30 vjet Marrëdhënie diplomatike midis Shqipërisë e Vatikanit – nga Saimir Z. Kadiu

Papa Gjon Pali i Dyte, Kardinal Koliqi dhe Imzot Rrok Mirdita

Papa Gjon Pali i Dyte, Kardinal Koliqi dhe Imzot Rrok Mirdita

30 vjet Marrëdhënie diplomatike midis Shqipërisë e Vatikanit

nga Saimir Z. Kadiu

Duke përkujtuar 30 vjetorin e Marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit… dhe një bisedë të Enver Hoxhës me Stalinin në Moskë…
“Vatikani – më tha ndër tjera shoku Stalin – është një qendër reaksioni, vegël në shërbim të kapitalit e të reaksionit botëror, të cilët e mbështetin këtë organizatë ndërkombëtare diversioni e spiunazhi. Është fakt se shumë priftërinj katolikë e misionerë të Vatikanit janë spiunë të regjur në shkallë botërore. Me anën e tyre imperializmi është përpjekur e përpiqet të realizojë qëllimet e tij…” 
Libri "Me Stalinin" dhe manipulimi i fotos së kopertinës

Libri “Me Stalinin” dhe manipulimi i fotos së kopertinës

Pastaj më tregoi se çfarë i kishte ndodhur një herë në Jaltë, me Ruzveltin, me kryetarin e kishës katolike amerikane etj. Duke biseduar me Ruzveltin, me Çërçillin e të tjerë për probleme të luftës antihitleriane, ata i kishin thënë: “Të mos luftojmë më Papën e Romës. Ç’keni ju më të që e goditni?!” “Asgjë s’kam më të!” – u qe përgjigjur Stalini – Atëherë ta bëjmë papën aleat – kishin thënë – ta futim në koalicionin e aleatëve të mëdhenj”. “Dakord – u kishte thënë Stalini – por aleanca antifashiste është aleancë për të zhdukur fashizmin e nazizmin. Kjo luftë sikundër e dini, zotërinj, bëhët me ushtarë, topa, mitraloza, tanke, avionë. Le të na thotë Papa ose na thoni ju se ç’ushtri, topa, mitraloza, tanke e të tjera ka Papa për luftë dhe le të bëhet aleat… Aleat për llafe e temjan ne nuk kemi nevojë!”
Pas kësaj s’e kishin zënë më në gojë çështjen e Papës e të Vatikanit. 
A ka pasur priftërinj katolikë në Shqipëri që kanë tradhtuar popullin? – më pyeti mandej shoku Stalin. Po, i thashë. – Bile krerët e kishës katolike u bashkuan që në fillim me pushtuesit e huaj nazifashistë, u vunë kokë e këmbë në shërbim të tyre, bënë ç’është e mundur të shkatërronin Luftën tonë Nacionalçlirimtare e të përjetësonin sundimin e huaj!” 
“Çfarë keni bërë ndaj tyre?” – me pyeti Stalini. 
“Pas fitores, – i thashë, – i kapëm, i nxorrëm në gjyqe dhe atje morën dënimin e merituar!”
“Mirë keni bërë”, – më tha. 
(Marrë nga Libri “Me Stalinin”)
.
Papa Gjon Pali i II ne Shqiperi Dhe Madre Tereza e Kalkutes

Papa Gjon Pali i II në Shqipëri dhe Madre Tereza e Kalkutës

2021 – është viti që shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. 
Historia e marrëdhënieve midis vendeve, filloi në mesjetë me Skënderbeun.
Nunciatura Apostolike në Shqipëri filloi si një delegacion Apostolik në Shqipëri nga Papa Benedikti XV – më 12 nëntor 1920, dhe u ngrit në rangun e plotë të një nunciaturë nga Papa Gjon Pali II, më 16 janar 1991. Nuncio aktual Apostolik në Shqipëri është Shkëlqesia e Tij Charles John Brown, i cili u emërua nga Papa Françesku, më 9 mars 2017.
30-vjetori i marrëdhënieve Seli Apostolike-Shqipëri, rilidhur më 7 shtator 1991, në rang nunciature apostolike për Selinë e Shenjtë – e më pas, edhe në rang ambasade, për Republikën e Shqipërisë. 
.
Pulle Poste e Vatikanit lidhur me vizitën e Papës në Shqipëri 1994

Pulle Poste e Vatikanit lidhur me vizitën e Papës në Shqipëri 1993

30-vjet më parë, më 22 tetor 1991, u emërua Nunci i parë Apostolik, ipeshkvi indian, më pas kardinal, Ivan Dias, i cili ia pati paraqitur letrat kredenciale Presidentit të Republikës më 18 dhjetor 1991. 
Më pas emërohej edhe Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë Apostolike, Profesor Willy Kamsi, i cili ia pati paraqitur Letrat Kredenciale Papës Gjon Pali II, më 22 prill 1993, pak para se Ati i Shenjtë të shtegtonte për në Shqipëri.
Historiku i 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike është një histori suksesi, kulmi i së cilës përkon me dy vizitat e Papëve: Vizita në Shqipëri e Papës Gjon Pali II, më 25 prill 1993 dhe e Papë Françeskut më 21 shtator 2014. Roli i Selisë së Shenjtë dhe Kishës për jetësimin e nismave dhe projekteve në arsim, shëndetësi, ndihmë sociale gjatë periudhës së tranzicionit në vendin tonë i jep gjithashtu një dimension të veçantë marrëdhënieve tona dypalëshe.
Pa harruar se pas shenjtërimit të Nënë Terezës, më 5 nëntor 2016 u shpallen të Lumturum, gjithnjë me miratimin e Selisë së Shenjtë, 38 bij të Kishës katolike, që shkrinë jetën në dhe për trojet shqiptare, duke dëshmuan vlerat shpirtërore e atdhetare, shoqërore e kulturore. 
Sa kohë kemi humbur dhe sa gabime kemi bërë në rrugëtimin 109 vjeçar të shtetit shqiptar…
.
Marrë nga muri i FB i Saimir Kadiut, 27 Nëntor 2021
.

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook