back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024

Arrestohet ish zyrtarit të lartë të FBI dhe Kryeministri Shqiptar – Charles Mc Gonigal – Adriatik Riza Dosti & Ylli Dylgjeri

Gazeta

Charles Mc Gonigal & Edi Rama
Charles Mc Gonigal & Edi Rama

Çfarë fshihet pas arrestimit të ish zyrtarit të lartë

të FBI – Charles Mc Gonigal…

nga Adriatik Riza Dosti

Pothuajse në të gjitha mediat amerikane të këtyre dy-tre ditëve të fundit kryelajm mbetet arrestimi i Mc Gonigal… ish zyrtari i lartë i shërbimit sekret amerikan, FBI, i cili ka patur si detyrë të tijën dhe ka drejtuar Divizionin e kundërzbulimit amerikan në vitet 2016-18…!
Akuza të forta rëndojnë tashmë mbi Mc Gonigal i cili u arrestua të shtunën e shkuar në Aeroportin e Neë Yorkut…
Zhbërje dhe shpërdorim te sanksioneve financiare me qëllime personale fitimi e favorizuese ndaj personave të sanksionuar financiarisht prej SHBA… bashkëpunim me agjensi të huaja të sherbimeve sekrete, shpërdorim i rëndë detyre dhe nxjerrje të sekretit shtetëror… marrje rrushfeti dhe korrupsion aktiv… pastrim i parave të pista… etj. janë disa prej akuzave ndaj të cilave ish zyrtari i lartë i FBI duhet të përgjigjet! E nëse gjendet fajtor, rrezikon minimumi deri në 20 vjet burg…!!
Jo i rastësishëm është fakti se Mc Gonigal ka disa vite që është mik i afërt i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama… Pranuar ky fakt publikisht edhe nga ky i fundit, i cili publikisht tashmë është detyruar të thotë se: “Ai ka qenë dhe mbetet miku im i afërt… por nëse ka probleme me drejtësinë amerikane… le të përgjigjet atje, pasi kjo nuk është puna ime[???]…
Por problemi nuk është kaq i thjeshtë sa kërkon ta kalojë Rama!
Pasi CNN në një koment të tij pohon lidhjet jo do si do të MC Gonagal me Ramën… ku ndër të tjera përmendet “këshilla” [lexo ndikimi i tij direkt] për kryeministrin shqiptar që të bëjë me shumë kujdes për dhënien të licencave, sidomos për kompanitë e bizneset ruse për kërkimet e Naftës në tokën shqiptare[???]…
Ndërkohe në një takim Mc Gonigal – Rama që është mbajtur sekret prej të dyve… ka qenë i pranishem edhe një politikan kosovar [aludohet për H. Thaçin ose A. Nezaj]… ndërkohë që në një ujdi mes tyre po sekrete… CNN konfirmon faktin se po për qëllime përfitimi personal e me dijeninë e Ramës… një ish agjent i shërbimeve sekrete shqiptare i ka dhënë ish zyrtarit të lartë të FBI tashmë të arrestuar 225 mijë dollarë… në këmbim të favoreve në veçanti për biznesin e naftës shqiptare!
Gjithashtu në këtë histori të pisët që nis që nga 2017, përfshihet edhe një nga këshilltarët “specialë” të kryeministrit shqiptar Rama… me emrin Dorian Duçka!
Mc Gonigal akuzohet edhe për prishje sanksionesh e favorizime personale ndaj oligarkut të njohur rus Oleg Deripaska që ndodhet në listën e sanksioneve amerikane ndaj oligarkëve rusë në veçanti atyre që janë pranë e pro politikës së Putinit…
Sëbashku me ish zyrtarin e lartë të FBI është arrestuar edhe Sergei Sheshkov, i cili shërbente si përkthyes, por njëkohësisht punonte edhe për miliarderin rus Deripaska…
Ngjarja në fjalë ka bërë goxha bujë këtu në SHBA… dhe priten zhvillime tepër interesante, aq më shumë sot kur përplasjet politike e gati edhe luftarake mes Amerikës e Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë janë më të mprehta se kurrë…
Përsa i përket përfshirjes se kryeministrit shqiptar në këtë histori [madje përflitet se i përzjerë në pastrimin e parave të pista – një ndër akuzat që rëndon mbi Mc Gonigal, është edhe i vëllai i tij, Olsi] bëhet e ditur se FBI ka kohë që e ka në një lloj survejimi të tipit të tij profesional, kreun e qeverisë shqiptare…
Ja pra, këta janë “miqtë amerikanë” si puna e këtij Mc Gonigalit që kanë mbështetur e vazhdojnë të mbështesin për të qëndruar ende në pushtet Edi Ramën… Ndaj dhe mençurisht populli shqiptar thotë se… “më thuaj me cilin rri, të të them se cili je!”
Nuk është fare çudie, që listës sëe personave të përmendur më lart në këtë shkrim t’i shtohet edhe emri i një apo dy Ambasadorëve amerikanë që kanë shërbyer e shërbejnë ende ne Ballkanin Perëndimor si kryedipllomatë të USA – tha në një tjetër edicion lajmesh një TV i shumë ndjekur amerikan – të hënën në mbrëmje…

Shënimi im personal – A di gjë Spartak Ngjela ose “Avokati” për ngjarjen në fjalë meqënëse merret prej kohësh e non stop me “planet, punën e axhendën” e shërbimeve sekrete amerikane… apo thua ta këtë bërë gjithçka FBI me kokën e vet e pa e informuar dhe pa e pyetur Takun, … Hahaha !

Marre nga Muri i Fb i A.R.D, 24 Janar 2023

Charles Mc Gonigal & Edi Rama
Charles Mc Gonigal & Edi Rama

Miku i Rames i FBI-së arrestohet

nga Ylli Dylgjeri

Ja pra qe dhe amerikanët merrkan para.
Ja pra qe dhe zyrtarët shqiptarë jepkan para.
Mediat amerikane vijojnë të publikojnë të tjera informacione për lajmin e bujshëm të arrestimit të një ish-zyrtari të lartë të FBI-së.
Nuk e dimë nëse do e marrim vesh ndonjëherë se përse janë dhënë e marrë ato para dhe çfarë është lobuar e arritur me to.
Por në përgjigje të batutës së Ramës thënë në Davos, e që i frymëzoi gjithë Rilindasit, se karma bëri që korrupsioni t’ju shpërthente mes jush, po e them Unë përgjigjen që në fakt duhet ta kishte thënë zyrtarja e BE-së:
Po, korrupsion kemi dhe ne, po ndryshe nga ju kryeminister i Shqipërisë, ne i ndjekim, i arrestojme dhe i ndëshkojmë të korruptuarit, si dhe nuk i varfërojmë qytetarët tanë, por përkundrazi krijojmë prosperitet për ta…
Ndërsa unë Ylli Dylgjeri, një qytetar i pushuar prej 4 vitesh nga puna, për një bejte me 4 rreshta, po ju them: Korrupsioni ynë nuk kapet, se kushedi se ku bredh me Charter me dhomë gjumi, apo kushedi se ku po mban fjalim vetëm për përfitim në ditët që do vijnë.
Në njoftimin zyrtar të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, thuhet se miku i Ramës rrezikon mbi 20 vite burg…

Marre nga Muri i Fb i Ylli Dylgjerit 24 Janar 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.