back to top
-2.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026

“Edhe ti, o Alizot…?” – nga Agron Tufa

Gazeta

Deputeti Tomorr Alizoti
Deputeti Tomorr Alizoti
“Edhe ti, o Alizot…?”
nga Agron Tufa

Tani nuk kemi më iluzione… të paktën politike. S’ka gjë se na kanë përdorur për llosha. Por, qëkur qita e thashë: “Mbyllni qepenat e opozitarizmit!”, këtë marrëdhnie flligështie kisha parasysh, si me listat për Avokatin e Popullit. I sheh emrat dhe firmat dhe s’të besohet. I sheh prapë – dhe një horizont i larmishëm sharjesh të vjen në gojë. I sheh për herë të tretë dhe… e dini vetë.
U tha e u përfol se opozita do të propozonte një kandidat nga shtresa e ish-të përndjekurve. Por jo, jo… Janë të thella këto punë në këtë tokë të lashtë. Veçse firma e z. Tomorr Alizoti, ma shpifi krejt, për Zotin. Zot, o Zot, edhe ti o Alizot? Atëherë… varja, varja…
Ngushëllim që nuk e pashë aty firmën e Agron Shehajt.
Po si vallë, me këto flligështi do ta mundni Ramën!?
Ja pse nuk e mundni: ju mungon një gjë shumë e madhe, që ju nuk e përfillni dhe mbase nuk e keni si të dhënë ndërndijore dhe prag vetëdije: sinqeriteti dhe dinjiteti. Dhe tash u bë një dekadë e gjysëm, që po vuani borxhin e hipokrizisë së gjatë. E djathta, me ç’duket, ju duket djath, por ju po hani sapun, zotërinj….
P.S: Është i paraneveritur me atë horizontin e larmishëm të sharjeve kushdo që guxon ta çojë, qoftë dhe nëpër mend, atë fjalën e dalëboje “opozitë e opozitës”.

Marrë nga Muri i Fb Agron Tufa, 12 dhjetor 2025

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.