Mendime të trishta në një ditë sulmi… – nga Visar Zhiti

0
10
Visar Zhiti
Visar Zhiti

Mendime të trishta në një ditë sulmi…

nga Visar Zhiti

Nuk them dot: “Fali, o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”
kur ata, besoj, e dinë se ç’bëjnë. Vetëm se ndodh të mos e parashikojnë fundin e një akti e ndodh ajo që meritohet. A mund ta themi dhe këtë?
Ajo që ndodhi ashtu në selinë e Partisë Demokratike, bunkerizimi dhe sulmi dhe kundërsulmi, humbja dhe dëmi, e gjitha mes demokratëve të acaruar, ishte përtej parashikimit të kujtdo dhe dëshpëruese për të gjithë, megjithëse e di që s’janë dëshpëruar të gjithë, përkundrazi. 
Dhe prandaj ndodh, se nuk dëshpërohemi bashkarisht se dhe humbjet nuk janë të përbashkëta, as fitoret, as heronjtë, as gëzimet, as përfitimet, as të pasuruarit, as dinjiteti e as varfêria, kjo po është shumë e përbashkët, e as liria, etj, etj, dhe të gjitha janë arritur duke i dëmtuar ato, të tjerët dhe veten. 
Një sociolog bashkëkohës thoshte se: “demokracia të zhgënjen, por nuk të tradhton…” Ne, shqiptarët, dukemi si të tradhtuar nga demokracia jonë…
Sot u kalua në një absurd tjetër tronditës, në një “banalizim të ri të së keqes”, u bë përplasja zululandase se cilët do të zotëronin ngrehinën e një partie, kur ajo, duket, se u përket palëve të asaj partie, kur parti s’duhet të jenë muret, as poltrona e kryetarit, madje as kryetari. Partia mund të mos ketë seli fare, do t’i mjaftonin mendjet, ideali, vizionet. Ndoshta ngjan me atë gjakun që rrodhi nga balli i atij që u godit me gurë në turmën protestuese. Partia është Shqipëria dhe antarët e saj janë shqiptarët.
Po pse u grindën sot aq keqas dhe kur nuk duhej, për selinë e zbrazët të partisë? Eh, shkaqet dhe konflikti janë të tjera, gjetiu, mund të thotë shumëkush. Që pasardhësi nuk duhej t’ia bënte atë paraardhësit. E di. 
Por s’e di pse m’u kujtua dëmshpërblimi që iu bë ish të burgosurve politikë nga qeveritë e ashtuquajtura të djathta apo të majta, u katandis në lekë me këste të zgjatura, fyese kjo, kur dëmshpërblimi i vërtetë i persekutimit të madh, e kam thënë, do të ishin drejtësia, kujtesa me frymën e lirisë dhe demokracisë, ndarja me të kaluarën dhunuese, dinjiteti i vuajtjes, meritokracia, prosperiteti i përbashkët, etj. Dhe nuk do të vinte dita të grindeshim për selinë e partisë, as të dëshpëroheshim gjysma dhe as të gëzoheshim gjysma tjetër për atë…

Godina e Partise Demokratike - 8 janar 2022
Godina e Partise Demokratike – 8 janar 2022

Që të kuptohemi më mirë, gjej një shpjegim që më ndihmon të kuptoj jo vetëm shkakun, por dhe kohën. Duhet pak letërsi, ca fantazi borgesiane, them me vete. Se ajo ndërtesë ka qenë shtëpia e oficerëve të ushtrisë së diktaturës, (unë kam nderim për oficerët e vërtetë të atdheut), por ç’nuk kanë dëgjuar ato mure: komunizëm shqiptar, enver… heqje gradash… karrierë koti… luftë imperializmit perëndimoro-amerikan dhe revizionizmit botëror… komplote… tradhti… pushkatime puçistësh të paqenë… ajri është plot me thashetheme kriminale, te kafet ka mbetur surrogatoja e helmit ideologjik, etj, etj, dhe shtëpia e oficerëve të diktaturës hakmerret për ndryshimin… e Shqipërisë… Si? Me alarmet që jepen, me rikrijim të komandës, zbatim taktikash ushtarako-demo(n)kratike, sulmet, kundërsulmet, çadrat, nishanet, portreti i udhëheqësit, fantazmat e tij, nostalgjia, bombat tymuese, gazi lotësjellës, megjithëse populli qan dhe pa to, ylli i kuq, supa e kazanit madhështor, poezia ushtarake, komploti që ndonjërin prej uniformave të na e emëronin president, etj, etj, dhe kështu e shkuara bëhet e ardhme… ‘45… ‘84 orwelliane… ‘97… tanket… tanku i parë në botë ka qenë Kali i Trojës, sipas James Joyce… po kur ra Troja, ç’bënë fitimtarët me Kalin? Monument? Jo, e dogjën… siç ndodh dhe sot… e ai, Dimitrovi, komunisti bullgar, çfarë thoshte, që lëvizjet komuniste nuk fitojnë dot vetë, por të futemi si “Kalë Troje” në luftrat nacional-çlirimtare, etj, etj. Edhe selitë e partive ngjajnë me “Kalë Troje” me kryesitë në bark… 
Na ka marrë malli për një kalë prej vërteti e një livadh a park, që s’po betonizohet… po mua ç’pati që më erdhën mendime kësisoj, s’është faji im, o Zot, por na e fal se s’dimë se ç’bëjmë!
Roselle, IL. 08. 01. 2022

.

Related Images:

Artikulli paraprak8 janari iku, sot është 9 janar, po pastaj…?!? – refleksion nga Jozef Radi
Artikulli tjetërKoliqi magjik dhe virusi totalitar – nga Shpëtim Kodra
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.