Rama përballë goditjes së madhe -nga Robert Papa

Gazeta

Robert Papa & Kryeministri Shqiptar
Robert Papa & Kryeministri Shqiptar
Rama përballë goditjes së madhe
nga Robert Papa

“Mbreti po del lakuriq çdo ditë.
Ndërkohë që një polic ndalonte shqiptarët,
amerikanët hynin në një mjedis publik.
Hotel Marriott nuk është members club.
SPAK-u ka vendosur të godasë
te kreu i shërbimit informativ aktiv; shteti ka rënë!
Gjithashtu arrestohet ish-drejtori i përgjithshëm i policisë.
Rama nuk di se ku ka kokën, as familjarët,
dhe duket që një skenar goditës ndaj tij
do të jetë shumë i akullt në tetor, sepse nuk ka nevojë
për heqje imuniteti për familjarët e tij të korruptuar…”

Sipas Foreign Corrupt Practices Act, një shtetas amerikan dënohet në qoftë se korrupton një zyrtar qeveritar të huaj dhe humb edhe shtetësinë. Ai ka filluar të tregojë qartë shenjat e një paniku e frike se do ta asgjësojnë edhe fizikisht. Ende mban sekret hotelin ku do të qëndrojë në Manhattan, kur për vitet e fundit ka qëndruar në Hotel Gregory – me pronarë shqiptarë me lidhje të dukshme me Ndranghetën, por që përflitej edhe për lidhje me të. Disa herë është larguar pa paguar, ka qëndruar në një suitë të paligjshme të hotelit dhe e ka përdorur si strehë kur familjarët e tij janë kuruar nëpër klinikat shumë të shtrenjta në Manhattan.

SPAK-u mbështetet nga amerikanët
Natyrisht që sa herë Rama dhe banda e tij vijnë në Amerikë, kanë pasur ndalime në aeroport. Ai dhe familjarët e tij kanë qenë nën vëzhgime observuese nga agjencitë të cilat kontrollojnë e përgjojnë personat person of interest. Dhe në qoftë se pyet kamarierët që i kanë shërbyer, ka pasur dreka e darka me Pacollin dhe me një çifut, i cili del që është Ron Yeffet. Të gjithë personat me të cilët Rama shkon kanë probleme me agjencitë e zbulimit e kundërzbulimit, dhe Ron Yeffet ka kohë që është nën radarët e hetimeve për afera të dyshimta në Florida. Siç thonë punonjësit e shërbimit të hotelit, Rama shpenzonte orë e orë të tëra me Ron Yeffet.
Pa diskutim që ka përgjime me qindra orë. Fakti që kreu i shërbimit informativ ka lidhje me krimin është një fakt i frikshëm e monstruoz për qeverinë e korruptuar të Ramës. Ka qenë si një lloj tradite që kreun e shërbimit e emëronin amerikanët. Rama i ka sfiduar duke marrë dikë që është larguar nga Kosova pikërisht me probleme të mëdha në lidhje me shitjen e informacioneve. E vendos si kreun e shërbimit, dhe shefi i stacionit të CIA-s në ambasadën amerikane natyrisht që nuk mund të ketë qëndruar jashtë grushtit të thellë nga SPAK-u.
Ndaj protestuesit kanë të drejtë kur thonë SPAK-u! Tetori pritet të jetë më i ashpër sepse SPAK-u ka vazhduar të jetë nën mbështetjen amerikane, dhe unë e kam thënë që çdo muaj një spakist vjen në Amerikë për trajnim. Fëmijët e llastuar të Trump-it nuk e kanë ndalur dot mbështetjen e Departamentit të Drejtësisë për SPAK-un. Kanë arritur deri diku të blejnë një lloj heshtjeje te departamenti kaotik i Rubio-s, por edhe aty ka nisur reagimi i qelizave që mbrojnë drejtësinë dhe këtë sistem të madh të Amerikës. Rama duket shumë keq në qoftë se e krahasojmë edhe me Kurtin, i cili takon Erdogan-in, takon kongresmenin Ëilson që ka nisur hetimet për lidhjet me trafiqet me Ramën, dhe është ulur te Kisha Shqiptare e Zonjës së Mirë në mjedise me shqiptarët. Duket që ka një organizim të vizitës së tij.

