Figura e Ibrahim Rugovës të mbrohet me ligj – të ruhet nga shpifjet e deklarimet e urrejtshme të palaçove politikë – nga Murteza Osdautaj

0
8
Ibrahim Rugova - (1944-2006)
Ibrahim Rugova - (1944-2006)
Ibrahim Rugova - (1944-2006)
Ibrahim Rugova – (1944-2006)

Figura e Ibrahim Rugovës të mbrohet me ligj – të ruhet nga

shpifjet e deklarimet e urrejtshme të palaçove politikë

nga Murteza Osdautaj

.
Ibrahim Rugova ishte Presidenti i parë i Republikës së njohur pjesërisht të Kosovës,
duke shërbyer nga 1992 në 2000 dhe përsëri nga 2002 deri në vdekjen e tij në 2006,
dhe një udhëheqës, studiues dhe shkrimtar i shquar politik shqiptar i Kosovës.
Wikipedia (anglisht)
Murteza Osdautaj
Murteza Osdautaj
Emri i Ibrahim Rugovës është shndërruar në një sef thesaresh për njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga figura tij, por edhe për njerëzit që i ngjiten emrit të tij për të vjellë helm e vrer. Është e kuptueshme që Ibrahim Rugova nuk ishte profet as engjëll dhe as i dërguar i perëndisë. Ai ishte një personalitet i shkencës shqiptare i Viteve Tetëdhjetë, që me dijen dhe erudicionin e tij premtonte shumë në shkencat albanologjike dhe humane.
Ibrahim Rugova nuk ishte një politikan i lindur, bile ai ishte një person krejt atipik për të qenë politikan. Ai ishte një person që shkencën dhe të vërteten e kishte qëllimin dhe përmbajtjen e jetës së tij. Duke qenë i tillë, i paimponueshëm, i tërhequr, i vendosur për të vërtetën dhe për dijen shkencore dhe historike, ai do të imponohet si person i dinjitetshëm dhe i dijshëm që nga viti 1984, po edhe më vonë me deklarimet e tij shkencore dhe politike në lidhje me gjendjen e popullit shqiptar në ish Jugosllavi, por edhe për statusin e Kosovës. E filloi si shkencëtar dhe si shkrimtar tërë karrierën e tij politike. U ballafaqua me shkrimtarët serbë, luftoj intelektualisht me ta dhe i mundi ata. U dallua edhe ndër komunitetin e shkencëtarëve kosovarë me qëndrimin e tij të pa kompromis në lidhje me qëndrimet e veta, në rend të parë shkencore dhe politike.
Ibrahim Rugova ishte shkencëtar, ishte intelektual, ishte, mbi të gjitha, një humanist dhe një erudit. Ai nuk ishte profet dhe as nuk është i tillë.
Por Ibrahim Rugova, kur të gjithë tjerët, në një mënyrë apo tjetrën, nuk e kishin guximin historik për t’i marrë gjërat në dorë, doli dhe u bë prijës i proceseve historike të cilat do të ishin kruciale për fatin e Kosovës. Dhe ishte fat. Ibrahim Rugova nuk kishte dilema identitare, ai nuk përfaqësonte rrymat staliniste të lindjes, nuk përfaqësonte ideologjitë islamike të orientit dhe nuk përfaqësonte mbetjet kulturore otomane që ishin ngulitur dhe janë ende të ngulitura në mendësinë tonë. Ibrahim Rugova përfaqësonte lashtësinë ilire shqiptare dhe orientimin kulturor perëndimor të këtij vendi. Ibrahim Rugova bëri atë që grupet staliniste (gjithë respektin tim për sakrificën e tyre njerëzore) nuk e kishin bërë për vite e dekada dhe s’do ta bënin kurrë për shkak të pengesave ideologjike dhe mendësisë staliniste. Ibrahim Rugova ishte i pari njeri që shqiptarët i paraqet nën një dritë të re. I pari që e bëri botën e fuqishme perëndimore të shikojë tek ky popull jo si një mbetje otomane, por si një komb me kulturë perëndimore. Ibrahim Rugova ishte i pari i cili, që nga Skënderbeu, e miqësoi popullin e tij me botën perëndimore dhe, përfundimisht, e bëri vendin e tij dhe popullin e tij pjesë të preokupimeve politike të botës së civilizuar.
Ibrahim Rugova arriti që ta ndërrojë profilin e këtij populli në aspektin kulturor, ideologjik dhe politik. Kosova, gjatë kohës së tij, shihej si një komb që manifestonte një kulturë jo ballkanike si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ideologjik dhe kulturor. Humanizmi, kultura politike dhe solidariteti i treguar nga ne në vitet ’80-’90 është një nga të arriturat më interesante kulturore të këtij populli dhe një nga fenomenet më interesante sociologjike dhe politike që kanë ndodhur në Evropën e atëhershme.
