Gjeto Keqi – vargje nga Ejëll Miculi

Diktatura e "Drapër e çekanit"!!

Diktatura e “Drapër e çekanit”!!

Gjeto Keqi*

vargje nga Ejëll Miculi

O Malci, ty t’kjosha falë,
Due me t’kndue për nji djalë,
Zemër trim e shqipoj malit,
Burrë besnik i Bajz’s Kastratit.
 
Luftoi n’Spajë, luftoi n’Shqipni,
Pa iu tremb’ kurr syni i tij;
Me pushtuesit gjakatarë:
-Jam malcor, – tha – jam shqiptar .
 
Pa ike mirë okupatori,
Ia filloi n’Shqipni terrori;
Komunizmi – pjell’e satrapit
Arrestoi kët djal’ t’Kastratit.
 
Se u çue ai me guxim:
-Ndalnie dorën, – tha – ky trim;
Porsi bisha zbritë prej malit,
Pini gjak t’pastër shqiptarit.
 
Komunist i orve t’para;
Diktaturës, -tha – i tretë fara!
Jua përplasi për surratit
Tes’ren e kuqe, djal’i Kastratit…
 
Gjeto Keqi, t’u knoftë kanga!
T’u rrittë ndera, e t’u shtoftë rraca!
Nalt ia çove namin Malcisë,
Për atdhe, n’mbrojtje t’lirisë…
Petro Marko, Skënder Luarasi, Iliaz Pasha, Mehmet Shehu, luftëtarë të Spanjësj

Petro Marko, Skënder Luarasi, Iliaz Pasha, Mehmet Shehu,
luftëtarë të Spanjës

Kush asht Gjeto Keqi*

*Gjeto Keqi ka kenë komunist i Kominternit dhe luftëtar i dalluem në Spanjë, shok i Mehmet Shehut. Kallxojnë për të se kur asht plagosë Mehmeti, Gjetoja e ka bajtë në krahë dhe i ka pshtue jetën…
Ka ardhë në Shqipni dhe ka luftue në radhët partizane deri sa kanë hikë gjermanët. Kur kane fillue raprezaljet, ky asht çue me forcë kundër tyne dhe i ka thanë Mehmet Shehut, se nuk kena luftue për me vra popullin tonë.
E kanë arrestue, torturue dhe mbajtë nëpër burgje gjithë jetën.
Thonë se vetë Mehmeti ka shkue e takue disa herë dhe i ka thanë: Ban autokritikë Gjeto dhe unë t’baj antarë të Komitetit Qendror. “Jo, nuk due pushtet, kam lufte dhe due vetëm liri e popullit tem e asgja ma shumë! Jam ma mirë në burg se t’bahem pjestar në krimet ndaj populli. Ka dalë prej burgut, në mos gaboj në 89 o në 90.
Gjatë kohës që ishte në burg i kanë arrestue edhe t’bijnë, Laura Keqin 16 vjeçe.
Shokët e tij t’burgut e kujtojnë me shumë respekt e dashni!
.
(materiali u përgatit nga Ejëll Miculi)

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook