back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Detyroje atë (Kryeministrin) ta mohojë! – nga Irena Beqiraj

Gazeta

Irena Beqiraj dhe Kryeministri Shqiptar
Irena Beqiraj dhe Kryeministri Shqiptar
Detyroje atë (Kryeministrin) ta mohojë!
nga Irena Beqiraj

Kur Albert Ajnshtajni ndodhej në exil në Angli, e njoftojnë se 100 shkencëtarë të vënë në shërbim të partisë naziste të Hitlerit, e konsideronin të gabuar teorinë e tij të relativitetit.
Ajnashtajni duke qeshur përgjigjet:
-Nëse do të ishte e gabuar, do të mjaftonte vetëm një për ta kundështuar, jo njëqind!
E pra, fakti që paralelizmin e “Neomalësores” me Lenka Çukon, përtej shumë të tjerëve, ka marrë përsipër ta kundërshtojë edhe vetë “Fyhreri” i Partisë Socialiste, (siç e quan një bashkëpunëtor i tij i ngushtë sot), tregon se përqasja e Lenkës me Neomalësoren ka qenë e drejtë.
Kam një lloj ligështie ndaj çdo dobësie, sidomos kur prej pamundësisë ajo përdoret për t’iu arratisur thelbit, ndaj po i ve gjuhës frè këtë herë por, nuk po e fsheh se kur lexova reagimin e Ramës, në majë të gjuhës më erdhi fraza mjaft e njohur e ish-presidentit amerikan Lyndon. B Johnson “Make…, deny it”. Detyroje atë ta mohojë!
Megjithëse vjen si mbrojtje ndaj Marjanës “së fortë”, Kryeministri po përpiqet të mohojë faktin se regjimit të tij autoritar personalist, gjithçka që i duhet janë paratë dhe kandidatët e “punësuar” si përfaqësues të popullit.
Shumë gra e burra janë “punësuan” këto 12 vjet si “përfaqësues” të popullit. Gatishmëria e tyre “për të tretur” çdo marrëzi si të pranueshme është krejt e qartë. Mendimet dhe veprimet e tyre rrotullohen vetëm rreth sigurimit të një vendi në “klubin e të besuarve të Tij”.
Ata janë njerëz të pushtuar nga emocioni mbisundues i frikës, njerëz “të braktisur njëherë e mirë nga instinkti i rebelimit, i cili është themeli i ndërgjegjes së njeriut, burimi i humanizmit të tij dhe mjeti i evolucionit të tij.
Nën këtë frymë totalitare, nivelet më të larta të partisë u populluan me njerëz të cilët sot pa asnjë përgjegjësi quhen “minj”, duke u përçmuar pikërisht nga ai që i “promovoi” pa asnjë meritë dhe kontribut.

Afërsitë dhe Ngjashmëritë që përsëriten
Afërsitë dhe Ngjashmëritë që përsëriten

Qartazi, me fjalët e tij Kryeministri i bën thirrje emocioneve dhe jo arsyes. Vija ndarëse midis tyre përgjithësisht nuk është aq e mprehtë për shumë njerëz, por ka edhe ajo përjashtime.
Ndaj, ne këto momente çdo debat mbi intelektualët e vërtetë do të ishte mëkat i madh, aq më tepër nga unë, që, pse ta fsheh, kam ende një ndjenjë paqësore mirëkuptimi për të.
Do të ishte sakrilegj që stomakut që i duhet “të tresë” akuzat e forta për korrupsion që vijnë nga zëvendësi i tij, apo të përballojë luftën për jetë a vdekje mes vartësve edhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, t’i kërkosh të tresë çfarëdo gjëje tjetër, sado elegante edhe e padëmshme të jetë ajo.
Për më tepër është historia e jo propaganda ajo që filtron intelektualët. Është ajo që do të flasë për integritetin, patriotizmin, atdhedashurinë qëndrimet dhe emrin që ata do të lënë pas.
Dhe historia nuk do të pyesë për mohimet e askujt, qofshin këto edhe të Liderit. Është pikërisht historia ajo që druaj se do ta përshkruajë ate jo si “Neron të pamposhtur” siç mundohen ta projektojnë vartësit e tij të afërt por, si një Caligula me smartphone në dorë!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.