back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Marrëveshjet serbe-osmane ishin… dhe ende janë! nga Fahri Xharra

Gazeta

Fitorja serbe dhe marreveshjet_turko-serbe
Fitorja serbe dhe marreveshjet turko-serbe

Marrëveshjet serbe-osmane ishin… dhe ende janë!

nga Fahri Xharra

Qëndrimi ndaj së kaluarës e posaçërisht ndaj historisë shqiptare duhet të jetë pa fije animi, të shkruhet pa presion psikologjik nga situata politike e kohës kur shkruhet ajo… dhe të jetë sa më e besueshme (e nxjerrë nga dokumentet arkivore)!
Më habit fakti, nëse mund ta quaj i mashtrimit tonë ndaj një epoke e cila nuk ishte aspak në favorin tonë. Kësaj radhe e kam fjalën për dyqind vjetshin e fundit të marrëveshjeve osmano-serbe, e më vonë edhe atyre turko-serbe, të cilat ne si shqiptarë na kanë dëmtuar shumë.
Serbët, si komb i formuar shumë vonë (pa histori, pa tradita të lashta, pa ndonjë krenari të posaçme) na i mbushin bibliotekat botërore me “pafajsinë” e tyre historike, me “dhunën” që shqiptarët “ushtronin” ndaj tyre gjatë kohës otomane, me natyrën e tyre të rrejshme prej viktime nga “barbaria” shqiptare! Dhe më e keqja që ne iu besojmë në mënyrë indirekte duke i besuar direkt “vëllazërisë” otomane. Me këtë besim të skajshëm, të pakontrolluar dhe të porositur prej tyre, ne biem në rangun e “agresorit” shumë të rrezikshëm për serbët dhe për Europën!
Të mendojmë shlirë, pa anime, pa simpati individuale dhe pa pagesë të porositur; ne jemi të mashtruar!
Le të lexojmë në burimet serbe: “Pre 186 godine Srbija i njen tadašnji vladar knez Miloš Obrenović “izvojevali” su od turskog sultana Mahmuda II autonomiju u okviru Otomanskog carstva, koja je dobijena objavljivanjem čuvenog hatišerifa! Ipak i ovaj važan dokument za Srbe nije prošao bez teorije zavere…”

Fitorja serbe dhe marreveshjet turko-serbe
Fitorja serbe dhe marreveshjet turko-serbe

Pra, para 186 vitesh Serbia, dhe sunduesi i atëhershëm serb Knez Millosh Obrenoviqi “e morën autonominë nga sulltani Mahmuti II, në kuadër të perandorisë Osmane, e cila u fitua pas shpalljes se hatisherifit të famshëm sulltanor…
Vetëm të mendojmë që në atë kohë ne ishim të ndarë në katër vilajete dhe asgjë më shumë; flitej dhe taksohej osmanishte, mejtepet ishin osmanisht, hamamet ishin për agallarët e turqizuar. Osmanët e dinin të vërtetën shqiptare, territoriale shqiptare dhe kombëtare shqiptare; por ata na “donin” shumë dhe s’mund të “rrinin” pa ne.Pra, në Nëntor te vitit 1830, në Beograd në Tashmajdan, në praninë e Knezit Millosh Obrenoviq dhe pashait të Beogradit u lexua hatisherifi i sulltanit turk Mahmutit II, për autonominë e Serbisë. Pas kësaj pasanikët turq e filluan shitjen e pasurisë së tyre serbëve dhe shumë prej tyre u larguan nga Beogradi.
Kryengritja e armatosur, në Kryengritjen e dytë “serbe” kishte zgjatur pak më shumë se katër muaj, dhe vazhdimi pasoi me zgjidhje diplomatike (Na današnji dan 1830, godine u Beogradu na Tašmajdanu u prisustvu kneza Miloša Obrnovića i beogradskog paše svečano je pročitan hatišerif turskog sultana Mahmuda II o autonomiji Srbije. Turci su nakon toga prodali svoja imanja Srbima i napustili Beograd. Oružani sukobi u Drugom srpskom ustanku su trajali jedva nešto više od četiri meseca, a ona su se stvari rešavale diplomatskim putem.)

Çka arritën serbet me këtë autonomi? Ata e fituan të drejtën në praktikimin e besimit, zgjedhjen e efektivit ushtarak, drejtoritë e pavarura të brendshme, kthimin prapa të 6 nahijeve që Kargjorgje i kishte çliruar në kryengritjen e parë, tregtinë e lire, ngritjen e shkollave në gjuhën serbe, ngritjen e spitaleve dhe shtypshkronjave serbe, ndalimin e kolonizimi turk në Serbi… (lexo shqiptarëve) dhe të drejtën e shpërnguljes së turqve nga Serbija në Turqi (po përgatitej dhuna e madhe ndaj shqiptarëve muslimanë për ikje nga tokat e tyre)

Gjendja ekonomike e kesaj periudhe (1830)
Gjendja ekonomike e kesaj periudhe (1830)

(Ovim aktima Srbija je stekla prava na: slobodu veroispovesti, izbor starešina, nezavisnu unutrašnju upravu, povratak šest nahija koje je Karađorđe oslobodio tokom Prvog srpskog ustanka, slobodu trgovine, podizanje škola, bolnica i štamparija, zabranu naseljavanja Turaka u Srbiju i pravo na iseljavanje Turaka iz Srbije, osim u gradovima sa utvrđenjima.)
Me këtë u bë edhe inaugurimi e një sundimtari të parë të krishterë në suazat e perandorisë Osmane.
Po, shqiptarët në atë kohë? Ata ishim në katër vilajete dhe nuk e dinim se çka bisedohej në mes Serbisë Autonome dhe Perandorisë së Madhe.
Gjakovë, 26.03.16

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.