back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

A mundet Adolf Hitleri – të jetë i Derës së Arianitëve të Arbërit?!?*

Gazeta

Stema Heraldike e Arianiteve
Stema Heraldike e Arianiteve

A mundet Adolf Hitleri  –

të jetë i Derës së Arianitëve të Arbërit?!?*

Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë,
po edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë,
vetëm fakti që disa elementë të këtij shkrimi
të fusin në botën e dyshimeve dhe hamendsive,
më shtyu ta paraqes kët shkrim në sitin tim.
Sepse edhe e vërteta edhe e pavërteta,
nuk ndryshojnë asgjë prej asaj çka ka ndodhur në histori,
kështu që as Hitlerin s’e bëjnë dot më të keq,
dhe as ne shqiptarët s’na bëjnë dot më të mirë! j.r.

Në fillimet e shekullit të IV (pas Krishtit), perandoria Romake filloj të ndahet në njesi administrative më të vogla.
Perandori Dioklecian (me origjinë ilire, i lindur ne Dioklea – Salona me 244, vdiq në Spalato në 311), me anë të Tetrakisë (tetra – tettares – katër dhe árchein – qeverisje), e ndau Perandorinë Romake në katër rajone, ndërsa Perandori Konstandin I (lindi në Nissus të Ilirisë me 274, vdiq në vitin 337), e coptoi dhe me shumë territorin e gjerë të perandorisë Romake.
Njësia më e madhe administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të formuara nga një numër i madh provincash.
Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat e Dakisë e të Maqedonisë, ku në këtë të fundit bënin pjesë provincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike të banuar nga iliro-arbërit, përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët e reja.
Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti pretorian për Ilirikun, e kishte selinë e vet në Selanik.
Po këtu ndodhej edhe selia e kryetarit të kishës së kësaj prefekture.
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, me 395 pas Krishtit, trevat iliro-arbërore hynë në përbërje të Perandorisë të Bizantit.
Kjo ndarje krijoi dy botë antagoniste, të Perëndimit dhe të Lindjes, që mbeten në konflikt të vazhdueshëm mes tyre.
Territoret e banuara nga iliro-arbërit u përfshinë në Perandorinë e Bizantit, ndërsa kisha fillimisht vazhdonte të ishte në varësi të Vatikanit.
Dekadenca e Perandorisë Romake të Perëndimit dhe e Perandorise Bizantine, ndikuan, që popujt e Ballkanit të organizoheshin në regjime të tipit feudal.
Në rradhë të parë, këto proçese u konkretizuan në popullatën qytetare, ku funksiononin ligjet e përfshira në statutet qytetare, ndërsa pjesa më e madhe e popullatës fshatare e sidomos malësorët, mbetën të organizuar në tribù (fise) dhe gjithnjë e më shumë po shkëputeshin nga varësia e pushtetit qëndror, duke fituar autonomi, të organizuar dhe të administruar në bazë të ligjeve të drejtës zakonore lokale.
Të parët tanë iliro-arbër, këto ligje, i ruajtën dhe i transmetuan të pandryshuara ndër shekuj, në Kodin e të Drejtës Zakonore Shqiptare, që funksionoi si e drejtë tradizionale, unikale ndër popujt ballkanikë.
