back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Detyra e artit dhe e artistit… – nga Jorge Luis Borghes.

Gazeta

Etyd
Etyd

Detyra e artit dhe e artistit…

nga Jorge Luis Borghes.

Detyra e artit është të shndërrojë gjithçka që na ndodh; ta shndërrojë gjithçka në simbole, në muzikë; ta shndërrojë gjithçka në diçka që mund të jetojë në kujtesën e njeriut. Kjo është detyra jonë. Nëse nuk e përmbushim, hidhërohemi.
Shkrimtari apo artisti, ka detyrën ta shndërrojë gjithçka në simbole. Këto simbole mund të jenë ngjyra, forma ose tinguj. Për poetin simbolet janë tinguj dhe fjalë, fabula, histori, poezi. Puna e poetit nuk mbaron kurrë. Nuk ka të bëjë hiç me orët e punës.
Ti gjithmonë merr diçka nga bota e jashtme. Diçka duhet të shndërrohet dhe në fund të fundit, ajo do të shndërrohet. Ky zbulim mund të shfaqet kurdo. Poeti kurrë nuk pushon. Ai gjithmonë punon, madje edhe kur ëndërron. Përtej jetës së shkrimtarit është një vetmitar.
Ti mendon se je vetëm dhe me kalimin e viteve nëse yjet janë me ty, mund të zbulosh, që je qendra e një rrethi të madh miqsh të padukshëm, të cilët të duan, por ti nuk do t’i njohësh kurrë. Dhe ky është një shpërblim i mrekullueshëm.
.
Jorge Luis Borges (1899-1984)
Jorge Luis Borghes (1899-1984)
.
Përktheu – Elona Caslli
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.