back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

8 janari iku, sot është 9 janar, po pastaj…?!? – refleksion nga Jozef Radi

Gazeta

Policia e Ramës... në Mbrojtje të Bashës!
Policia e Ramës… në Mbrojtje të Bashës!

8 janari iku, sot është 9 janar, po pastaj…?!?

refleksion nga Jozef Radi

Me keqardhje e them: PD, sot më s’ka! “Të hysh në gjak me veten” është akt i rëndë, dhe morali sado i dobët që të jetë do të shfaqet ashpërsisht ndëshkues! Mos ta harrojë askush, prej atyre që e tërhoqën PD-në deri te shqyerja e djeshme!!!!
Mungesa e çdo elementi të komunikimit politik, e aq më pak të gjurmave të ndonjë konsensi në hapësirën e 100 ditëve, dhe mbrritja te dhunimi i atyre që ju kanë dhënë votën, prej atyre që kanë përfituar nga vota, është akt tragjik në histori. Që një kryetar partie mbasi u ka marrë votën t’i quaj më pas kriminelë mbështetësi e tij, ky mbetet akt i paprecedent në shoqëritë pluraliste, po jo atë shqiptare.  
Grupimi lulbashist, e mbajti Stalingradin, i ndihur nga pushteti dhe ndërkombëtarët, doli vërtet totalisht i diskredituar, po diskreditohet kush përbën një moral, jo ky grupim, kështu që probabilitetet politike të këtij grupimi, do të varen prej shansit pse gëzon pjesën më të madhe të deputetëve si dhe 3 vite e gjysëm kohë për të luajtur në cicmicin parlamentar si përfitues prej Pushtetit, edhe pse kartat tashmë konsiderohen të djegura!
Grupimi berishist, ka mbi vete paragjykimin ndërkombëtar dhe armiqësinë e hapët të pushtetit ndaj individit Berisha. Edhe pse me grupim të vogël parlamentar, po me një bazë të fuqishme që i ka dhënë një mbështetje të pakufishme në tre muajt e fundit… duke e future në lëvizje gjithë shoqërinë shqiptare. Si i tillë, grupimi berishist ka mbi vete detyrën heroike të reformimin dhe riformatimin të Opozitës reale, duke marrë edhe përgjegjsitë më të mëdha në historinë postpluraliste… Nga sot deri në 22 mars 2022, janë vetëm 74 ditë; sigurisht kohë jo e mjaftë për ta reformatuar si duhet Opozitën Reale, dhe për të realizuar nje strukturë solide dhe për të shfaqur figura me integritet të lartë politik po edhe emra luftëtarësh të paepur për drejtësi, të rinj, shumë të rinj në një organizim që nuk duhet të jetë thjesht me idenë e një partie po të një Fronti Opozitar, i cili të shërbejë si hinkë e mbledhjes së vajit të çdo pakënaqësie që ka përfshirë mbarë popullin ndaj këtij pushteti abraziv dhe abuziv, ose siç quhet rëndom: Narkoshteti! 
A është e mundur një gjë e tillë?! 
Unë besoj se jo, por nuk them kurrë se është e pamundur! Taktika graduale e marrjes së selisë, përmes procedurave legale rezultoi dështuese, dhe ishte një leksion i madh, ndaj s’ka më kohë, as edhe një sekondë për t’u humbur! Një nga elementet më të domosdoshëm të këtij grupimi, të madh njerëzor, duhet të jetë gjetja e gjuhës dhe diskursit politik të komunikimit të brendshëm po edhe me shumicën deputete të grupimit lulbashist, në mënyrë që me kohë, e me sinqeritet (sado pak i tillë) të krijohet një grup sa më solid në Parlament, për vazhdimin e betejës Opozitare (gjithnji nëse gjenden shtigje mbas llumit të hedhur reciprokisht)!
Lulbashistët, jam i bindur se nuk u interesojnë çështjet afatlargëta, dhe as mund të dalin jashtë “kullës së fildishtë” së atij mashtruesi ordiner që ka thesin e rrenave çdo mëngjes për në treg. Me siguri, ata bashkarisht dhe individualisht mund të shërbejnë si pjesë e një caruseli interesash dhe mund të shfrytëzojnë çdo mjet dhe mënyrë këtë cikël politik, pa e vrarë fort mendjen për marrdhëniet me bazën të cilën e shitën, apo për ndonjë rizgjedhje të mundëshme… Ata do të mbeten pjesë e një partie politike, që do të vazhdojë ta posedojë godinën, vulën dhe simbolet, dhe do të masë interesat ekonomike (aspak elektorale) të një grupimi krejt të vogël, mbasi mendoj se karriera politike e shumë prej tyre, thjesht si luftëtarë për posedime godinash dhe konforti, tashmë, sigurisht që është e mbyllur.
Grupimi berishist ndodhet përballë një ndërdyshjeje tejet të madhe. Në 100 ditë, Berisha u dëshmoi mbarë shqiptarëve se ishte një makinë e fuqishme elektorale, por barrierat ndaj tij janë sa paragjykuese aq edhe penguese, në një perspektivë graduale të marrjes së pushtetit, në mënyrë të veçantë në zgjedhjet lokale të 2023, ku do të shfaqet edhe beteja e parë reale, duhet të jenë në lartësitë e së përsosurës! Asnjë make-up iluziv s’është në favor të saj!
E përsëris me dhimbje: PD s’ka më! E vranë apo e vdiqën, këtë le ta shqyrtojë kohrat që vijnë! Sot të gjithë duhet të ngrihen përtej nostalgjive, fitoreve, eksperiencave, dhimbjeve, humbjeve duhet të mendohet shpejt, por jo me ngut, ringritja e Opozitës së Stuhishme, përmes një Fryme të Re!
Nëse, me 8 janar 2022, u duk sikur koha punoi kundra Opozitës, Opozita Reale duhet të ngrihet nga hiri, si Feniksi dhe t’i kundërvihet fuqishëm kësaj Kohe të egër!
8 janar… duke kaluar në 9 janar 2022

.

ë

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.