Perandorët e Bizantit ushtruan autoritet të fuqishëm politik, duke kryer një ndarje të re adminstrative, kësisoj perandoria e lindjes, përfshi dhe Ilirinë, u nda në zotërime të shumta lokale (Signorite lokale), madje disa u bashkuan duke formuar njësi administrative më të gjëra, si principatat, dukatet, themat (Principata e Dukagjinit, Principata e Kastriotëve, Principata e Arjanitëve, Dukati i Shkodrës, Tema e Durrësit dhe e Arbërit etj).
Në krye të këtyre zotërimeve lokale vendosej një ushtarak, i quajtur Rex – mbret), që emërohej nga Perandori, si kemi rastin e Duka Gjini (shek. V pas Krishtit), që sipas kronikave të kohës, Perandori i Bizantit Teodozio II, e emëroj Duka Gjinin Sebastocrator (mëkëmbësi i perandorit) në territoret që përfshinin Dalmacinë e jugut, Dioklean, Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin, duke i dhënë detyrën Magister militum (Gjykatësi ushtarak).
Aktiviteti i këtyre njësive administrative rregullohej në bazë të ligjeve qëndrore, por dhe të ligjeve lokale, madje mëkëmbësi, ashtu si princat, ishin dhe gjykatës, pra në territoret iliro-arbërore funksiononte një sistem legjislativ dhe gjyqësor i kompletuar.
Gjatë shek. V-VII, autoriteti perandorak i Bizantit tentoj të përqëndronte pushtetin politik, ekonomik dhe ushtarak, kësisoj synoj të vinte nën kontroll dhe kishën.
Për të garantuar unitetin e perandorisë dhe për të mbajtur nën pushtet këtë mori të madhe provincash, perandorët shpallen një sistem të fortë juridiko-gjyqësor, i cili ishte vazhdim, i legjislacionit Romak, pikërisht huazime të Kodit Teodozian (Codex Theodosianus – 438 pas Krishtit).
Në shek. e VI, perandori Justiniani I (lindi ne 482 pas Krishtit në qytetin Tauresium pranë Shkupit të Ilirisë), shpalli një sistem të ri ligjesh, të përfshirë në Corpus Iuris Civilis (Kodi juridik civil), që përbente bazën juridike të Perandorisë së Bizantit.
Ligjet e Justinianit u prezantuan me dy kode, i pari ishte Codex Iustinianus primus o vetus i viti 529 pas Krishtit, i cili ka humbur e nuk dihet saktësisht përmbajtja dhe i dyti Codex Iustinianus Repetitae Praelectionis, i vitit 534 pas Krishtit, që për fat të mirë ruhet ende i plotë.
Ky legjislacion ishte në fuqi dhe tepër aktiv në zotërimet iliro-arbërore.
Studiuesit e konsiderojnë Jus Justiniani, një kryevepër juridike, e përbërë nga ligje dhe sentenca, të bazuara në të drejtën romake, që i kishin dhënë jetë në shekuj jurispudencës romake dhe më pas dhe të drejtës bizantine.
Kodi i Justinianit (Codex Iustinianus i vitit 534 pas K.), është i ndarë në 12 libra, ku seicili libër përmban një numër të konsiderueshëm titujsh, apo nyjesh, të cilët në tërësi janë mbi 1600 konstitucione.
Sipas rradhës, librat e Kodit të Justinianit janë:
-Libri I: e drejta ekleziastike (kishëtare).
-Libri II deri në librin e VIII: e drejta private.
-Libri IX: e drejta penale.
-Libri X, XI, XII: e drejta administrative dhe financiare.

