Për delet, deshtë dhe ujqërit… Parabolë nga Leon Lekaj

Ambasadorja Audrey Glover

Ambasadorja Audrey Glover

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik,
votuesit nuk patën mundësinë që të zgjidhnin midis disa mundësive politike.
Opozita vendosi të mos marrë pjesë,
ndërsa qeveria vendosi që t’i zhvillojë ato pa opozitën”
Audrey Glover (Përfaqësuese e OSBE-ODIHR)
.
Leon Lekaj

Leon Lekaj

Për delet, deshtë dhe ujqërit…*

Parabolë nga Leon Lekaj

Delet presin me ankth konkluzionet nga komisioni i huaj për ditën e zgjedhjeve, i cili pak a shumë pritet të jetë kështu; Delet ndenjën urtë, nuk u shkaktuen probleme as çobanëve dhe as kasapëve…
Delet e zeza nuk morën pjesë në festë. Kryedashi i bardhë, në bashkëpunim me ca ujqër është kapur duke vjedhur anën e deleve të zeza, por komisioni do të thotë se ata morën zotim që mos ta bëjnë më.
Faktit se ishin raportuar më shumë blegërima se sa dele, komisioni pritet t’i japë një përgjigje diplomatike.
Komisioni do të thotë që në të ardhmen do të shtohet sasia e barit, por kjo do të bëhet vetëm për delet e bindura.
Në fund komisioni pritet ta mbyllë me shprehjen e njohur: zgjedhje të pranueshme për stanin e kryedashit të penduar.
.
Marrë nga muri i Fb i Leon Lekajt, 1 korrik 2019
*Titulli redaksional nga radiandradi.com
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook