33 jetë të ndaluara në kufi – Mbas 35 vitesh asnjë përgjegjës! – Një turp kombëtar!

Gazeta

Vrasjet e viteve '90 në kufi
Vrasjet e viteve ’90 në kufi
33 jetë të ndaluara në kufi – Mbas 35 vitesh asnjë përgjegjës!
Një turp kombetar!

Të vrarë në kufi – gjatë vitit 1990

1.Ilirjan Zari – 03.02.1990 – 27 vjeç
2.Sokol Lika – 23.05.1990 – 18 vjeç
3.Sami Daja – 24.05.1990 – 24 vjeç
4.Fatmir Duro – 10.06.1990 – 24 vjeç
5.Petrit Hajdini – 23.08.1990 – 26 vjeç
6.Artur Kërkilli – 23.08.1990 – 25 vjeç
7.Niko Joti – 23.08.1990 – 25 vjeç
8.Safet Rapo – 23.08.1990 – 25 vjeç
9.Engjëll Sejati – 23.08.1990 – 25 vjeç
10.Dylber Sejati – 23.08.1990 – 25 vjeç
11.Njazi Shkurti – 23.08.1990 – 25 vjeç
12.Elez Kraja – 21.04.1990 – 29 vjeç
13.Dhurata Sokoli – 21.04.1990 – 24 vjeç
14.Vat Beqi – 19.05.1990 – 25 vjeç
15.Nini Hoti – 12.06.1990 – 25 vjeç
16.Pëllumb Pëllumbi – 14.06.1990 – 17 vjeç
17.Thoma Bato – 24.06.1990 – 26 vjeç
18.Muharrem Velaj – 27.07.1990 – 19 vjeç
19.Bujar Hajdini – 23.11.1990 – 29 vjeç
20.Agron Jaçe – 29.11.1990 – 24 vjeç
21.Bujar Osmani – 30.05.1990 – 23 vjeç
22.Muhamet Nurja – 15.06.1990 – 21 vjeç
23.Artur Gemi – 18.06.1990 – 24 vjeç
24.Osman Xhakolli – 18.07.1990 – 23 vjeç
25.Engjëll Cako – 01.04.1990 – 31 vjeç
26.Përparim Pashako – 21.04.1990 – 32 vjeç
27.Harallamb Papuçi – 21.06.1990 – 30 vjeç
28.Ilia Dalla – 26.06.1990 – 30 vjeç
29.Frederik Haruni – 25.02.1990 – 22 vjeç
30.Sokol Hodo – 18.06.1990 – 23 vjeç
31.Enver Duka – 24.04.1990 – 23 vjeç
32.Ibrahim Buzi – 16.02.1990 – 50 vjeç
33.Kujtim Xhaja – 28.05.1990 – 32 vjeç

Djemtë e vrarë në kufi në vitin 1990
Djemtë e vrarë në kufi në vitin 1990

Nga shkurti në qershor të vitit 1990, Mbasi kishte një vit që kishte rënë “muri i Berlinit” 33 të rinj shqiptarë u vranë barbarisht në përpjekje për të kaluar kufirin e ferrit komunist – e për të kërkuar atë liri që iu mohuar prej dekadash.
-U qëlluan me plumba, jo me fjalë dhe u shpallën armiq, jo dëshmorë!
-Sot duhej t’i kujtonim me nder. Por kujtesa pa drejtësi është gjysmake dhe e pavlerë.
-Asnjë person përgjegjës nuk u dënua. Asnjë nuk kërkoi falje. Asnjë institucion nuk mori përgjegjësi.
Ky është një krim i pastër shtetëror, i pasanksionuar, i pathënë me emër dhe mbiemër në librat e historisë. Por ne nuk harrojmë.
Lavdi e përjetshme për Ilirjanin, Sokolët, Samiun, Fatmirin… dhe të gjithë ata që pushkët e diktaturës ua ndalën rrugën e jetë.
Kujtim Cekani: Faleminderit Zotit që emri im nuk është në këtë listë.

Gjatë periudhës së socializmit në Gjermaninë Lindore (1949-1990), shumë njerëz u përpoqën të kalonin kufirin ndërmjet Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, e cila ishte e fortifikuar me “Murin e Berlinit” dhe sisteme të tjera sigurie. Sipas vlerësimeve historike, “të paktën 140 deri në 1,000 persona” u vranë gjatë përpjekjeve për të ikur nga Gjermania Lindore. Numri i saktë është i diskutueshëm për shkak të sekretit të shtetit gjatë atë kohe, por studimet më të fundit sugjerojnë rreth “500-600 viktima”.
Në Shqipëri, gjatë diktaturës komuniste (1945-1990), kufiri ishte një nga më të mbyllurit në botë dhe i mbikëqyrur ashpër nga forcat e sigurimit. Numri i saktë i viktimave që u vranë gjatë përpjekjeve për të shpëtuar nga vendi nuk dihet me saktësi, por vlerësohet të jetë “disa qindra”.
Në vitin 1990, pas rënies së regjimit komunist, dhjetëra njerëz u përpoqën të arrinin në Greqi ose Jugosllavi duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas të dhënave zyrtare, “33 persona u vranë” nga forcat e sigurimit shqiptar në kufi, përgjat atij viti. Kjo pasoi protesta dhe dënim ndërkombëtar për dhunën e shtetit kundër qytetarëve.

Kur t’ju kapë nostalgjia për të shkuarën, kujtoni këta të rinj e të reja…
Kur të ngrini në qiell ata që bëjnë karrierë në shtetin terrorist, mendoni për prindët e tyre… Marrë nga Mira Dine @ Kujtim Cekani

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit