Ballina Testata Gazeta Lista “VIP” e punonjësve të Albkontroll

Lista “VIP” e punonjësve të Albkontroll

0
18
Air Albania dhe Aeroporti i Rinasit
Air Albania dhe Aeroporti i Rinasit
Air Albania dhe Aeroporti i Rinasit
Air Albania dhe Aeroporti i Rinasit

Emrat “VIP” që punojnë në administratën e ALBKontroll,

nga vëllai i Fatmir Xhafës tek djali i Gramoz Ruçit!

Ndërkohë që trafiku ajror në Shqipëri është futur në kaos pas grevës së kontrollorëve, AZ Lajme ka mësuar listën e punonjësve “VIP” të cilët janë strehuar në administratën e Albkontrollit e cila është përgjegjëse kryesore për kontrollin e fluturimeve dhe mbikalimeve ajrore në Shqipëri.
Lista tregon sesi politikanët dhe zyrtarët e këtij vendi i rezervojnë postet e mirëpaguara vetëm për familjraët e tyre dhe paga e tyre nuk është cënuar aspak nga pandemia apo tërmeti.
Ndërsa pasojat e masave drastike i kanë pësuar vetëm kontrolloret e kullës së vrojtimit të cilët prej një viti janë nën stres konstant si pasojë e reduktimit të pagës që u njihet me ligj.
.

Tirana-Airport
Tirana-Airport

Lista “VIP” e punonjësve të Albkontroll

Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj
Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj
Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
Redi Fino, djali i Bashkim Finos
Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj
Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut
Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit
Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj
Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci
Blerta Tusha, bashkëshortja e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës
Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri
Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit
Ermal Pëllumbi, kunati i Endri Fugës (Drejtor i Informacionit ne Kryeministri)
Rene Baraj – nipi i deputetit të PS, Besnik Baraj
Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, grua e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Ramës.
.
Marrë nga Shekulli Online 08.04.2021 
.

Related Images:

Artikulli paraprakUrdhëri Zyrtar i Rezistencës ndaj Pushtimit Fashist dhe Heroi i 7 Prillit 1939, Kolonel Sami Koka – nga Ilirian Agolli
Artikulli tjetër“Varka e Karontit” roman Dine Dine: dhe Kronika e një romance në komunizëm
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

S'KA KOMENTE

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.