back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Fakte dhe dokumente nga Bashkëpunimi i Komunistave shqiptarë me Fashizmin dhe predikimi i tyre antifashist!!! Përmbledhje materialesh.

Gazeta

Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi
Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi

Fakte dhe dokumente nga

Bashkëpunimi i Komunistave shqiptarë me Fashizmin

dhe predikimi i tyre antifashist!!!

Përmbledhje materialesh…

Dokumente të kohës së pushtimit fashist
Dokumente të kohës së pushtimit fashist

Regjistrimi i Nexhmije Xhuglinit në Partinë Fashiste

Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”.
Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha.
Marrë nga Muri i Fb i Kastriot Dervishit, 25 nëntor 2016

Nexhmije Hoxha
Nexhmije Hoxha

Pjesë e prononcimit të Nexhmije Xhuglinit,

gruaja e diktatorit Hoxha:

“Në periudhën që bën fjalë dokumenti, unë kisha mbaruar provimet e maturës dhe më duhej të përgatisja dokumentet për emërimin si mësuese. Për këtë arsye, mund të më jetë dashur ky vërtetim.
Por unë nuk kam firmosur asnjë dokument anëtarësimi në Rininë Fashiste dhe aq më tepër në Partinë Fashiste. Sa për kujtesë, unë që nga viti 1936, kam qenë e organizuar në grupin komunist me Qemal Stafën.
Në 4-7 prill të ’39-s kam marrë pjesë në demonstratat e rinisë së Tiranës kundër pushtimit nga Italia fashiste dhe në vazhdim, derisa u kërcënova me arrestim dhe kalova në ilegalitet. Sa isha studente në “Institutin e Vajzave” në Tiranë, instruktorja italiane fashiste për Gjimnastikën më dha notën 6, pavarësisht se në dëftesë të gjitha notat i kisha të larta, sepse nuk i shkoja në aksionet që organizonin fashistët për të bërë pako për ushtarët në front.
Unë të gjitha këto i kam të shkruara në librat e mia të kujtimeve” thotë në një reagim për gazetën Dita, e veja e diktatorit Enver Hoxha… – thotë Hoxha në një pronuncim për gazetën Dita.Al…

Fashizëm+Komunizëm= Tragjedi
Fashizëm+Komunizëm= Tragjedi

Artan Lame… dhe rinia e Xhuglinit, në Partinë Fashiste

Artan Lame ka reaguar për Newsbomb.al pas publikimit të një dokumenti nga historiani Kastriot Dervishi, që sipas tij tregonte për përfshirjen e Nexhmije Hoxhës, në rininë e saj, në Partinë Fashiste.
Lame shprehet se dokumentin e gjykon origjinal, por pikërisht aty tregohet se bashkëshortja e ish-diktatorit nuk ka qenë anëtare e Partisë Fashiste, por pjesë e Rinisë Fashiste Shqiptare, që sipas tij ishte detyrë për të gjithë të rinjtë e kohës.

Ja çfarë thotë Artan Lame për Newsbomb:
Meqë marr vesh nga letrat e vjetra po them dhe unë dy fjalë për punën e Nexhmijes Fashiste, me frikën mos të konsiderohem komunist, apo nexhmiist.
1.Dokumentin që ka publikuar Kastriot Dervishi (që e kam mik dhe nuk shkruan broçkulla) e gjykoj origjinal, se kam lexuar edhe shumë komente se është false.
2.Në atë dokument, Nexhmije Xhunglini nuk del e regjistruar në Partinë fashiste, por në Rininë Fashiste Shqiptare. Kjo organizatë ishte bijë e Partisë Fashiste, ashtu sikurse ishte organizata e gruas e kështu me radhe. Të gjitha këto organizata janë identike me ato të epokës komuniste, ku Partia Komuniste kishte bijat e saj, Organizatën e Pionereëve, atë të Rinisë , të Gruas, etj. Prova e njëmijtë kjo, qe ekstremet puqen dhe diktaturat pavarësisht nga ngjyrat, janë njësoj.
3.I kthehemi dhe njëherë dokumentit. Dokumentat zyrtare në periudhën italiane ishin dy gjuhëshe, shqip dhe italisht, siç është edhe dokumenti në fjalë. Aty thuhet qartë që personi në fjalë është “regjistruar në komandën e R.L.SH”, pra Rinia e Liktorit Shqiptar, term që gjendet edhe në pjesën italishte të intestacionit, ku thuhet “Comando della G.L.A.“ (Gioventu del Littorio Albanese). Pra përfundimisht, dokumenti thjesht dëshmon që personi ka qenë anëtar i Rinisë Fashiste ku bënin pjesë praktikisht të gjithë të rinjtë e kohës, ashtu si anëtarë të rinisë komuniste kemi qenë të gjithë, përfshirë edhe unë e Kastrioti. Por, kjo nuk na bën anëtarë të Partisë Komuniste, e cila ishte histori tjetër. Ndaj, edhe të qenët në Rininë Fashiste, nuk e bën Nexhmien anëtare të Partisë Fashiste.
4.Të shkojmë te data e dokumentit: dokumenti thotë në text “viti XIX”. Viti XIX i erës fashiste mbaron në tetor 1941. Pra zor që të jetë data 10 nëntor 1941, kur viti fashist kishte përfunduar. Megjithatë në këtë pikë shprehem me pak dyshime, sepse duhet të kem akses në dokumentin origjinal për të saktësuar vulën datare…
5.Dokumenti nuk vjen nga një korrespondencë zyrtare, por si kërkesë personale e të interesuarës pranë institucionit. Dëshmon për këtë fakti që nuk ka numër protokolli, nuk ka referenca dhe lëndë dhe është thjesht me intestimin “vërtetim”. Kjo shpjegon faktin se pse dokumenti është gjetur te letrat e Enver Hoxhës. Pra, të interesuarës i është dashur për ndonjë arsye ky vërtetim dhe e ka marrë nga institucioni.
Për çfarë mund t’i jetë dashur? Eshtë e pafundme lista e halleve për të cilat duheshin këto lloj vërtetimesh, ashtu sikundër të tilla vërtetime na duheshin në kohën e Partisë së Punës. Ose edhe sot… Duhej për të marrë triskën e ushqimit, mund të jetë dashur për regjistrimin në shkollë, duhej për të marrë veshjen… e kush e di për çfarë arsye tjetër të kësaj natyre.

