
Ashtu si At Zef Pllumi as unë s’e kuptoj…
nga Eva Idrizllari
“Kurrë s’e kam kuptue se si një popull i vogël si shqiptarët
ka mujt me nxjerrë kaq shumë rrugaça.”
– Atë Zef Pllumi
E thënë në një tjetër kohë, kjo fjali tingëllon sot si një këmbanë që nuk resht së rëni.
Sepse rrugaçëria nuk matet vetëm me sjelljen në rrugë. Ajo shfaqet edhe në mënyrën se si trajtohet shteti, pasuria publike dhe interesi i përbashkët.
Kur rrugaçëria vesh kostum, merr zyrë dhe vulë – pushteti kthehet në plaçkë, posti në pronë dhe shteti në prè.
Kështu, rrugaçëria bëhet sistem.
Dhe rrugaçët e pushtetit nuk vjedhin vetëm paratë e shtetit. Ata/ato vjedhin diçka shumë më të shtrenjtë: besimin e qytetarëve, dinjitetin e shoqërisë dhe të ardhmen e vendit, kurrë nuk e kam kuptue:
Pse një popull që e njeh koston e rrugaçërisë, prapë voton rrugaçët?
Marrë nga Muri i FB, Eva Idrizllari, 25 Shtator 2026