back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Vajzat e fshatit tim – nga Bukra Kastrati Hysenukaj

Gazeta

Bukra Hysenukaj - Kastrati
Bukra Hysenukaj – Kastrati

Vajzat e fshatit tim

nga Bukra Kastrati Hysenukaj

Në një bisedë tavoline ditët e fundit,
po flisja për zonën time dhe veçoritë e saj, ku ndër më të spikaturat,
janë vajzat. Në atë bisedë më erdhi dhe titulli i këtij shkrimi
“Vajzat e fshatit tim”, që ngjan pak si lasgushian në fakt.

Fshati im është i vogël në numër shpish e banorësh, megjithëse ka një shtrirje gjeografike relativisht të madhe dhe pushon nën hijen e Shkëlzenit. Prej shumë cilësive karakteristike, vajzat janë ylli më i shndritshëm i fshatit tim. Nuk po ndalem te bukuria fizike pasi nuk është meritë e tyre, por e gjeneve të trashëguara, favorizuar nga klima, terreni etj. Ajo çka i bën të veçanta vajzat e fshatit tim, është mençuria, forca dhe guximi i tyre për t’u bërë ballë sfidave të shumëfishta. Vetëm duke u ndalur te brezi im, mund të sjell shembuj të denjë për skenarë filmash të arrirë, çka ishte dhe është jeta e këtyre vajzave.
Ne jemi brezi që përjetuam më të keqen e dy epokave, para dhe pas ’90, fundin e njërës e fillimin e tjetrës, kur edhe po formoheshim e përgatiteshim për t’u hedhur në jetë. Sa drama janë luajtur në atë kohë me vajzat e fshatit tim dhe kjo nuk kish të bënte vetëm me mentalitetin patriarkal, (për hir të së vërtetës jo aq i ashpër), por me pasojat e atij tranzicioni që nuk kuptohej ç’ish e ku do na çonte. Por koha që kaloi tregoi pikërisht atë vlerë të pashoqe të këtyre vajzave, për sa po përpiqem të përcjell. Ato ja dolën të bëjnë revolucion. Shumë prej tyre, refuzuan zgjedhjet e bëra në emër të tyre dhe u çprangosën në emër të lirisë dhe asaj çfarë janë bërë sot. Pavarësisht asaj të kaluare por dhe paragjykimit si “të ardhura”, këto vajza, të shumta në numër në raport me popullsinë e zonës nga vijnë, shkëlqejnë sot kudo ku kanë arritur t’i bëjnë vend vetes me aftësitë e tyre. Vajzat e fshatit tim i gjen sot kudo, si kontributore të vlera në çdo fushë të shoqërisë. Ato janë të penës, të artit, të shkencës, biznesit. Ato i gjen në media, në letërsi, në arsim, shëndetësi, në çdo nivel përfaqësimi në administratë, në vendlindje apo në kryeqytet, në profesione të ndryshme. Të tjera që zgjodhën, apo fati i çoi larg Shqipërisë, janë integruar denjësisht, disa prej tyre si sipërmarrëse të suksesshme. Ka kaq shumë për të folur për to!
Vajzat e fshatit tim, janë heroinat e mija, janë emri më i bukur që mund t’i vendoset vendlindjes sonë të përbashkët.

Shkolla e fshatit
Shkolla e fshatit

***
Kjo është shkolla 8-vjeçare e fshatit tonë, ku shërbyen një brez i pakrahasueshëm arsimtarësh, pa kontrubitin e të cilëve, nuk do ishim këto që jemi sot.
Mirënjohje pa fund!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.