back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Me i dedikue pak kohë atyne që emocionojnë… nga Aleks Kapllaj

Gazeta

Lazer Radi - Nji vere me Migjenin - 4
Lazer Radi – Nji vere me Migjenin – 4

Me i dedikue pak kohë atyne që emocionojnë…

nga Aleks Kapllaj

Ky shkrim në pak rreshta si një refleksion
i leximit të Lazër Radit për Migjenin. Dy fjalë për ta…
.
Aleks Martin Kapllaj
Aleks Martin Kapllaj

Kur lexon shkrimtarë si Lazër Radi, lexuesi trasformohet pëson një ndryshim shpirtëror pozitiv, që i ngjan veprës së tyre, ku fjala ka vlerën dhe vendin e vet dhe lexuesi gjen një ekuilibër dhe simbiozë me të bukurën e artit që lexon e që e bën të veten. Sa gjuhë e ambël dhe elegante, e pasur dhe e lehtë e njëkohsisht komplete dhe frymëzuese për të gjithë ata që e lexojnë, është gjuha e Lazër Radit. Biles edhe frymëzimi, mendimi i lexuesit, rritet e bëhet i një niveli më të lartë, që është meritë e autorit të veprës që lexohet. Ky është qëllimi i shkrimtarit, dhe atë, Lazri, e arrin me një natyrshmëri që kur lexuesi fillon të lexojë, çdo fjalë dhe paragraf, apo shkrim e vepër, nuk mund ta lajnë pa e marua deri në fund, me një frymë. Do të ishte me shumë vlerë që lexuesi të dedikojë kohën me efikasitet, për veprat me nivel artistik e letrar të lartë të shumë shkrimtarëve, që shkruajnë gjuhën shqipe me një mjeshtëri të jashtzakonshme dhe e bajnë me të vertetë këtë gjuhë unike me ngjyrat dhe tingujt e saj që i biejnë “kordave” të zemrës së lexuesve e na emocionojnë, aq sa edhe kryeveprat e letërsisë botërore, që kanë krijuar trashëgiminë e letërsisë botërore. Është me fat, ai që i gjen dhe i lexon shkrimtarët si Lazër Radi, që ne patëm fatin t’i kemi, por regjimi i persekutoi me të vetmin arsye se ai regjim ishte antivlera e çdo aspekti njerzor, ligjor dhe krijues e shpirtformues të atyre që çdo gjë e banën për kombin dhe popullin e tyre, por që na lanë një vepër të pasur që edhe sot është e çensuruar në të gjitha ciklet e arsimit shqiptar.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.