back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Edhe dy libra të Dine Dines… – nga Visar Zhiti

Gazeta

Visar Zhiti dhe Dine Dine - te Vatra
Visar Zhiti dhe Dine Dine – te Vatra

Edhe dy libra të Dine Dines…

nga Visar Zhiti –

Ishim bashkë në burgjet e Spaçit dhe të Qafë-Barit, ku me vite na shkatërronte robëria dhe puna e rëndë në minierat primitive dhe megjithatë gjenim kohë dhe flisnim për librat në ato ecjet tutje e tëhu brenda telave me gjëmba, madje guxonim të tregonim dhe nga poezitë e shkruara fshehurazi…
Dinia vinte nga internimi në burg dhe kur të lirohej, prap në internim do të shkonte, ku e prisnin gruaja dhe fëmijët. Por kur Shqipëria do të hapej e do të ndryshonte sisteni, emigruan me të parët për në SHBA.

Dine Dine - "Burgu i Spaçit"
Dine Dine – “Burgu i Spaçit”

Dhe pasioni i leximeve iu kthye Dines në dëshirë për të shkruar. Do të nxirrte artikuj gazetave në Shqipëri e SHBA, tregime, novela dhe romanin e parë për arrestimin e tij, hetuesinë dhe gjyqin.
Dhe ja, së fundmi del dhe libri “Burgu i Spaçit”, që e quan “kujtime pas gjyqit”, është ferri i kalvarit dramatik, qëndresa e tij “me shokë shumë” dhe bashkë me këtë dhe libri tjetër me publicistikë, ese e përkthime, “Në kërkim të fjalës së lirë”. Botime nga “Jozef” me përkujdes dhe cilësi.

Dine Dine - Në kërkim të Fjalës së Lirë
Dine Dine – Në kërkim të Fjalës së Lirë

Dine Dine jo vetëm e ka kërkuar fjalën e lirë dhe u burgos për të, por e arriti dhe tani e lëvron me ëndje dhe bukur duke i shtuar “letërsisë tjetër”, të atyre që dolën nga burgjet dhe internimet, vazhdime të dëshmive tronditëse, përjetime të vetat, me kumte me vlerë, që së bashku pasuruan letrat shqipe të pas ‘90 duke sjellë me art realitete të munguara, ndërkaq duke e pasuruar kujtesës kolektive si kulturë…

.
Marrë nga muri i Fb i Visar Zhitit, 5 maj 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.