back to top
-2.5 C
Tirana
E martë, 13 Janar, 2026

35 firmat e PD-së jo gafë, jo lapsus, por marrëveshja më e pistë e kodeve të heshtura PD-PS – nga Av. Agron Gurabardhi

Gazeta

ps-pd (dy anët... e nji medalje)
ps-pd (dy anët… e nji medalje)
35 firmat e PD-së jo gafë, jo lapsus,
por marrëveshja më e pistë e kodeve të heshtura PD-PS
nga Av. Agron Gurabardhi
Zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk ishte as surprizë, as aksident, as ndonjë fitore e demokracisë.

Ishte një lojë e ndyrë me role të ndara qartë, ku PD dhe PS e luajtën skenarin me profesionalizëm prej vitrinash politike, por me moral të shkatërruar si ndërmarrje ortakërie.
Sepse ka një fakt që nuk lë shteg për alibi, 35 firmat e deputetëve të PD-së për Endri Shabanin, sorosjan dhe 35 firmat e të njëjtëve deputetë për Aranita Brahjan, sorosjane.
Kjo nuk është rastësi, kjo është marrëveshje. Marrëveshje jo për qytetarët, por për pazarin e radhës të ndarjes së posteve kushtetuese që vijnë ditët e ardhshme.
Njëlloj si kartat e letrave që i kalojnë dorë më dorë, por gjithmonë brenda të njëjtës tavolinë.
PS “propozimet janë të PD-së “ thonë, duke qeshur nën hundë.
PD “propozimin na e vodhën” thotë, duke u shtirur viktimë dhe qytetari rri e sheh si këto dy kampe, që ditën u sulen njëri-tjetrit si gladiatorë, natën shkëmbejnë kodet e pazarit politik me saktësinë e noterëve të mafies.
Juridikisht, kjo është tallje me institucionin neutral që quhet Avokati i Popullit, i cili sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, jo produkt i kombinimeve të listave të firmave të dy partive që bëjnë sikur zihen e në fakt ndajnë pushtetin në heshtje.
Pyetja që lind natyrshëm është:
Pse firmosi PD gjashtë kandidatë paralelë?
Kush dha urdhrin?
Dhe mbi të gjitha cili është çmimi që PS duhet t’i kthejë PD-së në këmbim të këtij “shërbimi”?
Sepse në politikën shqiptare, falas nuk të jep askush as karrige, as votë, as firmë.
Në këtë histori vetëm një njeri ka detyrimin të flasë qartë, Sali Berisha.
Ai duhet të thotë publikisht, pse ra dakord me këto 35 firma të orkestruara?
Cili ështe pazari i radhës për 6 postet e tjera kushtetuese në vijim?
Apo të pranojmë se Ai dhe deputetët e emëruar prej tij luajnë tashmë lojën e dikujt tjetër?
Heshtja do të thotë vetëm një gjë, pazari është i mbyllur, ndarja e posteve ka nisur dhe publiku është prap i mashtruar.
Në një vend normal, një opozitë që firmos gjashtë kandidatë për të njëjtin post do ta quanin komprometim politik.
Në Shqipëri quhet “procedurë”.
Dhe pastaj na thonë, “Kemi betejë me regjimin Rama”.
Regjim bëhet pikërisht kështu me kode të heshtura, me marrëveshje nën tavolinë, me pazare të ndyra që as kriminalistika juridike nuk i amnistion dot.
Popullit i rroftë Avokati i “pavarur”
Tiranë, dt.11.12.2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.