back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

8 nëntor 1941 – 80 vjet më parë… -nga Saimir Kadiu

Gazeta

Themelimi i Partise Komuniste - pikture
Themelimi i Partise Komuniste – pikture

8 nëntor 1941 – 80 vjet më parë…

nga Saimir Kadiu

80 vjet më parë… u themelua PKSH
Enver Hoxha, Qemal Stafa, Ramadan Citaku, Elami Nimani, Sadik Premte, Vasil Shanto, Kristo Themelko, Pilo Peristeri, Koci Xoxe, Anastas Lula, Sotir Vullkani, Koço Tashko, Tuk Jakova, nën bekimin e komunistëve jugosllavë Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç, themeluan PKSH…
Ku përfunduan themeluesit e PKSH?
Me përjashtim të Enver Hoxhës, Pilo Peristerit dhe Sinan Hasanit (që u bë edhe president i Jugosllavisë), të gjithë të tjerët patën një fat të hidhur: një pjesë u vranë gjatë luftës (Qemal Stafa, Vasil Shanto, Anastas Lula), një pjesë u pushkatuan pas luftës ose u burgosën dhe u internuan apo mënjanuan si armiq të Partisë që themeluan.
Vetëm Sadik Premte mbijetoi duke u arratisur në Francë ku edhe vdiq në prill 1991, në Paris.
Pas mbarimit të Luftës, në fillim Enveri eleminoi Koçi Xoxen, duke e akuzuar si agjent të jugosllavëve. Koçi kishte funksionet më të larta pas Enverit, si nënkryeministër, sekretar organizativ i PKSH etj dhe u pushkatua më 10 korrik 1949.
Më pas rradha i erdhi Kristo Themelkos dhe Sotir Vullkanit, që Enveri i hoqi duke i konsideruar si njerëz të Xoxes. Kristo kishte lindur më 1916, në fshatin Vërnik të Bilishtit (shule) dhe kishte bërë vetëm 5 klasë shkollë. Pasi kishte qenë kapter në ushtrinë e Zogut në Milot, ai ishte lidhur me Grupin Komunist të Shkodrës. Mbas lufte, ai u emërua Komisar i Korpusit të Tretë në Berat me gradën gjeneral-major, deri në 1947, kur u bë Drejtor Politik i Ushtrisë. Pas goditjes së Xoxes, Enveri e hoqi si njeri të jugosllavëve (duke qenë se ishte edhe me origjinë maqedonase) dhe e caktoi Kryetar të Artizanatit në Tiranë, brigadier për këpucarët, berberët dhe rrobaqepësit.
.
Saimir Kadiu
Saimir Kadiu

Kurse Vullkanin i cili kishte qenë ndër komunistët më të vjetër të Grupit të Korçës (pas Koçi Xoxes) pasi punoi disa kohë oficer në prapavijë, Enveri e hoqi pse ai mbrojti Koçin. Vullkani vdiq në Tiranë në 1964.

Më pas Enveri eleminoi dhe Çitakun, i cili kishte qenë me Grupin e të Rinjve. Pasi Baca qëndroi disa kohë ambasador në Beograd, Enveri e hoqi dhe dërgoi zv. Ministër për Financat dhe më pas në Bankën e Kursimeve.
Çitaku vdiq në 9 prill 1990, dhe në atë kohë të gjithë u habitën, pasi nuk e mendonin se ai njeri ishte gjallë, pasi nga frika e burgosjes Baca nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia për vite me rradhë.
Në vitin 1956, Enveri eleminoi dhe Tuk Jakovën (zv. Kryeministër dhe sekretar organizativ i PKSH) pasi në një mbledhje Pleniumi, ai kundërshtpi manipulimin që i ishte bërë në shtëpinë muze të themelimit të Partisë me figurat e udhëheqjes. (Jakova vdiq në burg, pasi nuk e mjekuan).
Në vitin 1960, Enveri eleminoi dhe Koço Tashkon duke e akuzuar si njeri të sovjetikëve. Tashko qëndroi në burg deri në moshën 80 vjeçare dhe vdiq në internim në kampin e fshatit Adriatik afër Mamurrasit.
Të vetmit anëtarë të mbledhjes së PKSH që mbetën pa u goditur nga Enveri ishin Pilo Peristeri dhe Elami Nimani
Nga Peristeri nuk i vinte asnjë e keqe Enverit, dhe ai e la atë formalisht në funksionin e kandidatit të Byrosë Politike dhe Drejtor të Uzinës Traktori, pasi puna kryesore e Pilos ishte që të fliste në përvjetorët e Partisë për gjenialitetin e Enver Hoxhës.
Ndërsa Sinan Hasani shpëtoi nga goditja e Enverit, pasi që në kohën e Luftës, u caktua të punonte në Kosovë dhe nuk u kthye më në Shqipëri. Ai qëndroi atje dhe pas vdekjes së Titos, u bë President i Republikës Federative të Jugosllavisë.
Nga të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të 8 nëntorit të vitit 1941, vetëm Pilo Peristeri mundi që t’i shpëtonte goditjes së Enver Hoxhës, duke rezistuar deri në shëmbjen e regjimit komunist. Por edhe ai nuk kishte mundur që të shpëtonte “pa u lagur”, pasi e kishte paguar haraçin që në vitet e para të pasluftës. Diku aty nga viti 1946, kur Enver Hoxha nuk e kishte konsoliduar akoma pushtetin e tij të hekurt në Parti ashtu siç ndodhi më vonë, ai i dërgoi njerëz Pilo Peristerit, për t’i kërkuar një deklaratë ku Pilo të dëshmonte, se Enveri kishte qenë pjesmarrës i Grupit Komunist të Korçës që në fundin e viteve ’30. Por Pilo Peristeri u tha njerëzve që shkuan për t’ia kërkuar deklaratën, se nuk mund t’ua jepte dot atë, pasi Enveri nuk kishte qenë me Grupin Komunist të Korçës. Pas kësaj Enveri i dërgoi Pilos një nga njerëzit e tij më të afërt, por edhe atij Pilo iu përgjigj negativisht duke i thënë: “Jo bre, s’i të gënjej unë, Enveri nuk ka qenë me Grupin e Korçës!” Pasi Enverit i dështoi edhe tentativë e dytë me Pilon, ai dërgoi njerëz për ta marrë deklaratën pranë Sotir Vullkanit, por edhe Sotiri nuk pranoi që ta jepte atë deklaratë, duke dhënë të njëjtën përgjigje si Peristeri. Pas kësaj, Enveri u hakmorr ndaj Peristerit e Vullkanit duke i shkarkuar ata nga funksionet që mbanin. Sotir Vullkanin e arrestuan gjoja për armëmbajtje pa leje dhe në vitet që pasuan atij i arrestuan dhe i burgosën për vite me rradhë edhe djalin e tij. Por inatin më të madh Enveri e kishte me Pilon, të cilin si fillim e dërgoi në Kuçovë, gjë e cila i shkaktoi atij edhe një problem të madh familjar. Pilo qëndroi në Kuçovë deri në atë kohë që pranoi të jepte deklaratën për Enverin dhe pas asaj ai u rehabilitua dhe u soll përsëri në Tiranë.
Edhe pronari i shtëpisë ku u themelua Partia, Lazër S. u vra në mënyrë misterioze gjatë luftës.
.
Marrë nga Muri i Fb i Saimir Kadiut, 8 nëntort 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.