back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Botimi i numrit të parë të revistës “Hylli i Dritës” drejt 110 vjetorit

Gazeta

Revista Françeskane “Hylli i Dritës” drejt 110 vjetorit të jetës

Botimi i numrit të parë të revistës “Hylli i Dritës”

drejt 110 vjetorit*

Kalendari historik tregon se si sot, më 1 tetor të vitit 1913, doli numri i parë i revistës së njohur të Françeskanëve shqiptarë “Hylli i Dritës” – pasqyrë e lavdishme, por jo më pak edhe tragjike e historisë së Kombit Shqiptar, për lirinë e të cilit u përpoqën autorët e saj françeskanë e jo françeskanë, duke shkruar sa me bojë, aq me flijimin e jetës deri në derdhjen heroike të gjakut në mbrojtje të vlerave kulturore e shpirtërore të popullit e të vendit.
Numri i parë i revistës “Hylli i Dritës” u botua më 1 tetor 1913, për t’u ndërprerë menjëherë, sepse doli haptas në mbrojtje të lirisë e të drejtave kombëtare shqiptare, seriozisht të kërcënuara një vit pas shpallje së pavarësisë e para fillimit të Luftës I Botërore.

Gjergj Fishta (1866-1940)
Gjergj Fishta (1866-1940)

Shkruante Atë Gjergj Fishta: “E tuj kenë se me të hîm t’ushtrive ndërkombëtare në Shkodër mbaroi nata e errshme e robnisë e për Shqipëtarë filloi me ague e bardha dritë e Lirisë, e kemi quejtë ketë të Përkohëshme tonë: “Hylli i Dritës”, përse âsht tue lé nepër ag të qytetnisë së Shqipënisë. E porsi Hylli i Dritës me fërfllim t’ambël të vetin ngjall shpënesët e shueme në zemër të shtegtarit, errun ndër shkretí të mjerueme, (ashtu) na do të përkujdesena, qi edhe e Përkohëshmja jonë të mrrijë me ngjall shpënesën ndër zemra të Shqipëtarëvet se prej Hyut ditë mâ të mira kanë me iu reshë Shqipënisë” (H.D. I. 1913, 4-8). (Pater Gjergji).
Revista “Hylli i Dritës” rifilloi të botohej në maj të vitit 1921, për të heshtur rishtas nga nëntori i 1944-tës deri në nëntor të 1993-shit. Nga 1993, u duk përsëri nën drejtimin e njërit nga françeskanët e paktë që kishin shpëtuar gjallë nga persekutimi i komunizmit: At Zef Pllumit. Shumë shpejt u ngrit po në atë rang të lartë që kishte pasur dikur Hylli i Dritës dhe revista tjetër e Etërve Jezuitë “Leka”.
Në këtë periudhë të pas komunizmit, Hylli i Dritës u botua deri ne vitin 1997, kur iu desh të mbyllej sërish. Pas kësaj ndërprerje të re, rifilloi përsëri të botohet në vitin 2006, gjithnjë nën drejtimin e Provincës Françeskane “Zoja Nunciatë” të Shqipërisë.
Vatican News, 1 Tetor, 2022

*Titulli redaksional nga radiandradi.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.