Fundi i historisë:
Eshtë dokument shumë interesat, qoftë nga pikëpamja historike, qoftë si dokument koleksionimi. Por gjithë emocionet që shpërthyen nga publikimi në rrjetet sociale të këtij dokumenti, duhet të shkojnë dëm, thjesht se nga ky dokument nuk dëshmohet se Nexhmija ka qenë anëtare e Partisë Fashiste.
Kjo nuk e bën atë as më të mirë dhe as më të keqe, por shërben për të na stërkujtuar që historia është shkencë dhe, si çdo shkencë, nuk bëhet me emocione folklorike.
Marrë nga Newsbomb

Dokumente të pjesmarrjes së Nexhmije Xhuglinit në Partinë Fashiste
Dokumente të pjesmarrjes së Nexhmije Xhuglinit në Partinë Fashiste

Dy dokumente të tjera te Nexhmije Hoxhes

nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste

Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte “sjellje të mira politike dhe morale”. Në ditët e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë.
Marrë nga Muri i fb. i Kastriot Dervishit

Genc Gripshi
Të falenderoj Kastriot Dervishi për punën e mirë dhe të lodhshme që ju beni në zbardhjen e fakteve dhe qëmtimin e të vërtetave për ngjarje të ndryshme që me vetëdije janë shtrembëruar. Kjo është shumë e rëndësishme për kombin dhe historinë tonë për vetë protagonistët si dhe për brezat e ardhshëm. Komentet çdokush i bën vetë… e rëndësishme është nxjerrja nga pluhuri i harresës dhe i padrejtësisë i kontributeve dhe mënjanimi i manipulatorëve për ngjarje të ndryshme.
Komplimente dhe Kurajo

Artur Dema
Nxirri të gjithë faktet që këta kriminelë komunistë… të cilët kanë qënë të gjithë fashistë përpara se të bëheshin bolshevikë komunistë!! Këta plehra të qelbur që edhe sot mbas gjithë atij kob që i sollën popullit Shqiptar, kakarisin dhe thonë që ishin bijtë e popullit. Komunistë të degjeneruar, plehra të historisë.

Avni Nezaj
Propaganda 50 vjeçare e një regjimi të tërë është sfumuar me një letër tuajën. Urime Kastriot për punën dhe pasionin. Kjo shpjegon shumë gjëra dhe tregon të vërtetën se kush ishin ata që bashkëpunuan me fashizmin apo nazizmin dhe kush ishin ata që sakrifikuan jetën tyre që kombi shqiptar të mbijetonte.

Marçel Hila
Kanë dënuar me pushkatim bashkëpunëtorët e fashizmit, këta që kanë qenë anëtarë të partisë fashiste. Kanë hedhur baltë mbi kolaboracionistët e kush? Anëtarët e partisë fashiste. Kjo Nexhmija ishte në të njejtën kohë – sipas thënieve të saj – anëtare e grupit komunist të Shkodrës – pastaj bashkëpunëtore e ngushtë e serbit Dushan Mugosha dhe e Miladin Popoviçit si dhe anëtare e partisë fashiste, e na paska qenë në të njejtën kohë edhe komuniste???

Filip Guraziu
Poshtërsia e udhëheqësve komunistë kalonte çdo kufi të moralit njerëzor, ato mund të etiketohen vetëm ‘plehra’ që duhen groposur me shpejtësi, pasi edhe ashtu të kalbur si Nexhmija, vazhdojnë të qelbin moralin e shoqërisë me mashtrime të pafundme…
Përzgjedhur nga Muri i FB i Kastriot Dervishit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.