Arianitet - skulpture
Arianitet – skulpture

Familja Arianiti:

Arianitët ishin një familje e vjetër fisnike.
Zotërimet e tyre shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit e Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe në lindje arrinin së paku deri në afërsi të Manastirit.
Në burimet historike emri i familjes fisnike të Arianitëve haset për herë të parë në shek. XI në veprën e Gjergj Kedrenit Përmbledhje Historish.
Ai tregon se në fillim të shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emëroi patricin David Arianitin si strateg të Selanikut dhe, më pas, si strateg të Shkupit.
Ai luftoi kundër bullgarëve në Strumicë e në Shkup.
Edhe djali i tij, Konstandini, përmendet në vitet 1049-1050 si ushtarak në shërbim të Perandorisë Bizantine.
Në një marrëveshje që Karli I Anzhu lidhi me disa fisnikë shqiptarë, në fund të shek. XIII (1274), përmendet ndër këta edhe sebast Aleks Arianiti.
Emri i Arianitëve do të vazhdonte të ishte i pranishëm edhe më shumë nëpër dokumente të shek. XIV.
Në dy dokumente të vitit 1304, të princit të Tarentit, Filipit, dhe të mbretit të Sicilisë, Karlit II, ndër emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, që u njiheshin privilegjet e mëparshme, është shënuar edhe emri i Arianitëve.
Në një letër të vitit 1319, që papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikëve shqiptarë, është shënuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Në Epitafin e Glavinicës, të qëndisur në vitin 1373, gjendet edhe emri i qëndistarit Gjergj Arianiti.
Për këto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund të krijohet një lidhje e sigurt dhe të pohohet se domosdo ata i përkisnin të njëjtit trung familjar.
Sidoqoftë, nëpërmjet tyre del qartë së Arianitët ishin një familje fisnike e vjetër e Shqipërisë Qendrore, nga më të njohurat dhe me ndikim të veçantë në jetën politike të vendit.
Rol pozitiv në këtë drejtim kishte zotërimi e kontrolli prej Arianitëve i segmenteve të rëndësishme të Rrugës Mbretërore (Egnatia) nëpër të cilën lëviznin karvane të shumta për tregtimin e drithit, të kripës e të mallrave të tjera.
Për zotërimin e kësaj rruge tregtare shumë të rëndësishme, Arianitët duhet të kenë bashkëpunuar me Pavël Kurtikun, zotërimet e të cilit gjendeshin në krahinat përgjatë rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, si dhe me Andre Gropën, sundimtarin e qytetit të Ohrit.
Pozicioni mbizotërues i kështjellës së Ohrit, mbi tërë rajonin e një liqeni shumë të pasur me peshk të cilësisë së lartë, kishte bërë që zotërimi i tij të ishte në qendër të aksioneve politike e ushtarake të zotërve të rajoneve pranë tij.
Veprimtaria politike e Arianitëve do të pasqyrohet më mirë në dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbën rajonet e pasura lindore dhe filluan të ndiqnin një politikë më aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e më pas, kur Gjergj Arianiti korri një varg fitoresh kundër ushtrive osmane.
Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike përmendet në burimet historike edhe me emra të tjerë familjarë, si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Çermenika, si dhe me disa tituj fisnikërie.
Titujt ishin të trashëguar dhe dëshmonin për lidhjet krushqore që kishin krijuar Arianitët me familjet e tjera fisnike, duke përfshirë edhe atë perandorake të Bizantit, siç e tregon mbiemri Komneni.
Si familje sundimtare Arianitët kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte në stemën e tyre.
Në një dokument të kohës tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur në Raguzë që të thurej flamuri i tij.
Pema gjenealogjike e Arianitëve nuk mund të ndërtohet saktësisht, që nga periudhat më të hershme, kur ata përmenden për herë të parë. Sipas autorëve të vjetër shqiptarë, Marin Barlecit e Gjon Muzakës, i ati i Gjergj Arianitit ka qenë Komnen Arianiti.
Ky qe martuar me vajzën e Nikollë Sakatit, që kishte edhe mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port të Buduas.
Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakën dhe Vladanin), si dhe një vajzë që u martua me Pal Dukagjinin.
Muzakë Arianiti kishte vetëm një djalë, Moisiun, bashkëluftëtarin e njohur të Skënderbeut, që njihet kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi).
Ky u martua me Zafinë Muzakën, ish-gruan e Muzakë Topisë, i cili u rimartua me të motrën e Skënderbeut, Mamicën. Vëllai i vogël i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzën e Gjon Kastriotit, Angjelinën, shumë kohë përpara se Skënderbeu të dilte në krye të luftës antiosmane të shqiptarëve.
Djali i tyre Muzaka (i cilësuar si Muzaka i Angjelinës, për t’u dalluar nga i ungji) do të ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës të vitit 1444.
Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit të madh të Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare të Arianitëve emër e peshë të veçantë në jetën politike të Shqipërisë.
Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakën, me të cilën pati tetë vajza.
Vdekja e saj bëri që, më pas, Gjergji të martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzë e guvernatorit të qytetit Leçe të Mbretërisë së Napolit.
Me të, Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanë, Kostandinin dhe Arianitin) dhe një vajzë.
Zotërimet e Arianitëve, ashtu si dhe ato të fisnikëve të tjerë shqiptarë, gjatë periudhave të ndryshme kanë njohur zgjerime e ngushtime.

