Vepra e Lazër Radit – Panairi i Prishtinës 5-9 Qershor 2019

0
8
Panairi i Librit Prishtinë - 2019
Panairi i Librit Prishtinë - 2019

Vepra e Lazër Radit – Panairi i Prishtinës 5-9 Qershor 2019

Lazër Radi - “Mjegullnaja e nji kohe të Largët” - Prizreni
Lazër Radi – “Mjegullnaja e nji kohe të Largët” – Prizreni
-11 Qershor 2018, – fillon Kolana e Veprës së Plotë të Lazër Radi.
Vepra e Parë e Kolanës, Vëllimi i parë i Trilogjisë: “Mjegullnaja e një kohe të Largët” – Prizreni– paraqitet në Panairin e Prishtinës 2018. Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-241-85-6; Faqe 446; Formati 14.5×21)
.
Lazër Radi - “Gjurma të nji Ditari të Djegun” - Shkodra
Lazër Radi – “Gjurma të nji Ditari të Djegun” – Shkodra
-10 tetor 2018, – botohet vëllimi i tretë i Trilogjisë së Jetës së Lazër Radit: “Vorbulla të Jetës Universitare” – Roma, Vepra e katërt e Kolanës.
Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-280-08-4; Faqe 634; Formati 14.5×21)
.
Lazër Radi - “Vorbulla të Jetës Universitare” - Roma
Lazër Radi – “Vorbulla të Jetës Universitare” – Roma
-30 shtator 2018, – botohet vëllimi i dytë i Trilogjisë së Jetës së Lazër Radit: “Gjurmat e nji Ditari të Djegun” – Shkodra, Vepra e Tretë e Kolanës.
Shtëpia Botuese “Jozef” –(ISBN 978-9928-280-07-7; Faqe 490; Formati 14.5×21)
.
Lazër Radi - “Shqipëria në Vitet '30"
Lazër Radi – “Shqipëria në Vitet ’30”
-25 maj 2019, – botohet vëllimi i katërt i vepres së Lazër Radit: “Shqipëria në Vitet Tridhjetë” 
Shtëpia Botuese “Jozef” –(ISBN 978-9928-280-54-1; Faqe 476; Formati 14.5×21).
.
Lazër Radi – “Nji verë me Migjenin” - 2019
Lazër Radi – “Nji verë me Migjenin” – 2019
-01 qershor 2019, – botohet vëllimi i pestë i veprës së Lazër Radit: “Nji Verë me Migjenin” 
Shtëpia Botuese “Jozef” –(ISBN 978-9928-280-53-4; Faqe 320; Formati 14.5×21).
.
Lazër Radi - “Ministri i Hekurt - Mirash Ivanaj”
Lazër Radi – “Ministri i Hekurt – Mirash Ivanaj”
-18 korrik 2018, paraqitet për herë të parë Vepra e Gjashtë e Kolanës: “Ministri i Hekurt – Mirash Ivanaj”.
Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-241-91-7; Faqe 340; Formati 14.5×21)
.
Leo Ferrero - "Sekreti Anglisë" - Përkth. Lazër Radi
Leo Ferrero – “Sekreti Anglisë” – Përkth. Lazër Radi
-25 maj 2019, paraqitet për herë të parë mbas 75 vitesh të humbura dorëshkrimi i përkthyer i Lazer Radit: “Sekreti i Anglisë – i Leo Ferrero”.
Shtëpia Botuese “Jozef” – (ISBN 978-9928-280-52-7; Faqe 168; Formati 13×19)

 

Related Images:

Artikulli paraprakSpaç, 29 maj 2019 – të paharruar – & tre poezi të dala nga Burgu i Spaçit
Artikulli tjetër“Sekreti i Anglisë” Rikthimi i një dorëshkrimi, mbas 75 vitesh… – rrëfim nga Jozef Radi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.