back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 14 Tetor, 2024

Burgosja dhe pushkatimi i deputetëve – nga Gazmend Bakiu

Gazeta

Ora e indoktrinimit ideologjik për masat punonjëse
Ora e indoktrinimit ideologjik për masat punonjëse

Burgosja dhe pushkatimi i deputetëve

nga Gazmend Bakiu

Votimet me gogla të 2 dhjetorit 1945 u fituan nga Fronti Demokratik me 93 % (!) të votave. Mirëpo, brenda Frontit, pas të cilit maskohej Partia Komuniste (më 1948, ndërroi emrin në Partia e Punës) kishte deputetë që kishin mendime ndryshe, nuk pajtoheshin me çfarë po ndodhte në Shqipëri dhe që mund të përbënin opozitë.
Partia Komuniste megjithëse zotëronte të gjitha pushtetet nuk mund të duronte asnjë zë kundër (dhe jo më opozitë), kështu që “zbuloi” dy grupe armiqësore deputetësh, të cilët i çmandatoi, i burgosi dhe i pushkatoi në vitet 1947 dhe 1948.
Pasi mbaroi punë me ta, Enveri fliste vetë, dëgjonte vetë dhe zbulonte armiq të tjerë në radhët e partisë së tij, gjë që e kishte filluar qëkur Miladini themeloi Partinë e së Keqes.
Në vazhdim, në Kuvendin Popullor kishte vetëm duartrokitje dhe ovacione, por gjithsesi Hoxha Parlamentin e kishte bezdi, prandaj e mblidhte më rrallë se një herë në 6 muaj. Dhe kështu vazhdoi historia deri në vitin 1990. Mirëpo fundin politik (siç e dini) Enveri dhe sistemi i tij e patën të turpshëm, ndërsa dëmin për vendin shumë të madh.

Marrë nga Muri i FB Gazmend Bakiu, 19 dhjetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.