back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024

“Dy standardet” lidhur me pensionin e Ismail Qemalit – nga Hasan Bello

Gazeta

Ismail Qemali i biri dhe Hasan Prishtina, ne Vjene...
Ismail Qemali i biri dhe Hasan Prishtina, ne Vjene…

“Dy standardet” lidhur me pensionin e Ismail Qemalit

nga Hasan Bello

Pas dorëheqjes së imponuar nga Komisioni Ndërkombetar i Kontrollit, si kryeministër i Qeverisë së Vlorës më 22 janar 1914, Ismail Qemali u nis drejt Nicës, ku kishte gruan dhe fëmijët. Por rrethanat e vështira ekonomike e detyruan atë të bënte një ndalesë të shkurtër në ambasadën osmane në Romë.
Sipas relacionit të kësaj ambasade për Ministrine e Jashtme në Stamboll, më 12 prill 1914, Ismail Qemali ishte paraqitur aty me cilësine e ish-nëpunësit të Perandorisë. Ai kishte kërkuar nga shteti osman që t’i paguante urgjentisht 20 muajt e prapambetur të pensionit.
Pavarësisht raporteve që ishin krijuar pas 28 nëntorit 1912, kjo kërkesë legjitime, gjeti miratimin e autoriteteve osmane në Stamboll. Madje, ai mori edhe kompensim për periudhën që kishte qëndruar në dispozicion të shtetit osman për t’u emëruar si ambasador i Perandorisë në Teheran nga Abdylhamidi II.
Në fakt, Ismail Qemali do të jetë nga të paktët personalitete shqiptare që do të përfitojnë pension nga Perandoria Osmane. Kjo për shkak se në Konferencën e Lozanës së vitit 1923, ku do të përcaktohesh sasia e detyrimeve të Borxhit Publik Otoman për shtetet që lindën nga Perandoria, Shqipëria me të drejtë do të refuzojë që të bëhej pjesë e këtij borxhi. Ajo e justifikoi këtë qëndrim me faktin se, në Shqipërinë e 1913, nuk kishte asnjë hekurudhë apo investim për të cilin duhej të paguante pas shpërbërjes së Perandorisë. Një kusht tjetër që qeveria shqiptare i parashtroi Republikës Turke, ishte çeshtja e pensioneve të shqiptarëve që kishin shërbyer në administratën osmane.
Sidoqofte, pagesa që Ismail Qemali mori peër 20 muajt e prapambetur të pensionit nga qeveria osmane, ishte një qëndrim i drejtë dhe një akt juridik serioz nga pikëpamja ligjore…

Por çfarë ndodhi me pasardhësit e tij?
Pas 1945, djalit të Ismail Qemalit, Qazim bej Vlorës iu ndërpre pensioni patriotik që merrte nga të gjitha qeveritë që nga Kongresi i Lushnjes. Në takimin që ai pati me Enver Hoxhën, ky i fundit i deklaroi në mënyrë taksative se: “Kushdo që të jeshë, pensioni nuk të takon!” Atëhere Qazim bej Vlora iu drejtua: “Atëhere hiqe edhe portretin e babait tim, Ismail Qemalit, nga zyra juaj!”.

Marrë nga Muri i Fb i Hasan Bellos, 23 tetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.