Donika (Andronika Arianiti) Kastrioti
Donika (Andronika Arianiti) Kastrioti

Pavarësisht nga këto, duke zotëruar segmente të rëndësishme të Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe të degëzimeve të ndryshme të saj, Arianitët kanë gëzuar një pozitë të veçantë në jetën ekonomike e politike të Shqipërisë dhe në marrëdhëniet e lidhjet që mund të krijoheshin midis rajoneve të ndryshme të vendit dhe forcave politike të tyre.
Dëshmi e kësaj janë edhe lidhjet e shumta martesore të Arianitëve me zotërit e tjerë të viseve shqiptare, që ishin kufitare me ato të Arianitëve, si Muzakajt e Kastriotët, apo edhe më të largëta si Dukagjinët e deri me despotin serb, Stefan Brankoviçin, kur ky, pas pushtimit të Despotatit të Rashës prej osmanëve, u vendos në vitin 1459 në Krujë, ku qëndroi për disa vjet pranë Skënderbeut dhe u martua me një vajzë të Gjergj Arianitit.
Për rëndësinë politike dhe ekonomike të shtetit të Gjergj Arianitit dëshmon më së miri martesa e dytë e tij me vajzën e guvernatorit të qytetit të Leçes në Italinë e Jugut, që ishte porti më jugor i krahinës së Puljes dhe, në rrugë detare, më i afërti me bregdetin shqiptar.
Interesat ekonomikë në Shqipëri e kanë shtyrë guvernatorin e Leçes të martonte vajzën larg vendit të tij e përtej detit Adriatik, së pari në Korfuz, dhe, pasi mbeti e ve, me Gjergj Arianitin në Shqipëri, që ka qenë eksportuese e rëndësishme drithërash.
Shtrirja lindore e shtetit të Gjergj Arianitit ka qenë e thellë. Ajo i ka përfshirë, ose së paku ka qenë kufitare me fushat e Manastirit e të Follorinës, që ishin rajone të prodhimit të bollshëm të drithërave, ku çmimi i shitjes së tij ka qenë më i ulëti se në rajonet e tjera të prodhimit të tij në Shqipëri dhe shumë më i ulët se çmimi i shitjes në Itali.
Gjithashtu nën zotërimin e Arianitëve ka qenë, në mos tërësisht, pjesërisht, rajoni i liqenit të Ohrit, prej të cilit siguroheshin të ardhura shumë të mëdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerë i peshkut të thatë të cilësisë së lartë, artikull ushqimor ky që ishte shumë i parapëlqyer nga banorët e rajoneve të tjera.
Nën zotërimin e Arianitëve mund të kenë qenë për një kohë edhe qytetet e Manastirit e të Follorinës, para se të binin nën pushtimin osman.
Në këtë rajon Arianitët kanë zotëruar kështjellën e Sopotnicës (Sfetigradi), që osmanët e ripagëzuan me emrin Demir Hisar, kështjellë në një pozicion kyç, nga mund të kontrolloheshin disa rrugë tregtare shumë të rëndësishme.
Si kufij natyrorë jugorë të shtetit të Gjergj Arianitit kanë qenë lumi Devoll dhe zotërimet e Muzakajve, kurse në veri shteti i Kastriotëve.
Në perëndim Arianitët kanë pasur dalje të gjerë në detin Adriatik në jug të Durrësit dhe në rajonin e Myzeqesë.
Gjergj Arianiti kërkonte të kishte nën zotërimin e tij edhe Vlorën e Kaninën bashkë me rrethinat e tyre, që formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, në rrugë detare, ishte më afër bregdetit italian.
Këto synime të Gjergj Arianitit kanë zënë vend në aktet zyrtare të marrëdhënieve të tij me Mbretërinë e Napolit.
Gjurmë të tyre mbetën edhe pas vdekjes së Gjergjit.
Një djalë dhe një nip i tij ushtruan detyrën e funksionarëve të lartë osmanë në rajonin e Vlorës. Në një dokument të fundit të shek. XV, ky rajon është shënuar si pjesë e “Arbërisë së Arianitit”, emërtim i përdorur krahas “Arbërisë së Skënderbeut”.