Misteri i vizitave të Ramës
Rama ka miliarda dollarë, nuk e ka problem që të blejë ndonjë takim me kongresmen me 5.000 (ose 10.000$), por Ramës i largohen të gjithë këtu në Amerikë. Ai është si një lebroz dhe pa diskutim që edhe Këshilli ka gjasa që edhe këtë vit të mos i hapë telefonin. Konsullata e Vuçiç-it nuk është larg hotelit ku ka qëndruar rregullisht Edvin Rama. Herën e fundit ka qenë kur u martua djali/vajza e Soros-it. Dy vjet më parë, kur ishte në OKB, Vuçiç është parë drejt hotelit ku ishte Rama. Rama sa herë që vjen telefonon 911 dhe urgjenca e çon në spital. Ndaj në një takim kur ai vinte në OKB, Yuri Kim ka shkuar dhe e ka takuar në dhomë vazhduesen e partisë së Hoxhës. Koha e Yuri Kim-ëve ka shkuar; Yuri Kim punon për një kompani nafte, të cilës i bëri favore kur ishte si ambasadore.
Turp për diplomacinë amerikane për figura të tilla!
Ardhja e një ish-gjenerali në çastet kur kërkohet arrestimi i kreut të shërbimit sekret mund të mos jetë rastësore. Një ish-gjeneral ka integritet. Shqipëria do të tregojë a është de jure apo de facto anëtare e NATO-s. Ju kam thënë që kur Ramiz Alia vinte në OKB – se kështu i thoshte – ka takuar Shevardnadze-n. Nuk kishte rast që kur Rama erdhi për herë të parë takoi Lavrov-in. Në shpirt e në zemër mbeten varshavianë. Do të kërkojë të kryejë një takim në Staten Island, siç ka thënë në datën 26, si takimi skandaloz në fshatin Troy të Michigan-it. Qeliza e vëllait të tij për bixhozet e paligjshme do të fusë surratin dhe, i veshur si karagjos e klloun te galaja e miqve të tij në qendër të Manhattan-it në datën 25, do të shtrohet përsëri në spital.
Do të kryejë vizita që askush nuk e di se çfarë vizitash kryen sa herë që vjen, dhe do të takojë ndonjë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilët janë në OKB, apo do të takojë ndonjë nga Dubai e Katari, aty ku ai ka frikën e pastrimit të parave të tij. Nga ky kanal ju kam thënë shpesh që janë miliarda dollarë nga klani kriminal i Ramës në Gjenevë, Singapor, Dubai, por edhe këtu, pa harruar Cayman Islands.
Kreu i SPAK-ut e tha sot: bashkëpunim me FBI-në. Prandaj Rama nuk po jep dorëheqjen, sepse kërkon të shpëtojë aq sa mund të shpëtojë. Por me ata që ai është lidhur në pastrim parash – që kërkonte t’i pastronte në Zvërnec – FBI ka kohë që i ka nën radarët e tyre; këtu drejtësia prevalon. Jua kam thënë: Nuk është Trump-i që kontrollon çdo gjë. Ai që quhet rëndom deep state mban strukturat e këtij vendi të madh. Ne konsiderohemi si popull proamerikan dhe na takon të jemi. Rama nuk e merr peng dot Shqipërinë, nuk e kthen dot në shitje çifutësh në një moment servilizmi ndaj dikujt që konsiderohet si kriminel guerre.
Tani politika e jashtme shqiptare tre orientime duhet të ketë: Turqinë në Ballkan, aleati ynë real dhe strategjik; Gjermaninë në Evropë; dhe Amerikën në botë. Të tjerat janë të rralla. Por ai “Revolucion i Flamingove” – më falni për shprehjen – ia ka bërë glasën Ramës dhe klasës së tij kriminale! E ka ekzekutuar. Dhe kjo që po ndodh as në diktaturë nuk ka ndodhur, me përjashtim të Koçi Xoxes kur është arrestuar, i cili kontrollonte Sigurimin. Për mendimin tim, shërbimi informativ duhet shkrirë.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim
Fakt: janë lidhur me trafiqe, janë lidhur me krime dhe duhen ngritur dy shërbime: një shërbim për brenda dhe një shërbim për jashtë, nën kontrollin e amerikanëve dhe jo me emërimet skandaloze të Ramës me këtë mani për të vënë figurina – sepse ai do të donte të vinte Zeqon aty dhe votat i ka. Tetori do të jetë më goditës nga SPAK-u për Ramën. Shenjat janë! Uroj, dashtë Zoti, që ambasadori që vjen të takojë një përfaqësi të protestës, të takohet me SPAK-un. As nuk e diskutoj se e ka thënë në hirllëkun e tij. Për ata që janë xhelozë ndaj protestës, modestisht ju sugjeroj: shkoni në protestë! Nuk ka rëndësi se çfarë thërrasin; ka dhe thirrje jakobine. Nuk i vendos protesta burgjet, i vendos SPAK-u dhe drejtësia.

Mbështeteni SPAK-un!
Është e vetmja shpresë për Shqipërinë që shqiptarët të kthehen dhe shqiptarët e tjerë të mos largohen. Shqipëria ka nevojë për një parti të djathtë ekstreme, si në Gjermani, t’u dalë e zot bangladeshianëve, indianëve, filipinasve! Jo! Kthim të shqiptarëve! Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve! Ka dalë nga deep cuts, nga subndërgjegjja kjo thirrje e madhe e Frashërit të madh, të Ballit Kombëtar, të nacionalistëve që e kanë dashur Shqipërinë, që ishin aleatë realë me Amerikën. Dhe ai që bredh për të zgjedhur një hotel ku të mos e përgjojnë e të mos e helmojnë, vazhdon e tallet me Ballin Kombëtar dhe thotë që ballistët kanë ngrënë pula. Injorant! Partia jote ka ngrënë njerëz!
Dhe ti nuk the kurrë “më fal”, duke nisur që nga varja e Havzi Nelës e me qindra e mijëra raste të gjakta e të përgjakta. Do apo s’do, ti je në ecurinë e partisë së Enver Hoxhës. Fundin do ta kesh njësoj: ose si Koçi Xoxe, ose si Beqir Balluku, ose si Mehmet Shehu. Largohu vetë! Por ti meriton të shkosh nën pranga, se dëmin që i ke bërë Shqipërisë nuk e ka bërë askush: 1 milion të ikur për 10 vjet! Ta tha bukur një djalosh që hyri tek ai klubi i ligaveceve që kishe përzgjidhur me një polic: “Ke larguar 1 milion vetë!”. Koha të largohesh ti!”,
Marrë nga “Fokus TV”. /gazeta sot/

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Robert Papa

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit