back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024

Vdekja e Anita Ekberg dhe nji kuriozitet shqiptar…

Gazeta

Anita Ekberg (1931-2015)
Anita Ekberg (1931-2015)

Vdekja e Anita Ekberg dhe nji kuriozitet shqiptar…

Nderim kujtimit të artisteje te madhe!

Anita Ekberg (29 shtator 1931 – 11 janar 2015)

Në moshën moshën 84 vjeçare, ka ndërruar jetë artistja Anita Ekberg…

Kerstin Anita Marianne Ekberg fiton titullin e Miss Suedisë në vitin 1950: dhe bukuria e saj shpërthyese e lejon të shfaqet në skenat e Hollywoodit ku Howard Hughes e fut atë në botën e kinemasë. Në 1956, ajo luan në filmin e fundit të çiftit Lewis-Martin, “Hollywood apo Bust” e drejtuar nga Frank Tashlin, në interpretim të të cilit ajo fitoi edhe Globin e Artë si aktorja më të mirë. Pastaj kësaj vjen King Vidor, cili i beson asaj nji rol epik te “Lufta dhe Paqja”.
Më vonë Anita Ekberg, artistja flokartë suedeze, shfaqet si nji aktore italiane në filmat e Federiko Felinit e Dino Risit, ku krahas roleve deshmohet si topmodele dhe simbol seksi. U bë e famshme për rolin e saj të Sylvias, në filmin e Federico Fellinit “La Dolce Vita” (Jeta e Embël) (1960), ku ka nji nga skena që e bënë mjaft të njohur, atë në Fontana dei Trevi të Romës, së bashku me artistin e famshëm Marcello Mastroianni.

Anita Ekberg & Marcello Mastroianni (La Dolce Vita)
Anita Ekberg & Marcello Mastroianni (La Dolce Vita)

Nderim kësaj artisteje, që vinte nga vendi i të famshmeve aktore si Greta Garbo dhe Ingrid Bergman.
Por, çka mbetet interesante nga lajmi i humbjes së kësaj artiste, në ditën e sotme, është fakti se ajo ka vdekur dhe varroset në të njejtin vend ku ka vdekur dhe prehen në pritje të nji atdheu edhe eshtrat e patriotit Qazim Mulletit, në Rocca di Papa!
Jozef Radi, 11 janar 2015

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.