50 Vjetori i Universitetit Prishtinë – (1970-2020)

50 vjetori i Universitetit të Prishtinës - Prof. Dr. Marjan Dema.

50 vjetori i Universitetit të Prishtinës – Prof. Dr. Marjan Dema.

50 Vjetori i Universitetit Prishtinës:

Promovohet Libri “50 Vjet Universitet”

Për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u promovua libri “50 vjet Universitet”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” prof. dr. Marjan Dema tha se ky libër vjen si një dhuratë për të gjithë studentët, profesorët, prindërit e studentëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Dokumentari i UP-së, ekspozita “Mote Universitare”, “Dialog mes brezash” si dhe libri i sotëm, janë aktivitete që me dokumentimin e historisë së UP-së, rrëfimet e ndara nga ish-studentët tanë, hulumtimin e studentëve të Departamentit të Sociologjisë si dhe reliket e ekspozuara ofrojnë një mozaik të historisë, jetës akademike dhe jetës studentore të këtij universiteti.” Njëri ndër redaktorët e librit, prof. dr. Faton Berisha, tha se UP-ja duhet të vazhdojë të jetë katalizatorë i ndryshimeve në vend.
.
Feriz Krasniqi - 50 vjetori i Universitetit të Prishtinës (1970-2020)

Feriz Krasniqi – 50 vjetori i Universitetit të Prishtinës (1970-2020)

“Historia e Kosovës, siç e thotë edhe rektori Dema, ndahet në historinë para themelimit të Universitetit të Prishtinës dhe historinë pas themelimit të tij, kësisoj shtet formimi, qëndresa e rezistenca e popullit tonë dhe historia e UP-së janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”, tha Berisha. Ndërsa, në emër të redaksisë së librit fjalën e mori prof. dr. Sali Bashota, promovimin e këtij libri e konsideroi ngjarje të veçantë për UP-në.
“Universiteti i Prishtinës u bë emri i lirisë së shqiptarëve edhe në vitin 1968 edhe në vitin 1997, u bë frymëzim i mendjes dhe i veprimit për shumë gjenerata për të arritur këtu ku jemi sot në këtë 50 vjetor. Pra, UP-ja në këtë monografi prezantohet si shenja më emblematike e vetëdijes kombëtarë shqiptare, që nga themelimi e deri më sot”, tha Bashota
14.02.2020
.
50 vjetori i Universitetit të Prishtinës (1970-2020)

50 vjetori i Universitetit të Prishtinës (1970-2020)

Java e Universitetit të Prishtinës

Në 50 Vjetorin e Tij, UP-ja ndan 50 Mirënjohje

për personalitetet që dhanë Kontribut të Veçantë

Prishtinë 50 personalitete që dhanë kontribut të veçantë në Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përgjatë pesë dekadave u shpërblyen me mirënjohje për nder të 50 vjetorit të themelimit të UP-së.
I pari i universitetit, Prof. Dr. Marjan Dema, tha se secili që e do vendin, e do Universitetin e Prishtinës, sepse UP-ja e bëri këtë shtet.
“UP-ja, si institucioni madhështor arsimor, shkencor dhe kulturor në vend, nuk do të ishte i tillë pa kontributin e pashembullt të personave që ndërtuan historinë e këtij institucioni. Universiteti nuk do të mbijetonte pa guximin dhe këmbënguljen e profesorëve që në atë kohë ligjëruan nëpër shtëpi – shkolla, të cilat për një kohë të gjatë zëvendësuan sallat e fakulteteve. E kjo nuk do të ishte e mundur pa dëshirën e qindra atyre kryefamiljarëve që me lëshimin e shtëpizave për mësim, rrezikuan edhe ekzistencën e tyre, më dëshirën e vetme që fëmijët tanë të vazhdojnë studimet”, tha rektori Dema. Idriz Ajeti, Anton Çeta, Sadete Mekuli dhe Feriz Krasniqi u shpallën anëtarë nderi të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në emër të personaliteteve që morën mirënjohje një fjalë rasti e tha ish – profesoresha Drita Statovci.
“Sa mirë është të punohet me nder, vullnet e përkushtim; dhe sa mirë është kur dikush që është kompetent për këtë punë e vlerëson punën tënde”, tha Statovci.
Në fund të ceremonisë solemne pjesëmarrësit patën mundësi të argëtoheshin me performancën muzikore të studentëve tanë të Fakultetit të Arteve.
13.02.2020
.
marre nga https://www.uni-pr.edu
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook