Urdhëri Zyrtar i Rezistencës ndaj Pushtimit Fashist dhe Heroi i 7 Prillit 1939, Kolonel Sami Koka – nga Ilirian Agolli

0
7
Durres, 7 prill 1939
Durres, 7 prill 1939
Durres, 7 prill 1939
Durres, 7 prill 1939

Urdhëri Zyrtar i Rezistencës ndaj Pushtimit Fashist

dhe Heroi i 7 Prillit 1939, Kolonel Sami Koka

nga Ilirian Agolli

Dy burime arkivore të shkrimit per 7 Prillit: A.Q.SH.,
Mëkëmbësia e Përgjithshme, Fondi 161, viti 1943, dosja 75, faqe 1-4.
A.Q.SH., Gjyqi Politik i Kriminelëve të Luftës, viti 1945,
Dosja 3, dëshmia nga Sami Koka, faqe 227-228.
.
Publikohet për herë të parë: Urdhëri Zyrtar i Rezistencës ndaj Pushtimit Fashist dhe Heroi i 7 Prillit 1939, Kolonel Sami Koka.
Urdhëri i Komandantit të Përgjithshëm i Rojes Mbretërore të Kufirit, tenent kolonel Sami Koka, për të mbrojtur bregdetin gjendet në AQSH. Urdhëri i operacionit për të mbrojtur bregun shqiptar, në rast të përpjekjes italiane për zbarkim, iu dërgua më 5 prill 1939 Komandës së Batalionit 1 të Rojes Mbretërore të Kufirit në Durrës, Komandës së Batalionit 2 në Shkodër, Komandës së Batalionit 6 në Gjirokastër dhe Komandës së Kompanisë të Rojes Mbretërore të Kufirit në Zogaj. Ai kërkoi një vëzhgim të kujdesshëm të detit, për të ndarë anijet luftarake nga ato transportuese, parashikim me saktësi mbi pikat e zbarkimit dhe pritja me zjarr të dendur mbi barkat e para dhe mbi ushtarët, që prekën tokën në grupet e para. “Goditni pa ndërprerë, që të frenoni marrjen e terrenit. Kur armiku zbarkon dhe merr terren, mbani kontakt pamor dhe me zjarr kundër tij. Në afërsi 700 – 800 metra nisni zjarrin me mitraloz dhe armë deri në ushtarin e fundit. Kjo është një Detyrë e Shenjtë” – urdhëroi koloneli Koka. Ai theksoi se ushtarët nuk mund të tërhiqen pa urdhërin e komandantit, por duhet të rezistojnë në post për Atdhe dhe Mbret, ndërsa komandantët e kompanive dhe batalioneve nuk duhet të komandojnë nga distanca të mëdha, por duhet të veprojnë pranë trupave. “Jam shumë i sigurtë që trupat e Rojes Mbretërore të Kufirit janë gati të sakrifikojnë në këtë detyrë delicate, duke dëshmuar dinjitet, besim dhe nder, që atyre iu dha mbreti dhe atdheu” – shkroi komandanti Koka. Urdhëri i tij u zbatua në maksimumin e rrethanave dhe jozyrtarisht fashistët mblodhën në anijet e tyre shumë të vrarë. 
Koloneli Sami Koka dëshmoi në Gjyqin Special të 1945 se qysh dy ditë para pushtimit i kërkoi urdhërin Komandantit të Përgjithshëm, Xhemal Aranitasi, i cili e kishte humbur fare qetësinë. “E detyrova të firmoste urdhërin e mbrojtjes përballë një armiku shumë të madh dhe të pajisur, dhe në datën 6 qëndrova në komandë deri në 10 të mbrëmjes për të organizuar rezistencën përballë pushtimit” – deklaroi Koka.
Koloneli Koka mbrojti kufirin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë më 7 prill 1939 dhe në Gjyqin Special të 13 prillit 1945 u dënua me 30 vjet burg. (Mund t’i përcjell në inbox burimin arkivor, kujtdo personi të interesuar. Foton e mora nga radiandradi.com, të cilit i kushtoj respekte, sepse ende nuk gjendet një foto-portret e këtij ushtaraku të rëndësishëm shqiptar).
.
6 Prill 2021
.

Related Images:

Artikulli paraprakVajzat e Shqipërisë të fitojnë një edukatë moderne… – Ligjerata e Zonjës Sevasti Dako (1931)
Artikulli tjetërLista “VIP” e punonjësve të Albkontroll
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.