back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Takim me shkrimtarin Visar Zhiti tashmë edhe “Qytetar Nderi” i Qytetit të Lushnjes – nga Armanda Caka – Sulo

Gazeta

Visar Zhiti, ne takimin me qytetare te Lushnjes, 10 dhjetor 2022
Visar Zhiti, ne takimin me qytetare te Lushnjes, 10 dhjetor 2022

Takim me shkrimtarin Visar Zhiti

tashmë edhe “Qytetar Nderi” i Qytetit të Lushnjes

nga Amarda Caka – Sulo

Paraditen e së shtunës, në hollin e muzeut të qytetit, u promovua libri më i ri i autorit të mirënjohur Visar Zhiti, “Këpuca e aktorit.”
Shkova pakëz me vonesë e rrugës duke nxituar, mendoja se si do gjeja një cep për të qëndruar, qoftë edhe në këmbë. Ngjis shkallët nxitimthi, shoh nga jashtë. Nuk po u besoja syve, mendova se nuk po shihja mirë.

Shkrimtari Visar Zhiti dhe autorja e Shkrimit Amarda Sulo
Shkrimtari Visar Zhiti dhe autorja e Shkrimit Amarda Sulo

Hap ngadalë derën… ç’të shoh?! Gjysma e sallës ishte bosh…
Më bëjnë shenjë të ulem përpara dhe ashtu bëj. Akoma nuk kishte filluar promovimi e unë ndërkohë kërkoj me sy figura të njohura intelektuale të qytetit… Thuajse asnjë…
Ajo ç’ka kisha menduar për këtë takim, filloi të zbehej.
Vështroja sallën gjysëm bosh e përballë saj, poetin me madhështidhimbjen e tij skalitur në fytyrë. Vetëm lexuar e kisha e për mua qe hera e parë që e pashë. Ashtu fytyrëhequr, i qetë, i menduar, trishtimlartësuar, u skalit tek unë poeti që e adhuroj.

Duke e uruar Visar Zhitin...
Duke e uruar Visar Zhitin…

Pas fjalës hyrëse të profesor Kozma Gjinit, prisja që dikush të fliste e të diskutonte bukur, ashtu sikurse e meriton një figurë si Visar Zhiti. Thuajse asgjë, përveç krijuesve dhe mësuesve të letërsisë Ermelinda Myzeqari, Zhaneta Këmbora dhe Valter Dauti, të cilët folën për autorin, librin, dhe për jetën artistike në qytet. Kantautori Gëzim Xhaxhiu, ngriti shqetësimin për ti dhënë secilit atë që meriton e pas tij disa bashkëmoshatarë dhe të njohur të autorit dhe të të atit, të madhit, Hekuran Zhiti, të cilët sollën kujtimet e tyre.
Pyetja: “Kush do ta marrë fjalën?”, ngeli si re mbi kokat tona. Vështrova përsëri rreth e rrotull duke shpresuar që kolegë të autorit, poetë, shkrimtarë, ti jepnin energjinë e duhur promovimit, por më kot.
U ngrita dhe thashë pak gjëra, të cilat i mendova deri diku gjatë qëndrimit aty. Isha e vogël, për të folur për Visar Zhitin, por thashë ç’ka më erdhi nga shpirti. Ashtu spontanisht dhe e emocionuar siç isha, aty për aty, më erdhi ndjesia për ta përqafuar autorin. Ashtu bëra dhe bëra mirë mendoj, pasi më atë përqafim, thashë ç’ka mund dhe nuk mund të thosha…
Në përfundim nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Ferdinand Gjermëni, Visar Zhitit, këtij njeriu që gjatë gjithë promovimit thoshte e rithoshte: Unë jam lushnjar, iu dha titulli: “Qytetar Nderi i Qytetit”

Visar Zhiti - Qytetar Nderi i Lushnjes
Visar Zhiti – Qytetar Nderi i Lushnjes

Me përulësi të admirueshme, autori, mori fjalën falenderuese e mua në vesh më kumbonte refreni i thënë prej tij: “Unë jam lushnjar!”
Jam e ngazëllyer nga fjalët e tij dhe e revoltuar me lushnjarët. Holli i muzeut, gjysëm i mbushur…
Po jo, ore jo, jo o njerëz, jo! Ajo sallë duhet të ishte e tejmbushur, madje jo holli i muzeut, po kinoteatri të buçiste nga festa, nga këngët e vallet myzeqare dhe jo vetëm! Ku ishin qytetarët lushnjarë, nuk kishin kohë për këtë njeri? Ku ishin mësuesit e letërsisë së rrethit, ku? Çfarë do tu thonë nxënësve në një orë mësimi letërsie, si mund tu flasin nxënësve pa emocion, si? Ku ishin intelektualët, shkrimtarët ku ishin? Këta të fundit, mos vallë kishin frikë të përballeshin me madhështinë e Visar Zhitit, mos vallë smira e zilia ua ka veshur sytë e i bën të mendojnë, se janë ata e askush tjetër?! Qesharakë, mjeranë, njerëz të vegjël që nuk shihni përtej hundës tuaj! Merrini dhe grisini të ashtuquajturat tregime, romane, vjershat tuaja (nuk mund ti quaj poezi) se ju mbyti deliri juaj i neveritshëm! Nuk ndjehem aspak mirë për ju, për mësuesit e letërsisë dhe për gjithë lushnjarët që nuk gjetën kohë të nderonin siç duhet, një njeri të nderuar! Ndjehem e turpëruar për njerëzit kafene, njerëzit facebook-sa, njerëzit instagram-sa e tik-tok-sa bashkë. Ndjej keqardhje për një popull që nuk respekton këdo që e meriton!
E ka thënë me pak fjalë vetë autori: Njeriu, sa pak gjej tek njeriu…

Visar Zhiti dhe Shpetim Brahamaj
Visar Zhiti dhe Shpetim Brahamaj

Marre nga Muri i FB i Amarda Caka – Sulo, 11 dhjetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.