back to top
-2.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026

A ka hierarki vlerash kulturologjike dhe letrare Shqipëria? – nga Emrije Krosi

Gazeta

Emrije Krosi
Emrije Krosi
A ka hierarki vlerash kulturologjike dhe letrare Shqipëria?
nga Emrije Krosi

Imazhi i letërsisë dhe kulturës shqipe herë ngrihet dhe herë ulet. Pse e them këtë? Sepse Panairi i Librit shënon një event gjithëpërfshirës të librit. Ku normalisht, shkrimtarët të çdo gjinie, parakalojnë në “Tapetin e Kuq” të lexuesit, çfarëdo forme, apo qoftë dhe një “reklamë” emri.
Poetët e rinj, gjithnjë shumë më pak të motivuar “të vetëmotivuar” me prurje jashtë shtratit të traditës, kryesisht poetë modernistë apo tashmë mund të themi poetë globalistë (pa kufi gjuhësh dhe kulturash), guxojnë dhe sjellin gjini dhe stile të reja, sidomos letërsia minore (jo në moshë por e panjohur ose pak e njohur), dhe “peshat e rënda” me emra dhe biografi, që herë rëndojnë dhe herë lehtësojnë në peshoren e vlerave tashmë të “vjetruara” të ca emrave grishës dikur.
A ka hierarki vlerash kulturologjike dhe letrare Shqipëria? A ka piramidë vlerash? A ka letërsi së pari elitare? Po kulturë elitare? Unë them se ka! Jo piramidë shtetërore mbi Unin e shkrimtarisë (të çdo lloji), por piramidë të pastër letrare si çdo vend tjetër, duke hequr çmimet idjote të katundeve mediatike, të mejhaneve apo tallavasë së botimeve me “yshtje” politike.
Përten oqeanit, sivjet transatlantikët gjigandë të deteve, mesazhierë të shkrimeve librore të botuesve shqiptarë kaluan oqeanin e mbrritën në tokën e “ëndërrave”. Një misionar, që në fakt libri shqip ka disa sezone që organizohet në Nju Jork (nga komunitetit shqiptar me në krye Adi Mehmeti), poeti luginas dhe dhëndër tiranas. Sa më shumë panaire të kemi më mirë është, por (duhet një tjetër kohë dhe shkrim për vetë problematikën e politikave librore në USA, pasi ndryshimet strukturore-gjuhësore/morfologjike të shqipes, atje kërkojnë qasje dhe risi të reja, ndaj modeleve moderne të panaireve librore), sepse lexuesit shqip, ka një strukturë tjetër qasjeje dhe model sjellje si/ndaj librit si lexues dhe më tej. Do thoni ju, se (shqipja në Amerikë ka një morfologji tjetër si ajo në të gjitha trojet shqipfolëse?) Jo! Por, lexuesit tashmë të konsoliduar të librit shqip, janë njohës shumë të mirë të gjuhës angleze, ku struktura e saj gjuhësore është më e thjeshtë sesa shqipja, për këtë lloj e kisha fjalën.
Tani të dalim tek piramida librore në gjithë arealin shqipfolës. A ka emra, poetësh dhe shkrimtarësh për çmimin “Nobël”. Bota ka një model. Poetët Laureat, propozohen për “Nobël”, (qoftë dhe shoqata kulturore të huaja). Po prozatorë a kemi? Po! Por, cinizmi na verbon. Sepse të kontribuosh në art, përpos misionit dhe humanizmit (a ka humanizëm letërsia shqipe sot, ndoshta termi “dhunë sociale” brenda arealit shkrimor e shpërbën fjalën “humanizëm”), që keqinterpretohet apo keqkuptohet, pra një shoqëri e dhunuar në të shkuarën dhe e vetëdhunuar, që prodhon dhunë të çdo lloj forme, a ka letërsi humane? Antidhunë?Antiheronj? Antistres?Antiuniversializëm? Ndarje veri-jug? Ndarje gjuhë/gege, gjuhë/standarde? Ndarje letërsie femëror/mashkullore, letërsi gjinore dhe diversitete të pagjini, apo dhe ambiguitete vlerash mes realizmit, modernizmit dhe ish-të përndjekurve me modelet e shkollave të viteve ’20-’30- ’40 të shek XX, përtej devijimit të realizmit migjenian në sociorealizëm gorkian stalinisto-zhdavist.
Të gjitha këto janë indicie të një derivati të gjerë, ku vlera Universale i letërsisë është shkruese, përballë lexuesit dhe anasjelltas, sjellja e lexuesit ndaj librit në çdo kohë, shekull, gjuhë apo gjini. Por, meritokracia mes shkruesve shqipfolës (me pak raste), ka qenë lojcake e keqe e ndëshkueshmërisë të së vërtetës, kur vetë kritika ose ka ngecuar ose ka qenë e njëanshme. Ai/ajo që kanë kaluar vijat e kuqe janë mënjanuar dhe merita e tyre “shkelmohet” përtej famës së promovimeve “glamur” me emra të vjetër, që plasin tullumbacet e politikës në emër të ca shoqatave qartësisht politike/ fetare/ antikombëtare duke “sajuar” evente të neo-socialistëve të rinj, si kundrapeshë e një atdhetarizmi të rremë për/ndaj kulturologjisë mbarëshqiptare. 
©Copyright Emi Krosi, 11 dhjetor 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.