Ibrahim Rugova, u lavdërua, u quajt profet dhe pejgamer, u sha dhe u kualifikua tradhtar, u bë cak sulmesh dhe cak atentatesh, e dënuan me vdekje dhe gati sa nuk e vranë por, Ibrahim Rugova, sa ishte gjallë, ishte lideri i këtij vendi, ishe prijësi i këtij vendi, ishte udhëheqësi i këtij vendi dhe jo pse e kishte uzurpuar pozitën e tij të njeriut të parë por pse e kishte fituar besimin dhe dashurinë e popullit të tij. Ai vdiq dhe varrimi i tij ishte një nga varrimet më impozante të shënuara në Evropë që nga lufta e dytë botërore. Shumë kush e quajti klasikun e fundit të politikanëve të mëdhenj të Evropës.
Por Rugova nuk kishte një fat të mirë pas vdekjes së tij. Politika e tij dhe ideologjia e tij nuk arriti t’u mbijetojë luftërave politike dhe konkurrencës politike, qoftë edhe brenda partisë së tij. Figura e tij u bë objekt dhe instrument për të fituar vota nga besimtarët absolut në emrin dhe ideologjinë e tij, por figura politike e tij u bë edhe mjet për zbrazjet negative të frustrimeve politike të palaçove të ngjyrave të ndryshme parapolitike! Ai shahet dhe demonizohet nga politikanë të lartë, nga pleq akademikë, nga privatizes dhe plaçkitës të pronave shteterore e nga hajna ordinerë, nga LPK-ista dhe ‘marksista’, nga parapolitikanë e nga mafiozë te politkës së lartë. Krejt normale po të mos bëhej kjo në televizionet kombëtare dhe mediat prestigjioze. E krejt kjo për rritjen e shikueshmerisë televizive!
Ibrahim Rugova duhet të konsiderohet vlerë historike e këtij populli, vlerë kulturore dhe vlerë e humanizmit shqiptar. Figura e tij duhet të mbrohet me ligj dhe s’duhet lejuar çdo gjysëmanalfabeti e azilant i viteve Tetëdhjetë-Nëntëdhjetë t’i jepet mundësia që të hedhë baltë e vrerë mbi figurën e tij. Jo që e dëmton figurën e Rugovës, por na shkakton irritim, nervozë e stres!
Për Ibrahim Rugovën duhet të flasë historia, shkenca, kultura dhe mbamendja historike. Për emrin e tij s’bën të kapen as partiakët e tij, të cilët nuk ishin pjesë e kulturës së tij politike apo nuk ishin pjesë e aktiviteteve të tij politike. Po edhe në qofshin njerëz dhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, meqenëse kanë ndërruar kontekstet politike, ata duhet të konkurrojnë me vlerat dhe të bëmat e tyre personale. Ibrahim Rugova duhet të lihet i qetë në përjetësinë dhe amshueshmërinë e tij.
Ibrahim Rugova nuk bën të bëhet pjesë e debateve politike televizive ku ftohen persona të frustruar apo akademikë të dështuar dhe e skandalizojnë opinionin politik të vendit. Për Ibrahim Rugovën s’duhet të flasin palaçot e politikës së asnjë ngjyre, as ata që, kur Rugova iu doli proceseve në krye, nuk treguan as guximin më të vogël intelektual për ta ndihmuar, bile s’mund të flasin ata që në kohën sa vepronte ai, për veten e tyre dhe familjet e tyre bënin jetën e azilantit kampeve të perëndimit duke përfituar ndihma sociale e duke kryer punë në të zezë në vendet ku kishin shkuar. Ku vend duhet ta bëjë një ligj me anë të të cilin figurat si Skënderbeu, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari do të mbroheshin me ligj dhe ku do të parashiheshin dënime nëse do të shpifej apo do të denigrohej, në secilën mënyrë, cilado qoftë figurë kombëtare.
.
Ka ardhur koha që pronarët e televizioneve kombëtare te pushojnë se terrorizuari opinionin e gjerë me persona që s’paraqesin asnjë vlerë kombëtare dhe me paraqitjet e tyre irituese deri në gërdi.
Ibrahim Rugova e të tjerët duhet të lihen në qetësinë e tyre të amshueshme, radhën e kemi ne të gjallët.
.
Marre nga Muiri i Fb i Murteza Osdautajt, 25 shkurt 2020
.

 

Related Images:

Artikulli paraprakTre vepra të Kasëm Trebeshinës – nga Agron Tufa – dhe një debat rreth tyre
Artikulli tjetërArti Poetik i Ndre Mjedës në Poemën “Andrra e Jetës” – esse nga Prof. Dr. Resmi Osmani
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.