Adolf Hitler (1889-1945)
Adolf Hitler (1889-1945)

Arianitët dhe Hitleri

Pas rënjes të kështjellës së Sopotnicës (Sfetigradi) nga ushtria osmane, Familja Arjaniti mërguan drejt Italisë dhe disa shekuj më vonë një pjesë e Familjes Arjaniti u vendosën në Branau – Austri, ku nga kjo derë vjen dhe origjina e Adolf Hitler.
E gjithë kjo histori e një njeriu të madh të asaj kohe që origjina e tij rridhte nga dera e Aranitasve, Principatë e Arbnit, kurrë nuk do të harrohet.
Simbolet e tij ishin të lidhura ngusht me historinë Pellazgo-Ilire dhe Derës së Arjanitasve si:
-Kryqi i thyer është simbol Pellazgjik, e vetmja gjë që e ndryshon është se e ka përdorur në anë të kundërt.
-Shqiponja njëkrenëshe me flatra drejt e cila është përdorur nga Qezarët me origjinë Ilire.
-Dy SS të cilat u vendosnin në xhaketat e SS si imazh të dy rrufeve që lidhet me rrufetë e Zeusit të Dodonës Pellazgjike.
-Dora e shtrirë si nderim, ky nderim ushtarak ka qënë përdorur nga Mbreti dhe Mberteresha Ilire Genti dhe Teuta.
-Lufta për rracën Arjane, (Arjanitase), rracës së pastër Pellazgjiko-Ilire.
Pothuajse të gjitha simbolet dhe qëllimet lidhen me origjinën e tij Ilire të derës së Arjanitasve, dhe vetë personalisht nuk ngurroj të fliste duke thënë se “…Populli Shqiptar ështëracë Arjane dhe meritojnë të jenë Zotër të Ballkanit…”
Po ashtu dhurata që i bëri Mbretit Zog-I në rastin e martesës me Konteshën e Hungarisë Geraldina De Nagy Apponyi një Benz Mercedez i dyti që kishte nxjerrur fabrika Gjermane i cili të parin Adolf Hitler e mbajti për vete dhe të dytin ja dhuroj Mbretit Zog-I të Shqiptarëve, tregonte qartë dashurinë ndaj periardhjes së origjinës së tij.
Ky pra ishte Adolf Hitler, trashigimtari i fundit i Derës së Arjanitasve të Arbërisë.
*Titulli radiandradi.com titulli origjinal: “Shokohen historianët: Adolf Hitler shqiptar, trashigimtari i fundit i derës së Arjanitasve të Arbërit” (pressindependent)
Marre me shkurtime nga https://press-independent.net/2016/07/23/

Adolf Hitler (1889-1945)
Adolf Hitler (1889-1945)

