back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Duke ndjekur live në TOB koncertin e Tedi Papavramit, dhe një histori nga koha e studimeve në SHBA… – nga Saimir Z. Kadiu

Gazeta

Tedi Papavrami në TOB
Tedi Papavrami në TOB

Duke ndjekur live në TOB koncertin e Tedi Papavramit,

dhe një histori nga koha e studimeve në SHBA…

nga Saimir Z. Kadiu

25 vjet më parë, ndërsa studjoja në New York University, fati më dha mundësinë për të takuar njerëz të profesioneve të ndryshme, disa prej të cilëve kishin edhe ndikim në jetën e Neë Yorkut.
Kuptohet që nuk kisha kohë për “dashurinë” ndaj artit dhe kinemasë ne përgjithësi, por mundohesha të “thithja” çdo informacion lidhur me aktivitetet kulturore në qytetin më të rëndësishëm të botës.
Një ditë, një professor i imi më foli më superlativa për një violinist të ri nga Ballkani, që kishte filluar të studjonte në Juilliard School, një nga shkollat më të famshme elitare të botës për muzikën, kërcimin dhe dramaturgjinë.
Motra e tij ishte profesoreshë në këtë shkollë.
Talenti nga Ballkani, quhej New York University, ishte një 20 vjeçar serb nga i jati dhe me rrënjë italiane nga e ëma.
Kisha dëgjuar për këtë talent të madh që vinte nga ish Jugosllavia. Vendi i tij kishte bërë të pamundurën për krijimin e mundësive për ta impostuar në nivelin më të lartë botëror të violinës.
Milenkoviç kishte performuar që fëmijë përpara Reaganit (1987) dhe Gorbaçovit (1988) në koncerte që kishin patur jehonë botërore.
Të nesërmen për t’i bërë “sfidë” profesorit tim si “ballkanas” që isha, i dhurova një CD të sapodalë të muzikës së Prokofiev, interpretuar nga violinisti ynë i talentuar Tedi Papavrami… (Prokofiev, Tedi Papavrami, Polish National Radio Symphony Orchestra, Antoni Wit – Violin Concertos Nos. 1 And 2 Sonata For Solo Violin)
Profesori im nuk e kuptoi qëllimin e dhuratës. Më falenderoi të nesërmen. E kishte pëlqyer shumë, por e mendoi Papavramin si francez (në CD ku jepej informacion për pjesët e luajtura të Prokofiev, Papavrami përmendej si violinist francez).
“Edhe në shqiptarët e kemi Milenkoviç-in tonë” – i thashë…
I tregova historinë e tij, dërgimin në Francë në kohën e Enver Hoxhës, arratisjen e familjes së tij si dhe tragjedinë e pjesës së mbetur të familjes në Shqipëri… ku i internuan gjyshin 80 vjeçar… dhe ia shembën edhe shtëpinë ku kishte lindur…
Por Shqipërinë nuk ia shkulën dot nga zemra!

Tedi Papavramo & Philippe Bianconi ne TOB
Tedi Papavramo & Philippe Bianconi ne TOB

Qasja e dy regjimeve në Tiranë dhe Beograd (me gjithë diferencat që egzistonin midis tyre) në atë kohëra ishte e njëjtë… promovimi i talenteve të tilla për t’i përdorur më pas në shërbim të sistemit.
Tedi filloi “bashkëjetesën” me violinën qysh në moshën 4 vjeçare. Talenti i tij u bë i njohur në Shqipëri shumë shpejt.
Në shtator 1982, kur ai ishte vetem 11 vjeç, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë ku studion pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal (1949 -), një prej violinistëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij.
Në vitin 1985, fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet “Çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987, merr diplomën e Konservatorit të Losanës.
Më pas ndjek studimet muzikore nën drejtimin e violinistit të shquar francez Zino Francescati (1902-1991) dhe talentit të madh të Konservatorit Çaikovski të Moskës Viktori Mullova (1959 -).
Në vitin 1992, vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në 1993 fitoi çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate” në Pamplona.
Për një profesor në New York ajo që dëgjoi ishte e pabesueshme për dramën familjare të një gjeniu të tillë.
Psherëtiu dhe tha vetëm një fjalë: “Why?” (“Përse ?”)
Sot përjetuam një koncert fantastik të Tedit… me një program të kombinuar me vepra të kompozitorëve Beethoven, Brahms dhe Franck, të shoqëruar në piano nga Philippe Bianconi.
Tedi vërtet është larguar fëmijë nga Shqipëria, por shpirtërisht është i lidhur me të.
Perveç violinës ai tashmë është “Jusuf Vrioni” junior në përkthimin e veprës së Ismail Kadarese (ka përkthyer deri më sot 12 vepra të gjeniut tonë të letrave).
Nuk besoj një talenti serb Milenkoviç t’i jete futur aventurës së përkthimit në frëngjisht apo anglisht të veprës se Ivo Andriç apo Danilo Kishit…
Duhet të jemi shumë krenar me Tedi Papavramin, këtë violinist dhe intelektual klasi që nderon kudo Shqipërinë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.