back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 10 Tetor, 2024

Bizanti dhe Venediku – nga Robert Martiko

Gazeta

Venecia ode Venediku
Venecia ode Venediku

Bizanti dhe Venediku

nga Robert Martiko

një tregim i shkurtër për të treguar
se si koha e një vendi mikroskopik
është tmerrësisht më produktive dhe fitimtare
nga ajo e një vendi me hapësirë gjigante…

Shkrimtari Robert Martiko
Shkrimtari Robert Martiko

Lexoj artikuj të shumtë rreth ngjarjeve në Ukrainë dhe shumë rrallë më rastis të dalloj gjëra të shkruara me saktësi. Prandaj duhet filozofia për t’i sqaruar gjërat në rrënjën e tyre të thellë. Dhe kur flitet për gjëra të kësaj natyre, ti kundërshtosh, është sikur të mohosh ligjin e gravitetit: të thuash se trupat nuk bien në tokë, por i tërheq qielli. Shembulli i mëposhtëm ndoshta mund të vlejë për të nxjerrë një konkluzion të saktë rreth kësaj teme.
Konkretisht, të gjithë njohin Venedikun e dikurshëm në Mesjetë. Ishte një qytet pothuajse mikroskopik në krahasim me Perandorinë Bizantine që fillonte nga brigjet e Dalmacisë dhe përfundonte në Azi.
Në vitin 1081, një perandor jo i fjetur, përkundrazi mjaft energjik, Aleks i I Komneni, bëri gabimin tragjik t’iu shesë venecianëve 33 portet e perandorisë për të bërë tregti. Jo se ky ishte gabimi i parë që bënte Bizanti. Koha që u hap për Venedikun ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme. Pikërisht me këtë Kohë të Hapur venecianët përballuan më pas Perandorinë Osmane jo vetëm nga ana ekonomike por edhe ushtarakisht. Ndërsa Bizanti u mbyll në Kohën e një fshatarësie-ushtarake, e cila mund të arrinte të realizonte fitore të përkohshme: me barbarët në kufi, veçse Koha si perspektivë jo u mbyll, por u ferros keq, për gjithë hapësirën perandorake. Kaq i tmerrshëm u tregua shitja e detit dhe e gjithë limaneve të Perandorisë. Mos vallë Venediku ishte i vetmi qytet në Europën Perëndimore që merrej me tregti?! Përgjigjja është Jo! Qytetet në rrjedhën e kohës u bënë me qindra. Arritën deri në Amerikë. Sepse Europa, në saje të mendimit filozofik, përherë në lëvizje, jo beton armé, u vu në rrugën e Rilindjes Shpirtërore, nuk u mor me temën se çfarë gjinie kanë engjëjt. Për të korrigjuar Dogmat Mesjetare, Mendimi Filozofik Europian, thirri në ndihmë Platonin dhe Aristotelin. Pikërisht amullia e mendimit çoi në rënien e Kostandinopojës, pasi një Bizant i futur në Kohë do t’i kishte mbajtur osmanët kilometra të tëra larg, siç ndodhi në Europë. Kështu edhe Rusia, me rrënjë në Bizant, mund të ketë një Hapësirë të madhe, pa anë e fund, por është vetë Koha që punon kundër Putinit. Koha Universale e Qytetërimit të Rilindur Perëndimor mëson se nuk mund të bëhet më luftë në Mijëvjeçarin e Tretë. Është më e mirë tregtia sesa revolucionet dhe luftërat. Kaq thjesht. Pikërisht kjo është Koha në lëvizje që asgjëson hapësirat e mëdha por të mbyllura.
I shkruaj këto, si gjithnjë, jo me idenë për të shkruar kot më kot, por për të vënë në dukje se Hapja e Kohës ka vlerë jo vetëm për shtetet dhe shoqëritë, por për vetë njeriun me mendje të hapur. Të shpëtojë nga mendimi i vdekur, pa logjikë, i verbër, që është ferri i vetvetes…

Venezia - Afresk
Venezia – Afresk

Marre nga muri FB i Robert Martikos, 27 mars 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.