Arianitët…

Arianitët nuk ishin një familje feudale, por disa. Në shek. e XV, ky fis shtrihej në zotërimet e veta midis Dibrës dhe Mokrës, përreth Elbasanit dhe Myzeqesë. Zotërimet e tyre formonin ndoshta një shtet ku sundonte kreu i fisit. Këto zotërime nuk kanë patur një shtrirje të qartë dhe kanë ndryshuar gjatë shekujve, sipas zhvillimeve politike-ushtarake të kohës.
I pari i tyre, i cili ndeshet në dokumentet historike është Duka David Arianiti, strateg i Thëmes bizantine të Shkupit*, në vitet 1001-1018. Pas tij përmendet i biri, Kostandini edhe ky ushtarak i lartë në shërbim të Perandorisë Bizantine. Në një dokument Anzhuin të vitit 1274, përmendet Sevasti Aleks, vasal i Karlit I Anzhu. Anëtar tjetër i kësaj familje ka qenë edhe Mareshalli Guljelm Arianiti. Këtë fakt e dëshmon Gjon Muzaka në shkrimet e kronikës së tij historike.
Në shek. XIV, Flav Komneni shkruan për lidhjen e rëndësishme të krushqisë, midis Arianitëve dhe familjes perandorake bizantine të Komnenëve. Ndoshta nga kjo krushqi ata adoptuan si simbol të familjes së tyre Stemën e Bizantit. Përveç emrit Komnen, Arianitët mbanin edhe emrat Golem dhe Topia. Në shek. e XV** njeriu më i rëndësishëm i kësaj familjeje ishte konti Gjergj Arianit Komneni, i biri Komnenit dhe i vëllai i Vladanit. Si zotërime të tij, përveç Shpatit, Himarës, Çermenikës, Mokrës, Kaninës ishin edhe Mallakastra me Myzeqenë e Vogël (Seman-Vjosë). Myzeqenë e Vogël Gjergj Arianiti e mori si prikë nga e shoqja Marie Muzaka, ndërsa për zotërimet e tij në Mallakastër dokumentat heshtin edhe sot. Ekzistojnë dy burime që mund të vërtetojnë praninë e Arianitëve në Mallakastër. Përveç fshatit Aranitas që mund të ketë qenë feud personal i Gjergj Arianitit, ndeshim edhe një person tjetër që quhej Gjergj Arianiti. Ky person që ka jetuar në shek. e XIV mund të ketë qenë zot i Mallakastrës, sepse ai është porositës i epitafit të Gllavanicës, i cili mbart këtë mbishkrim: “U plotësua ky aeras i gjithënderuar dhe hyjnor i mbishenjtores hyjlindëse të patundur, mbi shpenzimet e mundimin e peshkopit të gjithëhirshëm, Kalistit të Gllavanicës dhe Beratit, në muajin mars, 22, të vitit 1373. Në kohën e zotërimit të zotërve shumë të lartë të Serbisë dhe Shqipërisë, vëllezërve Gjergj dhe Balshës. Dora e Arianitit dhe Hrisoklavarit”***.
Porositës të veprave të artit ishte gjatë mesjetës fisnikëria feudale, e cila bënte herë pas here dhurata kishave dhe manastireve që ndodheshin në territoret e zotërimeve të saj. Pra Mallakastra qysh në vitin 1373, mund të ketë qenë zotërim i Arianitëve. Njihet dhe fakti se Skënderbeu, ditën e Betejës së Beratit ndodhej për drekë tek i vjehrri i tij Gjergj Arianiti në Kalanë e Ballshit. Ishte prania e tij këtu, ajo që i shpëtoi jetën atij, pasi trupat shqiptare që kishin rrethuar Beratin, u shpartalluan plotësisht, nga ushtria turke e drejtuar nga Isa Bej Evrenozi.
Gjergj Arianiti nga martesa e tij me Marie Muzakën pati tre djem dhe tre vajza: Thomain, Kostandinin, Arianitin, Donikën dhe dy vajza te cilat i martoi tek Çernojeviçët e Malit te Zi dhe Dukagjinët. Donika pati fatin të martohet me Skënderbeun. Ajo i solli atij një prike, e cila zemëroi vëllezërit me të atin. Gjergj Arianiti vdiq në vitin 1463. Pas vdekjes së tij territoret në jug të Semanit, siç ishte dhe treva e Fierit, mbetën me ndërprerje nën sundimin osman.

*Fjalori Enciklopedik Shqiptar.
**Milan Shuflai e spjegon kështu historinë e familjes së Arianitëve. Sipas tij të parët e saj ishin ose kryetarë të një fisi ose origjina e tyre rridhte nga një familje stratiotësh bizantinë. Qendra e tyre ishte fshati Aranitas. Pranë lumit Gjanicë (Mallakastër). Edhe A. Gegaj mbron këtë tezë në “Albanie et L’Invasion Turque au XI sicle” fq.50, Paris 1937.
***Theofan Popa. Të dhënat mbi Princët mesjetarë Shqiptarë. fq.198-199
Marrë nga http://index.fieri.com/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.