back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

32 vite ora 6 – shtypi i opozitës në bankarela – nga Leka Ndoja

Gazeta

Numri i Pare i Gazetes RD
Numri i Pare i Gazetes RD

32 vite ora 6 – shtypi i opozitës në bankarela

nga Leka Ndoja

Hapja e shtypit të opozitës, RD dhe ma pas Republika – në funksion të legjitimimit të mendimit opozitar arriti të formatojë ekuilibrin mes 1. opozitës se konstituar dhe 2. Opozitës së pakonstituuar.
Ky qëllim i ravijëzuar nga politikat e Komisionit nismëtar të PD – u ndoq nga drejtuesit dhe redaktorët gazetarë dhe letrarë. Mbajtja e këtij ekuilibri në favor të opozitës së konstituuar – solli për pasojë uljen e receptimit dhe tirazheve nisur nga 100 – 120 mijë kopje në maksimumi 20 mijë kopje në vitin 1996.
Kritika ndaj gazetës duhesh theksuar: Opozita e pakonstituuar – disidenca tradicionale dhe diaspora pati rol periferik – Diaspora përfaqësonte mendimin më të lartë intelektual, si Arshi Pipa, ndonëse u promovu në nji cikël ligjëratash në vitin 1993. Gjithashtu, Gjon Sinishta, Lec Shllaku, At Zef Pllumi, Imz Zef Simoni, Imz. Frano Illija, Lazër Radi nuk iu la hapësira e mendimit si substancë etike.
Po dhe nga spektri i disidencës ose viktimave politike të Hoxhës, ardhë nga e majta Robert Vullkani, Fatos Lubonja, Kasem Trebeshina etj. Zogaj, Çupi, në funksion të gazetës vunë eksperiencën e pragmatizmit. Në 6 muaj PD arriti të ideoje llojin e gazetarit SPIN – operator i sponsorizuar i rrjetit mediatik që ndjek strategjitë politike mediatike të strukturës drejtuese.
Kjo përplasje i largoi këta gazetarë dhe SPIN-et e parë prodhuar nga RD – duhen njohë si “risi” teorike – në sistemin e shtypit politik.
Gazeta Republika drejtohej nga Gambeta e Godo gazetarë të vjetër që kishin nji vizion etik retrospektiv për demokracinë nga peripecitë subjektive dhe cilësitë që bartnin – me rubrikën e Memories nisur nga Petro Marko, i cili i parapriu Letërsisë së Kujtesës kjo gazetë u vu në funksion të etikës dhe historisë së martirizimit – rasti i vrasjes në qeli i përshkruar nga Marko për nji gjeni – si Ing. Stanislav Zuber.
Funksioni i shkrimeve intelektuale sipas teorise së vonim-ndryshimit – me kalimin e kohës humben autonominë dhe freskinë e shkrimeve mbi të drejtat e njeriut të vitit 1990.
Së paku në sferen e masmedias – gjithsesi ndonji studim komparativ me shtypin në lindje a në kohën e Mbretërisë ende s’ka gjasa të kryhet.
Arsyet? Bjerrja e frymes së disidencës së vërtetë, dmth asaj që i timbroi koha deri në mëngjesin e 6 janarit 1991.
Leka Ndoja

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.