Pranvera… Anna Pianura

anna pianura

anna pianura

Pranvera… Anna Pianura

 

Po s’e pe që erdh pranvera, çohu,
hapi sytë, kërkoje jashtë dhe mbrenda teje!
Futja frikën trishtimit! Përzeje si t’mundesh!
Mos u ndal me e kqyrë t’shkuemen,
mërzinë, dhimbjen, plogshtinë…
Mos harro, se s’nis prej njerzve kërkimi i lumtunisë;
Mos harro, se shumë n’jetë
kanë me t’zhgënjye, me t’harrue, me t’plagosë,
po ti mos u ndal prej tyne…
Shko përpara dhe përtej tyne,
e mbi  gjithçka kujto se gëzimi i vërtetë
jeton mbrenda Teje…
Mos prit asgja prej askujt,
kërkoja gjithçka vedit!
Dhe lene t’mbrrijë edhe n’shpirtin tand Pranvera

(Përkth. Jozef Radi 14 mars 2013)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Jozef Radi, Kafe letrare, Përkthime  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook