e datës 17 dhjetor 1924, në gazeten serbe “Ilustrovani list”
(“Gazeta e ilustruar”, 11 janar 1925, nr. 2),
me fëmijët e shkollës së sapohapur të fshatit Mamushë dhe të fshatrave përreth.

Teksti ne serbisht i shkrimit
Teksti ne serbisht i shkrimit

Shkolla fillore në gjuhën serbe në fshatin Mamushë
E ëmbël është fotografia me arnautiqëve (serb. arnautthëve, arnautë të vegjël), me plisa të bardhë, në shkollë! Kjo është në fshatin Mamushë, në Podrimën tonë, ndër shkolla të shumta në vendbanimet arnaute. Shkolla u hap në vitin 1921, dhe kjo është shkolla e parë në gjuhën serbe në këtë vend, që po e ndjekin fëmijë arnautë.
Kuptohet vetvetiu që këtu mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe se po shkohet drejt po atyre synimeve të njëjta drejt të cilave punohet në shkollat tona popullore: me u vendosë themelet për me kriju qytetarë të mirë të këtij vendi…
Afër nxënësve në fotografi duket mësuesi i tyre, zoti Stevan Spasići, i cili është në këtë shkollë që nga themelimi e deri në ditët e sotme dhe gëzon nderimin më të madh të banorëve të kësaj ane.
Kësaj here, zhvillimi me shkollë, ndoshta është i ngadalshëm – por kjo ngadalësi nuk do të thotë asgjë në jetën e gjithë popullit – por është e padyshimtë që është paqësim më i sigurt dhe më solid i popullit arnaut, dhe një dëshmi e mrekullueshme e linjës qytetëruese të popullit tonë.”

.
Sahat Kulla nga fshati Mamushë të Prizrenit: Teposhtëza historike për dikë nuk ka të ndalur… Sa duan ta bëjnë serb pa e pyetur ndërgjegjën e tij, sa e bëjnë turk herën tjetër. Prandaj, nuk është për t’u befasuar kur kushdoqoftë nuk e njef gjuhën e stërgjyshërve të tij, pasi nuk ka pasur mundësi të ishte vetja.

“Ilustrovani list”  11 janar 1925, nr. 2
“Ilustrovani list” 11 janar 1925, nr. 2

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.