Ne, harrojmë shpejt të mirën dhe shkëlqimin e mirësisë së dikujt – nga Altin Joka

Gazeta

Dr. Arqile Boti
Dr. Arqile Boti
Ne, harrojmë shpejt të mirën dhe shkëlqimin e mirësisë së dikujt
nga Altin Joka
Dua të kujtoj Dr. Arqile Botin, ndonëse rrallë kush e ka bërë pas vdekjes së tij në vitin 2010…
Ne jemi qenie të ulta dhe rrallë përkujtojmë dhe nderojmë figura të paarritshme si Dr. Arqileja, që dhanë më tepër se jeta e tyre, dhanë dhe shëndetin, çdo gjë të jetës për njerëzit pa asnjë interes, që kuruan mijëra njerëz edhe pse shpesh mjekesia moderne dështoi.
Ai nuk ishte thjesht doktor, mjek, njeri… por Misionar që askush nuk mundet t’ia marrë stafetën, madje as te këmbët t’i mbrrijë atij.
Kush nga doktorët dhe profesorët që lindën një shekull më parë, mund t’i dalë para tij nga arritjet?!?
Dr. Arqile Botin, e kam njohur dhe takuar disa herë nga shumë pak, dhe jo për ndonjë arsye shëndetsore, por në shkallën time vinte shpesh, mbasi aty takonte një intelektual me emër që e kish nga zona e tij, nga Dropulli i Poshtëm i Gjirokastrës, atëhere isha fëmijë, por nga fama që kishte i dilja para ta takoja.
Në shumë rrugë të Tiranës e ndalonin dhjetra njerëz për hallet e tyre shëndetsore, në disa raste e ndiqja nga pas nga kërshëria.
Më mirë, e njoha rreth viteve 2000, kur te një resort në Bërzhitë të Tiranës, tek Palma Nova Resort, u zhvillua një emision për Ramazanin me teologun Elvis Naçi, ku Arqileja ishte bërë besimtar dhe merrte pjesë në emisione me të, e ku dhe unë mësova për herë të parë për fenë, ku Elvis Naçi ishte shkëndia që më dha brenda…
Edhe pse kam folur shumë pak me Arqilenë (disa herë), kurrë nuk i kam harruar udhëzimet e tij dhe fjalët e arta që më ka thënë sa më lotoi jo vetëm syri por edhe shpirti.
Nëse është dikush që i është përmbajtur betimit të Hipokratit në Shqipëri, po edhe më gjerë, Dr. Arqileja ishte personifikimi i mjekut se si duhet të ishte.
Një humanist i papërtuar në hallet shëndetsore të njerëzve ku rradha në qendrën shëndetësore që ishte tepër e vogël në një fshtat të Tiranës, ja kalonte të gjitha poliklinikave të kryeqytetit e dhjetra doktorëve bashkë.
Njohuritë e tij shkencore mjekësore, enciklopedike, bimore dhe alternative, ishin aq të thella sa rrallë kush mund t’i dilte në konkurencë në atë kohë nga gjithë emrat e njohur të mjekësisë që edhe pse e shmangnin, kur në shumë raste dështonin në trajtimin e pacientëve i thonin:
A ke shkuar gjë tek Dr. Arqileja?
Vetë Mehmet Shehu, si kryeministër i kohës ndërhyri ta sillni nga Librazhdi në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, edhe pse shumë mjekë e xhelozonin, edhe pse nën rrogoz e quanin të çmendur edhe pse vetëm Dr. Flamur Topi e respektonte tek emisioni tij i përjavshëm në RTSH “Trupi dhe Shëndeti…” Ku njerëzit linin çdo punë ta ndiqnin me laps në dorë doktorin… e ku profesorë me emër në atë kohë çuditeshin nga mënyra dhe rezultatet e larta të kurimit të njerëzve edhe pse heshtnin!
Një personalitet që nuk njihte pushim dhe kohë por kishte vetëm një mision në jetë: Shëndetin e njerëzve!
Bridhte mal më mal të njihte botën bimore e bisedonte me banorët aty për historikun e tyre, i testonte, i provonte edhe në trupin e tij duke bërë një revolucion në mendësinë e kujdo që nëpërmjet bimëve mund të arrihej kurimi sëmundjeve edhe më mirë se ilaçet.
Dr. Arqile Boti
Dr. Arqile Boti
Ai krijoi Mjekesinë Alternative në Shqipëri dhe frymëzoi shumë të tjerë të bëheshin mjekë alternativë!
I dha një respekt kësaj mjekësie në popullatë, por edhe tek mjekët kudo…
Te ai vinin nga katër anët e Shqipërisë, nga Malësia dhe zonat e thella, nga Kosova, Maqedonia, në shumë raste edhe nga shtete të huaja, nga fama që ai krijoi edhe pse nuk e donte edhe pse qëndronte thjesht dhe nuk reklamohej apo mburrej.
I vetmi person që kam njohur që e ndalonin në rrugë çdo çast, kudo ku mund ta shihnin, e shoqëronin dhjetra njerëz dhe ai nuk përtonte t’i ndihmonte.
Edhe pse në shumë raste ishte i sëmurë pa gjumë sepse misioni tij ishte t’i shërbente njerëzve, ai s’mërzitej kurrë nga shqetësimet e tyre, në vend të rënkonte nga sëmundja e tij që s’e tregoi kurrë, ai e gjente ilaçin, te sherbimi ndaj njerëzve
Sa e sa njerëz sot jetojnë falë tij?
Sa e sa fëmijë e të rritur nuk ju dha shpresë dhe sot ende jetojnë?
Më thoni një Doktor, në trevat tona shqipfolëse që mund të këtë kuruar aq shumë njerëz, mbi 60-80 njerëz në ditë kalonte në dorën e tij, që harronte të ushqehej për njerëzit apo dhe të flinte, të krihej apo vishej?
Por ne jemi qënie të ulta si përherë harrojmë mirësitë dhe madhështinë e dikujt dhe s’e përkujtojmë më, por ia lemë harresës…
E pra, ky misionar që vjen rrallë në breza, duhet nderuar e përkujtuar në çdo kohë…
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për madhështinë që i dha njerëzve në kurimin e sëmundjeve dhe lutem t’i japi gradat më të larta të Xhenetit…
Amin!
Marrë nga Muri i Fb, Altin Joka, 29 mars 2025

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit