back to top
23.5 C
Tirana
E diel, 23 Qershor, 2024

28 vjet më parë, me 28 nantor 1994… – nga Saimir Z. Kadiu

Gazeta

Papa Gjon Pali i II dhe Kardianl Koliqi
Papa Gjon Pali i II dhe Kardianl Koliqi

28 vjet më parë, me 28 nantor 1994…

nga Saimir Z. Kadiu

Me 26 nëntor 1994, në sallën “Paolo IV”, kryesuar nga Papa Gjon Pali i Dytë, u mblodh Konçistori, për emërimin e kardinalëve të rinj, ndërsa të nesërmen, në Bazilikën e Shën Pjetrit u zhvillua ceremonia e dytë, gjatë së cilës, të emëruarit merrnin unazën e kardinalit.
Gjatë ceremonisë, kardinalët e rinj iu gjunjëzuan Papës.
Dom Mikel Koliqin nuk e linte mosha (92 vjeç) e shëndeti, kështu që qëndroi i ulur në karrige dhe Papa do ta bekonte.
Por në atë moment do të ndodhte diçka e papritur; për herë të parë në historinë 2000 vjeçare të Kishës, një Papë u gjunjëzua para një Kardinali !!!
Me 28 nëntor 1994, Papa e priti në audiencë Kardinalin dhe njerëzit e tij. Mediat botërore i kushtuan vëmendje të veçantë emërtimit kardinal të Dom Mikelit, jo vetëm si kardinal i parë nga Shqipëria, por edhe si 92 vjeçar.
Por Dom Mikeli qëndroi gjithnjë i njëjti person, me thjeshtësinë e njeriut të madh, që e karakterizoi gjithë jetën. Ai tha: “Papa më ka zgjedhur mua për kardinal se isha më i moshuari” por “titullin e kardinalit e ka marrë gjithë Shqipëria.”
Për fatin e tij të keq dhe për turpin tonë kombëtar, ky njeri i Perëndisë, kardinali i parë shqiptar, duke filluar nga viti 1945, kaloi 4 dekada të tëra në burgjet dhe internimet e diktaturës për të vetmin “mëkat” që besonte në Zot dhe që nuk besonte në parajsën e premtuar në tokë të komunistëve. Përveç kësaj ai ishte edhe vëllai i madh i shkrimtarit dhe intelektualit tv madh Ernest Koliqi… Kaq mjaftonte që studenti i shkëlqyer i seminarit “Corso di Venezia” të Milanos, kompozitori i talentuar dhe patrioti i madh shkodran, të fillonte zbritjen në rrathët e ferrit komunist.

Papa Gjon Pali i II - Tirane 25 prill '93
Papa Gjon Pali i II – Tirane 25 prill ’93

Këtë figurë shembullore kishtare e kombëtare po e kujtojmë me fjalët e imzot Klaudio Maria Çeli-t, ish Kryetar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, i cili, si përfaqësues i Selisë së Shenjtë, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri në vitin 1991, e pati njohur e takuar në Shkodër dom Mikel Koliqin. Rasti qe një ndër takimet e para që përfaqësuesit e Vatikanit takonin popullin dhe klerin e persekutuar, që posa kishin dalë nga dimri egër i diktaturës ateiste të komunizmit.
Ja si e kujton Imzot Çeli, Meshën e kremtuar në Katedralen e Shkodrës, më 21 mars 1991: “Sapo e kishim filluar Meshën, kur hyri në Kishë monsinjor Koliqi. Ishte vikari i përgjithshëm, që kishte shpëtuar gjallë nga persekutimi: fizikisht i shkatërruar, por tmerrësisht i gjallë e i fuqishëm në shpirt.
Hyri në Kishë i mbajtur përkrahësh nga dy të rinj. Figurë interesante, emocionuese. Madje fjala interesante nuk mjafton për të shprehur atë që ndjemë të gjithë atë çast, sepse ishte një pamje e papërshkrueshme. Më tha: “Unë nuk dal ma prej shtëpie, por kur më thanë se ju jeni këtu, e ndjeva për detyrë të isha i pranishëm, në një çast kaq të pritur, kur përfaqësuesi i Papës asht mes nesh!
Fillova homelinë. E kujtoj akoma, sepse më delte nga zemra, pa pasur nevojë fare për përgatitje. E, me që ishte data 21 mars, shqiptova fjalët: “Dimri po shkon! Sot fillon pranvera!”

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.