back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Fluturon Shqiponj’ e Malit – nga Havzi Nela –

Gazeta

Rivarrimi i Poetit kuksian Havzi Nela
Rivarrimi i Poetit kuksian Havzi Nela

Fluturon Shqiponj’ e Malit

nga Havzi Nela –

Sot në Spaç tej kah Mirdita,
Gjete trimat, djemt e tu,
Djem sokola, djem petrita,
Aty t’thanë për me pushu,

N’afsh e vrull tue turfullue.
“Prit moj shqipe, ndale vrapin,
Ulu pak n’barakat tona
Se për ty kem ngrejt bajrakun

Se për ty ushton jehona
Se këtu i ke trimat si zana!”
Krahë hapun e krenare
Ashtu siç na ishte motit,

Mbi bajrakin tonë u fale
Si në dorë të Kastriotit
Si shejtneshë dërgue prej zotit.
Krenarisht e hije randë

N’at bejleg burrnisht qëndrove
Aty e shprehe vrullin tand
Aty tiranët i tmerrove,

Djemt’e tu i çartallove.
Djemt’e tu porsi luana,
Djem të zgjedhun anë për anë,
Djem ma t’mirë, nuk i ban nana,

Flak’u ndezën kur të panë
Si duhi dolën n’mejdan!
Tym e flakë qitnin për goje
Veç me gjoks e zemër n’dorë,

Çarmatosun e pa mbroje,
Turr u hodhën mbi mizorë
Si ortek, si mal me borë.
Kush me grushta kush me shqelma

Fyt për fyt me gjakatarë,
Bini burra, bini djema!
A nuk jemi ne shqiptarë 
Që po tretna gjallë në varr?

A nuk jemi ne djem nanash
Njerëz me gjak me afsh në gji?
Ç’kemi ba që u kalbëm prangash?

Ç’ju kem ba mor faqezi,
Që na ndatë me gra e fëmijë!
Tanë me britma me potere
Si vullkan që përpin retë,

Duf i madh u shkulë kësaj here,
Ç’djem të prapë me krahë e fletë,
Kurkund shokun s’ua kam gjetë!
Si rrebesh pa frik’ e drue,
N’gojë të pushkës, ballë për ballë,
O me vdekë o me fitue,

Një nuk do me mbetun gjallë 
Për gryk t’plumbit duen me dalë!
Skënder Daja e Pal Zefi
Dervish Bejko vrullin mori
Si n’furtunë kur fryhet deti,
U tmerrue prej nesh mizori
U ngërdhesh e dhambët nxori.

Kur tiranit të tërbuem,
Në mesnatë fjala i shkoi,
Brof në kambë e si hutuem
Qeverinë në kamb e çoiTanë ushtrinë e alarmoi.
Kambësorin altilerinë
Top e pushk’ e autoblindë,
Zabërhanet, policinë,

Për Mirditë vetimë i lëshoi,
Si me re malet i mbloi.
U nxinë majat, shkrepat, brigjet
U zunë përrojet, rrugët, shtigjet

Me vringllimë, me t’madh potere
Tue mbjellë mortë, tue futun tmerre
Tue lëshue kujen derë për derë!
Çoi Fiqorrin Kasem Kacur

Dy xhelat që ka Tirana,
Dy xhelat dy sytë iu plaçin
Nuk menduen për nanat tona
Nuk menduen i shitoft zana!

Oh moj shqipe moj hyjnore,
Pak qëndrove në liri,
N’Spaç u dyndën divizione
U ba kampi lesh e li

U dyndën ujqit me ordi!
Bash si ujq, ba lak prej uni
Bash si ujq kope-kope
Bash si n’vath përmes katundit,

Bash si bishat ranë nder ne,
Bash si bishat kur bien pre!
Shterrën ujët, na ndalën bukën
Ma mirë vdekë se me u dorëzue,

Si përbindësh mbrend’u futën
Mbush n’inat e fort zymtue
Me na vra me na shtrue!
U derdh gjak, filloi dajak,

Ranë ca trima djem martirë
Nuk ju tremb syni aspak
Se të deshën t’jeshë e lirë
Shqipja jonë o zogu i vdirë.

Ra Pal Zefi, ra Skënderi,
Ra Dervishi e Hajriu,
Djem të shkathtë posi skifteri
Trima t’ashpër si Veriu

Xhelati marrë për tok’i shtriu!
Ra Skënderi trandafili,
Te armiqtë ai futi tmerr
Me flakë n’gojë sytë i mbylli

E për liri e skuqi dhenë
U derdh ndër re si një zgalem!
Ra Skënderi, sy shqiponja
Vdekjen ai e puthi n’ballë,

Si kobec bilbil nga goja,
Ai xhelatit nuk iu falë,
I dha gjoksin, i tha – Ndal!
Gajë e tij fuqi baroti,

Derdhi valë e nxorri zjarr,
Ai tradhëtarëve frikë u futi
E për tiranin hapi varr,
Hajde ç’djalë, një yll i rrallë!

Ç’nuk u tha Skënderi i vogël,
Ballë për ballë e sy ndër sy,
Të gjitha krimet e poshtërsitë
Ua shpalosi nji nga nji,
Gojë për gojë e me breshni!

Zemra e madhe e Skenderit 
Tundi gjithë truellin arbënor,
Tundi fronin e derr-beterrit
E për shqiptarë u ba jehonë,

Si ogiçi me këmbonë.
Si Skënderi e shokë tjerë,
Ka të vdekur e të gjallë,
Se këso trimash kanë lind përherë

Nant tona, ky truell shqiptar
Këto thepa e shkrepa, kjo tok e mbarë!
Maj oh maj o maji ynë,
Lulet tua kuq u banë

Ne deshtëm jetën, kërkuem Lirinë,
Ja xhelatët çfarë na dhanë!
Na i shtuen prangat, me gjak na lanë!
Mbrenda n’tela të rrethuem

Ç’mund të bajshim ne ma shumë,
Kundër armikut të tërbuem,
Që mbi ne vërshoi si lum,
Posi det’ gjithë dallg’ e shkumb!

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.